Në kërkim të gylenistëve në Tiranë

6 Nëntor 2017, 11:49Kronika TEMA

Selami Altinok, guvernator dhe drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Turqisë, ndodhet në Tiranë ku ka realizuar dhe një takim me homologun shqiptar, sipas pozicioneve zyrtare, kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në një njoftimin për shtyp rreth bisedës mes tyre, thuhet se Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve në interes të përbashkët për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policive të dy vendeve, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e Policimit”.

Por  gjithashtu, në një tjetër frazë theksohet “vendosmëria për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cënon sovranitetin ose sigurinë e kombeve”.

Eshtë pikërisht kjo e fundit që të çon drejt arsyes kryesore të ardhjes së kreut të policisë turke në Tiranë, pra elementëve të lidhur me lëvizjen Gylen, që sipas Ankarasë përfshihen tek cenuesit e rerdit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, kjo që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Ndërkohë kujtojmë se javë më parë, një person i kapur me pasaportë false në Portin e Durrësit, në tentativë për të ikur në Itali, rezultoi të ishte një aktivist gylenist i kërkuar nga autoritetet turke.

Por një ndërhyrje nga Brukseli, bëri që ai të lihej i lirë nga gjykata, gjë që solli reagimin e ashpër të Ambasadës turke në Tiranë.

Prej më shumë se një viti, Ankaraja i kërkon Tiranës që të reagojë ndaj strukturave gyleniste në Shqipëri.

1 komente në “Në kërkim të gylenistëve në Tiranë”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Ku janë investimet turke në allvania përveç xhamive që kanë dalë si kerpudhat mbas shiut ?
    Hunë në bythë byrazereve të grekëve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje