Interpol nxjerr emrat/ Shqipëria me numrin më të madh të personave në kërkim, mes tyre dhe...

8 Nëntor 2017, 14:32Politika TEMA

Shqipëria është një nga vendet në Europë e në rajon me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Duke analizuar të dhënat e Agjensisë Ndërkombëtare të Policisë kriminale Interpol ku aktualisht aderojnë 192 shtete vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth 160 persona.

Shumica e tyre janë akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shtrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme, dhunë në familje etj.

Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend e të sipërfaqes katrore të Republikës së Shqipërisë, të dhënat e Interpolit bëhen më alarmuesse në nivel Europian.

Italia një shtet problematik pësa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.

Gjermania një vend i Europës Qëndrore me një popullsi mbi 82 milionë banorë e me një sipërfaqe prej 357 mijë km katror. Autoritetet e Policisë Federale Gejrmane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona.

Në Francë janë në kërkim ndrkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogai të autoriteteve vendase.

Në listën e përsonve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqitpare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare.

I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkobmëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje.

Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendodhejn e tij nuk mungojnë.

Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër sic është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje.

Cetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge.

Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qënë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona. Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari.

Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik. (Oranews)

7 komente në “Interpol nxjerr emrat/ Shqipëria me numrin më të madh të personave në kërkim, mes tyre dhe…”

  1. Taku says:

    Nuk është ashtu si mendoni ju.

  2. Keni harruar spiunin e saliut ,ai qe di se ku ndodhet maqedonsi qe zhduku salikomunisti.
    Sipas statistikave ,kjo tregon se jemi komb kriminel.
    Cdo shtet ankohet per ne se kemi perqafuar krimin drogen prostitucionin.
    Vetem enveri e futi ne rruge te drejte kete komb,por e dhjeu komunisti sali.

  3. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    Totalisht sunite,muslimon brothers,ptuuuu fare e keqe gjaxoresh…………..llum i njerzimit!

  4. toni says:

    Per mjaft persona qe jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpoli dihet vendqendrimi Iyre.Ka nga ata ne Kanada(nje familje vrasesish) ,ne USA ,Angli etj.Pse nuk kerkohet ne rruge diplomatike nga shteti shqiptar arrestimi I tyre dhe ekstradimi per te vuajtur denimin e formes se prere.Ka nga ata qe jane denuar edhe me burgim te perjeteshem edhe per vrasje me karakter terrorist dhe asgje nuk behet,jo vetem se mungon vullneti nga shtetet ku jetojne por edhe nga mos insistimi nga organet perkatese te shtetit shqiptar per te kerkuar arrestimin dhe ekstradimin e tyre.

  5. Paqesori says:

    Ai shqiptaro- anglezi- fierak, i Remzi Hoxhes gjithmone harrohet, E ka xhan xhaxhi Sala ate e duket..lumsi ai ! Nga iken ai, keta mbrapa, i fshijne gjurmet ….

  6. Aj says:

    Bosnja 114 dhe Shqiperia 160
    Kjo shpjegohet thjesht fare
    Te vetmet shtete islamike ne europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje