Paskal Milo: Shtetet e huaja kanë dosje për politikanë të lidhur me krimin, kam biseduar me...

7 Nëntor 2017, 17:47Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.

I ftuar  në Report Tv, Milo tha se shtetet partnere kanë emra të caktuar të politikës shqiptare, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe afera korruptive.

As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale.

Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare”, u shpreh Milo.

Sa i takon ngritjes së task-forcës kundër krimit të organizuar me ekspertë të FBI, Milo thotë se kjo strukturë e huaj do ketë rol vendimmarrës në goditjen e elementëve të krimit të organizuar. “Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës”.

Z.Milo, kush do ta godasë krimin, këto struktura të huaja, apo strukturat tona?

Kjo strukturë e posaçme duhet të ketë një dirigjim ndërkombëtar, pasi strukturat tshqptare kanë dështuar në luiftën kundër krimit dhe korrupsionit galopant. Dhe siç tha edhe ambasadori Lu, ata po investojnë shumë në Shqipëri për luftën kundër krimit dhe nuk duan të dështojnë dhe për këtë arsye duan që këtë punë ta kenë vetë në dorën e tyre për të marrë maksimumin në funksion të stabilitetit dhe sigurisë. Me gjithë mbështetjen që do ketë kjo strukturë, patjetër që duhet të ketë një strukturë hierarkike për të organizuar punën. Sepse vendimmarrja në këtë institucion të rëndësishëm e misterioz nga jashtë, duhet të jetë demokratike për procedurat që do ndiqen, sepse një italian s’do merret vesh me një amerikan, me një gjerman. Pra, të dihet se kush do vendosë. Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës.

Arrestimet do i bëjnë këta?

Këta s’do bëjnë rolin e policëve. Por në rastin e mafiozëve, të familjeve mafioze, do ketë votën e tyre, do kenë rolin e tyre të drejtpërdrejtë.

Kanë dosje shtetet e huaja për krimin në Shqipëri?

As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale. Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare. Sot jam jashtë politikës ekzekutive që nga 2002 dhe kushedi ato dosje si mund të jenë bërë. Aq më tepër që intensiteti i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës vitet e fundit ka marrë përmasa galopante.

Janë deri në nivelet më të larta?

Unë besoj se po.

Janë dosje të kopsitura?

Ndahen në disa kategori. Ka dhe dosje të specifikuara të cilat nuk hapen kollaj, por pas një kohe të gjatë. Ato nuk mund të deklasifikohen brenda një norme 25-vjeçare, por shkojnë edhe 40 vjeçare ose mbyllen e nuk hapen asnjëherë për lexuesit e publikun.

A ka ndodhur ndonjëherë që të jetë larguar ndonjë ministër, zyrtar i nivelit të lartë, pra që kryeministri të ketë dëgjuar këshillën e një vendi mik për këtë apo atë ministër të implikuar.

Thuhet se ka pasur një rast. Patjetër që i thonë gjërat në sekret të plotë, ia thonë vetëm kryeministrit, mund t’ia thonë edhe Ministrit të Jashtëm.

Kur kryeministri nuk reagon, ka probleme diplomatike për të?

Ka probleme, por ndoshta nuk shfaqen në publik. Pas 90-ës qeveri të ndryshme, jo vetëm SHBA, por edhe BE, ka mbajtur qëndrime të ftohta ndaj kryetarëve të qeverive në Tiranë, për shkak se këta kanë këmbëngulur në punët e tyre se nuk kanë gjetur mbështetjen e qeverisë së SHBA. Në 1996, në kohën kur ndodhi masakra elektorale e 26 majit dhe që Berisha mbajti atë qëndrim që e dinë të gjithë shqiptarët për manipulimin e zgjehdjeve, SHBA disntancoi Berishën nga komunikimi i drejtpërdrejtë, pasi nuk pranoi të priste ndihmës sekretarin amerikan të shteti në atë kohë. Vendet e BE reduktuan ftesat për vizita zyrtare. Ka forma të ndryshme që vendet e huaja reagojnë ndaj ëqndrimeve refraktare të kryeministrave shqiptarë apo të kryetarit të shtetit shqiptar, duke i vënë kufirin te thana, duke mos e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, në takime të larta të DASH, duke mosardhur në Tiranë zyrtarë të lartë, duke reduktuar programet e ndihmave, kreditë.

Si i komentoni deklaratat e Lu për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”?

Ajo që tha Lu është paralajmërimi i fundit për këdo që do mundohet të pengojë rrugën për goditjen e krimit të organizuar dhe lidhjen e krimit me politikën. Politika shqiptare duhet të reflektojë dhe krimi i organizuar duhet të përpiqet të mos bëjë dëm, se për t’u fshehur nuk mund të fshihet sepse gjurmët janë kaq të njohura, sa e ka të pamundur të fshihet.

5 komente në “Paskal Milo: Shtetet e huaja kanë dosje për politikanë të lidhur me krimin, kam biseduar me…”

  1. Klimax says:

    Paskal Milo! Princit miliardier te Arabise Saudite qe sot ndodhet ne burg per korrupsion ne vendin e tij, ne viziten e tij ne Tirane vetem 2,5 muaj me pare, cfare i premtoi Edi Rama qe ky i fundit te behej investitori i Rivieres Shqiptare?
    Pazare te qelbura, Paskal, shume te qelbura!
    E kuptoni se kujt do i falej Bregdeti dhe me cfare cmimi?

  2. Kaonia says:

    Ik o xhaxh pi ndonje gote vere ti.

  3. Forca says:

    Kjo puna e dosjeve per qeveritaret tane eshte e vertet dhe dihet. Te huajt, sidomos Amerikanet regjistrojne dhe pergjojne cdo gje. Ata kane informacione me shume se cka shteti shqiptar per qytetaret e vet. Pastaj shqiptaret e pakenaqur nga qeveritaret e vet shkojne e ankohen ne ambasaden Amerikane dhe ka plot raste te tilla. E keqja eshte se qeveritaret tane te lidhur me krimin e mafien regjistrohen edhe nga grupe mafioze dhe sherbimeve e vendeve qe s’na duan dhe pastaj bien nen presioni e tyre kriminal e politik. Jo me kot falet deti, jepen koncensione, fabrika cimentosh, vepra si hidrocentrali kalivacit qe ka ngelur si kufome, etj, etj. Cfare I detyron politikanet tane te bejne levizje antishqiptare? Korrupsioni.

  4. Argita_B says:

    Paskal Milo, ti je politikan dhe ish minister, normal qe ke patur me dhjetra biseda si kane patur dipllomate, ish ministra apo funksionare shtetesh me njeri tjetrin, si kane dhe do kene njerez te rendomte neper tavolina apo dreka e darka pune. Une nuk kam lidhje me shtetin dhe kam te pakten me dhjetra biseda te tilla. Problemi eshte se te kalosh nga bisedat, apo dosjet si thua ti ne gjykate, ka shume shkalle per te hipur, dhe kjo ndodh ne dhjetra shtete perendimore. Trump akuzohet se u ndihmua nga Moska per te arehur ne pushtet, flitet per njeriun me te fuqishem ne bote, eshte akoma president. Ti na flet per njerez ordinere qe perveç mediave shqiptare nuk i njef kush!! Kjo eshte bota qe jetojme, bota qe njerez si ty Milo, kontribuan te ndertojne, pra ti ben pjese ne sistem, dhe sot vjen e vjell vrere kundra sistemit qe ke, dhe vazhdon te ushqesh.
    Gazeta Tema, vazhdoni te ushqeni delet me ushqimin e tyre, eshte zanati juaj ky.

  5. #a#=°°° says:

    Sa lekê e ke paguar për këtê intervistë paskualen u mero??
    Sa herë qé del ambasadori Lu e thoté ndonjé gjë këta hapen si vaji në lakra e bëjnë sikur I kanë ditur me kohë.
    Edhe ngjela I njëjti muhabet. Tani Ka dalë dhe patozi.
    Më duket se do fillojë dhe kaubojsi meqë kishte qenë në FBi????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje