SKANDALI/ “Paradise Paper” nxjerr emra surprizë që kanë investuar në shoqëritë “off shore”. Mes tyre Uesli Klark që firmosi me Berishën marrëveshjen për Bankers

5 Nëntor 2017, 20:11Politika TEMA
SKANDALI/ “Paradise Paper” nxjerr emra surprizë që

“Paradise Paper” që ekspozuan sot skemat e evazionit fiskal të elitës globale kanë nxjerrë emra surprizë që kanë investuar në shoqëritë “off shore”.

Por kush janë disa nga emrat që përmenden në rrjetin e punës së 400 gazetarëve?

Ato janë Mbretëresha e Anglisë, Ministri për Tregtinë në kabinetin “Trump”, Sekretari i Shtetit, këngëtarë të famshëm si Madona dhe Bono, ish-gjenerali Uesli Klark, bashkëthemeluesi i Microsoft, Mbretëresha e Jordanisë, Presidentja e Liberisë, ministri i Thesarit të Kanadasë… etj. Lajmi është publikuar nga media gjermane që i referohet punës së 400 gazetarëve që kanë zbuluar rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë.

Ish-gjenerali Uesli Klark pas fitores se Berishes ne vitin 2005 erdhi si negociator per lidhjen e kontrates se Bankers me qeverine shqiptare, kontrate nga e cila po vuan ende ekonomia shqiptare. Duket se nje pjese te fitimeve te tij i ka depozituar ne “of shore” per te shmangur taksat.

Media gjermane raporton se disa në kabinetin e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të implikuar. Konkretisht, gazetarët kanë zbuluar teknikat e evazionit fiskal të përdorura nga politikanët super të pasur dhe të rangut të lartë. Rrjedhja e të dhënave u raportua nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung.

3 komente në “SKANDALI/ “Paradise Paper” nxjerr emra surprizë që kanë investuar në shoqëritë “off shore”. Mes tyre Uesli Klark që firmosi me Berishën marrëveshjen për Bankers”

  1. like says:

    lajm kot sa per tym. asnje te dhene konkrete por vetem pergojime e hamendje per Bankers. pa fakte llafet jane te teperta siç eshte edhe koha ime per kte koment.

  2. E pra KY Uesli Klark eshte Gjenerali Amerikan me 4-Yje, krye/komandant i NATO-s ne 1999, kur NATO gotiti Serbine per terheqjen e trupave ushtarake serbe e policore e paramilitare ne Kosove. Dukshem ka luajtur “fort” per shperblim si ne Kosove disa biznese ne Minierat e Qymyrit dhe ne Shqiperi nga Sali Berisha dhurate perqindje te konsiderueshme ne Naften shqiptare, me ane te Bankers-Oil. Kesaj i thone shqip-troc: “MIK TE KAM OR TI MIK-VELLAI, POR ME THUAJ SA DO PAGUAJ…”. E kjo eshtevetem fillimi se edhe familja e Sali Berishes dhe Ilir Metes dhe dora e tyre e afert e hajduteve e vrastareve qe nga 1991, kane disa Miliarda Dollare e Euro (mix) ne keto skema Boterore te parase se piset e kriminale, duke filluar me Qipron ku kane humbur mbi 900/Milion Euro e Dollare (mix), e pastaj ne Greqi, Itali, Zvicer, Luksemburg, Angli, Honduras, Panama, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje