FAKSIMILE/ Kryemadhi dhe Basha të prekur nga situata e drogës, kërkesë Metës: Zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

8 Nëntor 2017, 13:19Politika TEMA

Deputetët e opozitës nga PD dhe LSI në Komisionin e Sigurisë i janë drejtuar sot me një kërkesë Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të deklasifikuar materialet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani më 11 nëntor 2016-të, ku u diskutua për situatën e krijuar nga droga.

Interesimi i tyre, vjen pas situatës së krijuar, ku emri i ish-ministrit Tahiri u përmend në përgjimet italiane të grupit të vëllezërve Habilaj që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.

Sipas shtatë deputetëve në atë mbledhje ka pasur materiale të mjaftueshme për të treguar situatën e krijuar nga kultivimi i drogës, prandaj ato duhet të bëhen publike.

Kujtojmë se para një viti, i vetmi zyrtar i lartë që mungoi në mbledhjen me dyer të mbyllura ishte kryeministri i vendit Edi Rama.

Deputetët që e kanë firmosur kërkesën janë: Flamur Noka, Xhemal Gjunkshi, Isuf Celaj, Endrit Braimllari, Myslym Murrizi, Ervin Salianji dhe Luan Rama.(BW)

3 komente në “FAKSIMILE/ Kryemadhi dhe Basha të prekur nga situata e drogës, kërkesë Metës: Zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurisë”

  1. Lani says:

    Filloj baxhella tani se kan vjedhur bashke me PD .kush e duro ket bushter familje hajdutesh 7%

  2. Erik Fevzi Fullani says:

    SA MILIARDA TE LLOGARITET PASURIJA E TUNDESHME DHE E PA TUNDESHME BRENDA DHE JASHTE KRYEKURVA SUDE MONIKA KRYEMADHI QE DO PERFUNDOSH ME KOKE TE RRUAR NE GIOTINE SI ISH MBRETERESHA E FRANCES MAR IA ANTONIETA!!!!!!!?????

  3. a kerove te kontrollohet vendimi I fullanve per vjedhjet e mete dhe mbyllja me procedure e vjedhjes basha berisha te 220 million eurove te popullit. kerksa kryesore e reformes a do shkojne ne burg megahajdutet e megakriminelet berisha-meta-basha. mos u fshih pas droges qe e lejoi berisha per vota e per vila. pse erdhi fazlici ne nje mbledhje te keshillit te sigurise kombetare ne kohen e berishe, po, kjo te zbardhet nga meta sa me pare. pse mbrojti berisha e llalla flamur noken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje