VIDEO/ Masakra në Teksas me 27 viktima, reagon presidenti Trump

5 Nëntor 2017, 21:56Kronika TEMA

Pas masakrës në një kishë në Teksas ku mbetën të vrarë 27 persona dhe dhjetëra të plagosur, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi më i lartë i SHBA-vë, presidenti Trump.

Në një postim në ‘Twitter’ presidenti Trump shkruan se po monitoron nga Japonia gjithë situatën.

Ora 21:00 – Konfirmon policia: Vritet autori, numri i viktimave shkon në 27

Të paktën 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.

Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisioner i policisë, raporton BBC.

Është raportuar se sulmuesi ka hyrë në kishë rreth orës 11:30 (koha lokale), në një Kishë Baptiste në shtetin Vilson dhe ka filluar të shtënat.

Policia ka thënë se pas sulmit është vrarë edhe agresori.

Ora 19:12 – Sulm me armë në një kishë në Teksas, qëllohen 16 persona

Të paktën 16 vetë janë qëlluar brenda një kishe të Teksasit pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë meshës të së dielës në mëngjes.

Të shtënat ndodhën në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs, ku rreth 50 vetë po ndjekin meshën, sipas raporteve lokale.

Sherif Joe Tackitt konfirmoi se ka viktima por ende nuk dihet numri i tyre, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarët thanë se një burrë I armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30.

Fqinjët në zonë thanë se kanë dëgjuar disa të shtëna.

Një tjetër dëshmitar në skenë tha se një dy vjeçar u qëllua gjithashtu në sulmin. Sipas KSAT, ishin të paktën gjashtë helikopterë të thirrur për të transportuar viktimat në spital.

Është e pa qartë ende se kush ishte autori i sulmit dhe nëse i përkiste një akti terrorist apo një veprimi individual.

Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11, shumicën e tyre fëmijë.

https://youtu.be/3bRcRHIma9U

2 komente në “VIDEO/ Masakra në Teksas me 27 viktima, reagon presidenti Trump”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    gjaxor muslimon,soi i Zike sumqirit………..

  2. Wendy B says:

    RIP viktimave te pafajshme dhe Zoti u dhente force familjeve te tyre te perballojne dhimbjen.
    Shume e trishtueshme, e njejta kishe ku une shkoj !
    Pse kjo dhune kaq e pakuptimte ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje