Ky është momenti i tmerrshëm kur një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të një kopshti zoologjik në Rusi, ndërsa vizitorët e panë skenën të shokuar.
Fatmirësisht, vizitorët nisën të bërtisnin dhe të godisnin me gurë tigrin që kishte vënë poshtë vajzën, derisa kafsha u largua. Disa nga burrat ngritën dhe një tavolinë e hodhën karrige drejt tigrit.
Punonjësja ka marrë dëmtime të rënda, por mjekët thonë se do të mbijetojë.