Çështja “CEZ”, reagon ashpër Manja: Tregëtarët e Prokurorisë po varrosin dosjen me pazare, skandali më i madh

7 Nëntor 2017, 15:10Politika TEMA

Deputeti Ulsi Manja ka dënuar publikisht kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes “CEZ”.

Sipas tij kjo është një tentativë për të mbulur një prej skandaleve më të mëdha të 27 viteve të fundit.

Manja shtron pyetjen se cilët janë këta prokuror që bëjnë pazare me drejtësinë në kurriz të vendit.

Ai shprehet se Prokurorët varrosën dosjen “CEZ” pa bërë asnjë lloj hetimi minimal pavarësisht rapportimeve dhe gjetjeve të komisionit, pa marrë asnjë dëshmitar për çështjen.

“Kuvendi ka marrë fletëthirrje që njofton Kuvendin, në cilësinë e kallzuesit të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, për pushimin e cështjes penale për CEZ. Jemi njoftuar për pushimin e kësaj çështje. Prokuroria duhet të zbardhte të vërtetën dhe të çonte para drejtësisë autorët e kësaj afere korrupsioni. Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga çështjet më korruptive, skandalit të privatizimit të kompanisë CEZ. Pa marrë asnjë dëshmitar, pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e komisionit, prokuroria e ngritur brenda ditës për hetimin e , jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për krimin ekonomik,” tha deputeti socialist.

2 komente në “Çështja “CEZ”, reagon ashpër Manja: Tregëtarët e Prokurorisë po varrosin dosjen me pazare, skandali më i madh”

  1. Lumi Ottawa says:

    Jeni ne pushtet. Keni mundesi ti vendosni perpara pergjegjsise fajtoret por kjo nuk ju intereson pasi eshte nje loje te cilen e beni prej 27-viteve. Turp per ty dhe partine socialiste. Jeni te gjithe te inkriminuar dhe mutra.

  2. Shqiptari says:

    Po fjala magjike” kushtetusia” pse nuk u degjua?
    Perse nuk the qe edhe po te pushohet nga hetusia do i drejtohemi kushtetuses per rihapjen e dosjes?
    Bir Selman i Nenes ke te qaj me pare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje