Nga Artan Xh. Duka
Poterja greke në Himarë nuk është as e para dhe as e vetmja. U bënë vite që janë mësuar me heshtjen tonë zyrtare, përjashto qeverinë Rama deri më tani. Politika greke di fare mirë që nuk ka punë në Himarën me gen lab e verior. E di që Vorioepiri është donkishotizëm. E di që minoriteti grek është etalon i diskriminimit pozitiv në botë. E di që nuk e merr dot detin si trojet dikur. I di të gjitha por sërisht provokon dhe përmënd veton ndaj integrimit europian.
A është heshtja flori?
Sërisht Himara po tentohet të bëhet lajm me zor. Laj, thaj, për afro 30 vjet, politika greke hidhet përpjetë për të njësoj sikur të bëhet fjalë për Athinën! Ndaj dhe normalisht lind pyetja nëse a mundet të justifikohet heshtja jonë me merakun se Greqia mund të na prishë punë me integrimin në BE, mund të bëjë “fshesë” mes emigrantëve, të ulë traun e doganës, të mos begenisë takim kryeministrash etj?
Po mos vallë e kundërta, thënia troç e zyrtarisht e gjërave, jo vetëm nuk do të na prishte punë aspak por përkundrazi do të mundësonte partneritetin e duhur me Greqinë dhe dinjitet në gadishullin Ilirik?
Heshtja nuk na ka çuar kund dhe kjo sepse Greqia e Serbia kanë një problem të madh. Janë zgjeruar në kurriz të kombit shqiptar dhe kanë bërë genocid ndaj tij. Dhe sa kohë nuk bëjnë “ekzorcizëm” historik, duke filluar me një ndjesë shtetërore, janë të dënuar të vuajnë “karmën” negative të 1913.
Dhe nuk bëhet fjalë për reciprocitet sepse ai nuk ka vlerë mes dy palëve kur njëra vijon kursin e të parëve agresor. Në mungesë të vullnetit për reflektim, ata nuk kanë opsion tjetër veç të mbrojnë “plaçkën” e vjedhur të 1913. Himara apo “shashkat” e tjera (vorioepiri, garazhet e “minoritarëve” etj) janë thjesht tymnaja për të mbajtur kutinë e Pandorës të mbyllur fort. Janë kauza “fiction” që spostojnë vëmëndjen nga kauza reale si çështja çame, të drejtat e mohuara të arvanitasve dhe emigrantëve, tokat që kanë zot deri në gjirin e Artës etj.
A është serioze Greqia me veton e saj?
Në këtë kontekst, veto greke është jetik për nacionalizmin e populizmin atje. Dhe në pamundësi për t’a përmëndur hallin e madh që u la 1913 në derë (po zaptove trojet e tjetrit, domosdo do pranosh edhe minoritetin atje) si argument për veton kanë 30 vjet që kërkojnë sebepe pafund.
Imagjinoni efektin që do të ketë në rajon një Shqipëri në BE. Politikat absurde greke do të marrin fund. Të parët çamët, nuk do t’i pengojë më kush të shkojnë e gëzojnë pasurinë në Greqi. Faktori shqiptar do të konsolidohet pakthim dhe zëri arvanitas do dëgjohet fort, shqiptarët e Greqisë do të flasin në Parlamentin Europian dhe paradokse historike si ligji luftës, mohimi i minoritetit arvanitas, mohimi i genocidit çam, presioni asimilues ndaj emigrantëve etj do të pataksin këdo në Bruksel.
Ndaj Greqisë i intereson alibia Himarë sepse jo vetëm devijon vëmëndjen dhe debatin publik nga halli i madh post 1913 por dhe se mund ta paraqesë si “argument” para opinionit për veton ndaj integrimit në BE.
Çështja shtrohet çfarë humbasim apo fitojmë ne nga heshtja apo thënia troç e gjërave me Greqinë? Ndërkohë që heshtja nuk ka qënë flori, gjërat troç nuk ka përse të jetë më tabu. Hapja e “letrave” dhe sfida për debat publik e zyrtar për çështjet e nxehta që refuzohen të njihen nga Greqia nuk na dëmtojnë aq sa na ka dëmtuar heshtja. Çlirimi ynë, për ironi edhe vetë çlirimi i Greqisë prej makthit të së shkuarës, kalon përmes ballafaqimit real. Njësoj sikurse nxit sot Rama Serbinë të njohë Kosovën si shans edhe për atë vetë.
Boll me iluzionin se heshtja do na hapë rrugën drejt BE. Përkundrazi. Ballafaqimi dinjitoz e përmbushja e detyrimit historik ndaj faktorit shqiptar në gadishull, janë e vetmja qasje e Tiranës zyrtare që duke sfiduar abuzimin grek me veton, djeg alibitë e përditshme të saj duke ekspozuar arsyen e vërtetë përse qëndrimi grek mbetet po ai i dy shekujve më parë.
“Topi” duhet hedhur në Greqi
Me popullin grek, sesa miq e vëllezër, jemi binjak sepse faktori dominues atje është ai arbëresh. Por harmonia afatgjatë në gadishullin Ilirik do bazohet jo tek trillimet historike por vlerat e përbashkëta shekullore. Dhe nuk bëhet fjalë për reciprocitet por për për drejtësi.
Ekspozimi i dosjes shqiptare në gadishullin Ilirik do të testonte seriozisht edhe koshiencën dhe vullnetin demokratik të BE dhe Greqisë si pjesë e saj dhe sebepe si ligji për minoritetet, Himara, varrezat etj nuk do të pinin më ujë sepse dhe “ufo”-t do e kuptojnë se lepuri fle gjetkë.
Si me veto apo pa veto greke, kauza shqiptare do të shkojë në vënd. Me veton, politika greke vetëm sa do e shtyjë dhe ca sepse në finale gjeopolitika perëndimore e tejkalon atë greke në rajon. Ama çmimi do jetë diskretitimi i vëndit që mburret me demokracinë e lashtë. Përfundimisht, “topi” do të shkonte në Greqi dhe Himara, vorioepiri, varrezat etj, do të rreshtnin së bezdisuri më këdo në Shqipëri e Perëndim.
Hapja e letrave do të rriste më tej dinjitetin e shtetit shqiptar në botë sepse do të hidhte dritë mbi rolin unik të Shqipërisë në stabilitetin rajon paçka se mbetet më e prekura në rajon që prej vitit 1913.
Nga ballafaqimi korrekt nuk humbet as emigracioni shqiptar në Greqi. Përveçse të stabilizuar në masë, ata janë më së pari jetik për mirëqënien e vetë shtetit grek dhe “fshesat” do të ishin bumerang për të.
Kauza shqiptare në Greqi ka nevojë për publicitet. Sikurse shpurat zyrtare greke zbarkojnë vënd e pa vënd në Shqipëri me alibi pafund, deputetët tanë, qeveritarët, media shqiptare etj, duhet të dalin matanë kufirit dhe të verifikojnë e denoncojnë në terren dramën shqiptare atje. I kanë mjetet, imunitetin, kauzën dhe askush nuk mund t’i ndalojë në epokën e komunikimit palimit përveçse me çmimin e skandalit që merr dhenë.
Askush nuk mund ta akuzojë Shqipërinë për nacionalizëm përsa kohë përballë janë çështjet e nxehta të ligjit të luftës, genocidit çam etj. Dera e BE nuk u mbyll as për Serbinë e luftrave ndërkohë që shqiptarët nuk i kanë borxh askujt.
Gjithkush në perëndim po ngre shqetësimin se Rusia trazon ujrat në gadishullin Ilirik. Askush nuk do të besojë se përmes vetos greke, është aleanca historike bizantino-ortodokse ajo që po kërkon të marrë peng aspiratën e rajonit për integrim në BE dhe të shtetit shqiptar që mbetet më pro-amerikani në botë. E nëse kështu, qeveria shqiptare nuk është vetëm sepse integrimi në BE i Shqipërisë është edhe sfidë perëndimore ndaj obskurantizmit bizantin e lindor. E vetmja mënyrë për t’a mësuar është të thuhen gjërat troç. Si kusht për fqinjësi të mirë.
Ti e thu por kujt??
Do byth ky muhabet.
Z.Artan ! Nuk zgjidhen gjerat duke e kthyer historine kokeposhte . Sepse ato qe shkruani ju per Himaren ,per greket qe jane sot ne Shqiperi ,per arvanitasit etj etj jane historia e shkruar kokeposhte .Dhe po e shkruajte historine kokeposhte edhe vete do te jetosh kokeposhte .Zgjohu ,lexo historine drejt dhe atehere do te japesh mendime drejt se si duhet vepruar .Nje thenie e urte si keshille: per shkencat e tjera lexo libra te rinj ,per historine lexo librat e vjeter . Ju lutem shume botoni komentin tim!
Me pelqen togfjaleshi; Gadishulli Ilirik !
Nji artikull shembull.
E keqia ne Shqiperi eshte shume e thelle dhe zor se do te na lejojne maskarenjt Arnaut qe ky popull te kete paqe.
Historikisht Shqipetaret nuk i eshte lejuar te mesojne historin, hiperbolit, te vertetat dhe mitet.
Historikisht kemi mesuar historin qe donte Turku, historin qe donte Enveri dhe Tani historin qe duan kompleksiket politikan dhe historianet tan te pa shkolle.
O Idjota o te pa shkolle o pjella te hipokrizis dhe ligesise …. nqs Greku e ka “manipuluar” historine, atehere mesojeni nga historianet Gjerman dhe Anglez …. ne cilen literatur Boterore njifet Cameri, jo …. vetem Thesproti, ne cilen literatur Boterore njfen Arvanitet e Greqis (Athines ….) si autokton, jo …. te ftuar si luftetar nga Perandoria Bizantine.
Ne cilen literatur Boterore njifet Iliria deri ne Arte dhe Prevez, jo …. deri ne Shkumbin ne kufi me Epirin e Lavdishem (qe kemi kompleks ta zini ne goje).
Ne cilen literatur Botrore njifet njifet Shqipja si gjuha me dominuese dhe me e pasur ne Ballkan e me gjere, jo …. betem Greqishtja per mijera vjet qe nga periudha Helinistike e Aleksandrit te madhe deri me sot.
Ne cilen literatur Botrore njifet Mega Alexandhros si Shqipetar, jo ne as edhe nje …. vetem i Grek.
Dhe shume e shume te tjera.
Historine Boterore e shkrujati kjo Europe qe themeloj kete kurve Greqi per interesar e veta dhe te tjerat i kupton vete perse nuk permenden shqiptaret ne ate “histori botrore” neqoftese i ke dy pare mend
Asnje leshim per ok e greqise
Le te vene veton qe be te behet kureshtare pastaj te denoncohen te gjitha mosmarrveshjet e verteta te shohim kush ka minoritetin me te madh tek tjetri dhe kujt i mohohen te drejtat
Greqia ska koqe te mbaj larg be dy shtete pra shqiperine dhe maqedonine sepse ne syte e brukselit do dilte ajo shkaktarja e trubullirave ballkanike duke ditur qe jeton fale ndihmes europiane
Nuk ka asnjeri te drejte tu tregoj Himarioteve se c’fare jane apo tu beje biografine. Himariotet e kane zgjedhur vete kete gje. Qeveria Shqiptare te mos shkel te drejtat e Himares dhe mos te bej pazare te pista me pronat e tyre. Kur neperkemben keto elemente baze te bashkejeteses dhe rrespektit ndaj komunitetit Himariot, c’do justifikim tjeter qofte ai politik apo nacionalist, eshte i kote. Shteti Shqiptar te rrespektoj ligjin dhe marreveshjet qe ka neneshkruar e mos te luaj me 10 standarte ne favor te klaneve kriminale, sepse keshtu vetem veten e tij demton. Analiza e mesiperme eshte shume e dobet dhe e njeanshme, c’ka tregon se eshte e influencuar politikisht, ose e porositur nga qarqe te erreta te cilave ju intereson status quo dhe qorsokaku i realitetit Shqiptar.
Te thuash ne 2017 qe te gjitha problemet qe paske sonte, jane inatet e 1913 apo inatet e 45 do te thote qe ske kuptuar asgje nga historia!!!
Inatet jane inate dhe nuk zgjidhen me inat.
Keto me poshte jane probleme dhe keto po mund te shtrohen troc dhe te zgjidhen:
1) celja sa me e shpejte e negociatave dhe mbeshtetje e plote per anetaresim ne BE
2) njohja sa me e shpejte e Kosoves si faktor primar per stabilizimin e sigurise ne rajon
3) nje traktat i ri miqesie qe te tejkaloje problemin e detit dhe ligjin shume te keqkuptuar te luftes
4) njohja e diplomave, sigurimeve ne fushat akademike, shendetesore dhe te pensioneve
5) levrimi i fondeve to BE per infastrukture te perbashket psh rruge apo dogana te shpejta etj.
Keto jane probleme qe mundet te zgjidhen dhe te bejne ndryshim tek banoret e sotem te Shqiperise.
Inatet jane per inatcoret dhe per autorin e ketij shkrimi!
Lexoje edhe nje here shkrimin se ndoshta je nga ate qe ju vjen “kontakti” me vonese ose ke probleme me te kuptuarin e shqipes
Shume bukur!
Kjo ka qene dhe eshte edhe bindja ime!
Shqiperia eshte shtet i pavarur dhe nuk mund te pranoje qe nje shtet fqinje te vazhdoje te fusi hundet ne menyre te perhereshme ne punet e saj dhe te sillet si femije ne dogana me shtetasit tane. Dmth do ti rrime gjunjezuar se vene veton ne be kujt po i kercet do pare dhe sa vlere ka vota e tyre duhet ballafaqim dhe mirekuptim jo keshtu them une dhe pike. Greqia eshte i fundit shtet ne glob qe mund ti jap mesim dikujt per te drejtat e njeriut dhe pronesine.
Kujt ja thua atyre qe shiten dwtin dhe token…
BRAVO ! Kjo eshte e verteta, eshte lufte mes te njejtit popull ketej dhe andej “kufirit” qesharak e nxitur me nje ligesi te papare nga qarqe te erreta antishqiptare ,(dhe nuk e kam kuptuar kurre psene e kesaj urrejtje ,historikisht ,qe ne krijimin e shtetit Grek, vec te tjerash nga vete shqiptare) nje “politike” obskurantiste bizantine e ananadollake do te thoja..them anadollake sepse edhe turqit kane ndjekur te njejte politike drejt nesh ne bashkepunim me qarqet qe permenda
Perfekte. Ajo qe me pelqeu me teper ishte nominimi korrekt i emrit antik te gadishullit tone si gadishulli Ilirik.