Blendi Fevziu: Në Shqipëri do të ndodhë si në Maqedoni dhe Rumani!

8 Nëntor 2017, 09:36Politika TEMA

Gazetari Blendi Fevziu ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, shprehet besimplotë për zbatimin e reformës në drejtësi, duke dhënë shembuj nga Maqedonia dhe Rumania.

Ai thotë se kjo gjë do të bëhet nga persona që janë personazhe të panjohur që nuk kanë kontakte miqësore.

Këtu ka shumë veta që e dinë kur në Rumani u kalua ajo që quhet një lloj reforme për të goditur, për të ndëshkuar.

Pjesa më e madhe e politikës thoshte çfarë do ndodhë, do kalojmë një ligj fundi fundit, ku do e gjejnë këta ne prokurorinë, gjykatësit i njohim.

E njëjta histori ishte edhe në Maqedoni.

Çfarë ndodhi?

Edhe në Maqedoni, edhe në Rumani kanë gjetur prokurorë që askujt si kishin rënë në sy, femra.

I gjetën pikërisht amerikanët, i trajnuan amerikanët.

Njerëz që nuk kishin as kontakte miqësore, nuk u gjeje dot as fillin.

Kështu që kjo historia s’ka se këta kemi këtu, të jesh i sigurt që do dalin personazhe krejtësisht të panjohur për ne që do fillojnë ta zbatojnë,” tha Fevziu.

2 komente në “Blendi Fevziu: Në Shqipëri do të ndodhë si në Maqedoni dhe Rumani!”

  1. kryeprokurore Argita B. says:

    Mirë që e ke kokën si loqe o fantomas, po e paske edhe bosh

  2. M says:

    Te pa njohur?
    Si do ti manipulojm?
    S’kan kontakte miqesore!
    Si te na bien ne sy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje