Në foto: Trebeshina dhe i biri, Artani
Në mesin e janarit 1991, në një miting para Stadiumit “Qemal Stafa”, Sali Berisha do t’u kërkonte paraprakisht oratorëve të mos e sulmonin Enver Hoxhën.
“Nuk asht momenti”, kishte thënë…
Shkrimtari Kasëm Trebeshina, i ftuar për të folur në atë miting, i befasuar nga kjo kërkesë, kishte shtangur.
Pastaj, qetësisht dhe pa asnjë mëdyshje, siç e ka në natyrë ai, i ka zgjatur dorën Berishës, duke i thënë pamëshirshëm këto fjalë profetike, të ngjashme me ato të Promemories së vitit 1953:
-Doktor, fëmija ka lindur i vdekur! Unë po largohem…
Më tej, gjatë viteve të pushtetit, duke parë mënyrën se si Berisha monopolizoi pushtetin në duart e tij, kultin që deshi të krijonte, sjelljen ndaj kundërshtarëve dhe dyshimin e përhershëm paranajok ndaj bashkëpunëtorëve, bindesh se Enveri ishte, ndoshta padashje, modeli që deshi t’i ngjante, por edhe që nisi ta shante dhe ta mallkonte më shumë nga të gjithë, në të njëjtën kohë.
Dhe modeli shahet e përbuzet, zakonisht, kur nuk arrihet… (Xh.shehu – Dita)
Kjo shprehje z.Trebeshina me vone doli qe i eshte thene ne ate miting Berishes dhe po ne ate miting Edi Rama,tha ato qe deshin t’i thoshin te gjithe,por i tha vetem Edi.Ai damaskoji me mikeofon ne dore ne nje shesh publik diktatorin Hoxha dhe pasardhesin e tij Ramiz Aline,per here te pare