A është Shqipëria një vend ku trafiku i drogës lulëzon në mënyrë të pashqetësuar nga autoritetet shtetërore? Përgjigja për opozitën është po, por statistikat tregojnë një të vërtetë tjetër.
Numri i të arrestuarve të lidhur me kultivimin apo trafikimin e drogës, i cili është një prej treguesve kryesorë të luftës kundër krimit të organizuar, tregon se performanca e Policisë së Shtetit është përmirësuar ndjeshëm.
Kështu, vetëm gjatë periudhë 2014-2016, numri i personave të arrestuar nga Policia dhe të dërguar përpara drejtësisë në lidhje me akuza penale që lidhen me trafikun apo kultivimin e drogës është 1 201, për një mesatare prej 400 të arrestuarish në vit.
Ndërkohë, gjatë tetë viteve të qeverisë së mëparshme, numri i të arrestuarve arriti në 599, për një mesatare prej 75 të arrestuarish në vit.
Grafiku i mëposhtëm tregon numrin e të arrestuarve, sipas viteve përkatëse.
Në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se performance e Policisë është përmirësuar pesëfish në mandatin e parë të qeverisë Rama, krahasuar me dy mandatet e qeverisë së mëparshme.
Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Europian, një problem thelbësor për vendin mbetet ndëshkueshmëria e ulët e faktorit kriminal në vend.
Në këtë drejtim, progresraporti i vitit 2015, theksonte: “Numri i vendimeve përfundimtare për dënimin me burgim, i cili sjell shpërbërjen në mënyrë efektive të organizatave kriminale, mbetet i papërfillshëm, në krahasim me vlerën e përllogaritur të tregut kriminal në vend dhe rajon”.
E di qe e tepruat me keto punet e drograve. Po sot ne gjithe europen behet trafik droge sa ska ku tr veje me.Ne gjithe evropen perendimore mbillet kanabin ne shtepi e jashte ne parcella.Po pse su degjova te flisni per njerzit pa pune .Te flisni me gjera konkrete.Dit per dite shikojme te lajmi fundit live mbledhje ,marje masash,operacione.Po avash se e cmendet kete popull sikur paskan qene shqiptaret njerzit me te liq ne kete bote.Po s shhohim kur ne asnje vend te ballkanit te behen objekt kritike njerzit e vete per c do gje.Po duan te bejne shtet le te bejne e mos na cajne trapin me show ne tv sikur do bejne qametin ,se aq do Bledi Fevziu me serverin e tij qe bllokohet nga votimi.A mjer ne ku rrojme.