Ish-ministri i Bashës i përgjigjet Donald Lu-së: Peshqit e mëdhenj i kishte përballë sot

7 Nëntor 2017, 19:00Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, është tregtuar skeptik për deklaratë e bëra sot nga ambasadori Donald Lu, se në janar do të ketë arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’.

Demiraj tha se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin të pranishëm në aktivitetin e Donald Lu, janë pjesë e kupolës së krimit të organizuar.

Nuk dua të paragjykoj ambasadorin Lu, por unë nuk besoj që peshqit e mëdhenj ti kapin disa peshq që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Nuk mund të kapin ato peshq që lëvizin në të njëjtat ujëra.

Ajo që po them unë dhe të gjithë e dinë, është se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin prezent aty kanë qenë drejtues edhe gjatë viteve 2015-2016, si pjesë e kupolës drejtuese.

Unë nuk mund të besoj që lufta kundër krimit bëhet me propagandë”, deklaroi Demiraj.

Nuk kuptohet përse Demiraj nuk bëri asgjë kur ishte ministër, kundër këtyre drejtuesve të policisë, që sot që nuk është në detyrë, thotë se kanë qenë në krye të kupolës së krimit!

8 komente në “Ish-ministri i Bashës i përgjigjet Donald Lu-së: Peshqit e mëdhenj i kishte përballë sot”

  1. rroku says:

    Vone u kujtove,Baki

  2. Avni Rustem says:

    Ishte ne pushtet per 4 muaj te bente lek per vete dhe per fushaten.

  3. V.O. Te lutem z. Mero mos na censuro.
    Ky °Koloneli° qe e mban veten per -RAMBO Number One- ne Shqiperi dhe qe ne intervista dhe ne ato pacavure Libra qe ka shkruar, se si shkruan Ai e dime te gjithe Ne, ushtaraket qe kemi mbaruar Akademi Ushtarake, si brenda e jashte Shqiperise. Ne njohim delirin me te madh qe ka shfaqur nje Ushtarak shqiptar deri me sot, qe eshte Kol. Dritan Demiraj, qe kudo e vend e pa vend flet edhe gjera qe nuk i flet kurre nje Ushtarak i gradave te larta, sepse jo pak here ka shkelur dhe Sekretin Shtetror duke bere agjentin “007” te Shqiperise sikur Ai i di te gjitha ne kete vend, e le pastaj kur ka thene e thote se dhe Amerikanet duhet te lexojne artikujt, analizat, Librat e mia per te zhdukur ISIS_in. Cmenduria dhe Deliri i ketij ish-Ushtaraku qe llap poshte e larte neper Media, se ja kerkon Partia e ish-SHQUP_it qe e beri Minister te Brendshem disa muaj, ku si hyri doli °kastravec° nga ajo Ministri, sepse askush deri dhe Polic i nivelit tek dera nuk ja vershelleu, eshte per tu frenuar dhe sigurisht do frenohet seshpejti nga BKH_ja. Ne nje grup Ushtarakesh e ish-Ushtarakesh qe e njohim prej 3 dekadash, ndjehemi shume te ofenduar per nje ish-kolegun tone delirant dhe te cmendur tashme, prandaj; nuk duhet pranuar si person me ne Media (pervec Mediave te Berishes dhe Metes qe kane kapur tregun Mediatik prej vitesh e vitesh ne masen mbi 99%, e ku Ky kapsoll ka gjetur terren per kapadei dhe dilerant pa sherim). Ai vertete ka Green Card Amerikan, por eshte turpi i Ushtrise Shqiptare per sa ka mbi 20 vite qe llap e shkruan, ndaj nuk duhet qasur me kurre ne Media, sepse cdo here qe del ne Media vetem genjen dhe ben “Strategun e madh” te shpetimit te Shqiperise.

  4. Jimi says:

    Cfare? me te vertet e ka menduar ky druvari se ka qen minister pre verteti!? Ike ore kokeqyp meshoj tasit te grosheve qe t’eshte ber kismet e rri rrehat!

  5. Si ish minister i brendshem shko denonco me emra kush eshte nga radhet e policise !
    Je nji zhapik……

  6. beni says:

    Po per ngjarjen kur qene pjese e fprcave speciale, do na thuash ndonje gje? Rrefehu se Zoti do te ta mbaje cekan mbi koke gjithe jeten. U bere minister per te ta kujtuar kete turp qe i ke borxh policise. Mos fol pallavra.

  7. petrit says:

    Sipas teje peshqit e medhej ishin perballe, po ato qe shesin shqiperine per shtepine e tyre ku jane futur?

  8. M says:

    Kur sje i zoti te vjelesh vreshtin, mos meso te tjeret si te mbajne kofinin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje