Fatmir Xhafaj: Krimi i organizuar s’ka më të ardhme këtu!

7 Nëntor 2017, 11:11Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj kishte një mesazh të qartë në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”:

Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri”.

Ai tha se qeveria Rama është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur të shkatërrojmë rrjetet kriminale, infrastrukturën dhe fuqinë e tyre ekonomike.

Ne sot i japim rrugë dhe shpallim fillimin e një lufte multi-frontale, intensive dhe pakompromis ndaj strukturave të organizuara kriminale, aseteve të tyre dhe shërbëtorëve të tyre, me vullnetin për ta bërë vendin tonë një vend armiqësor për këdo që mendon se mund të pasurohet në kurriz të të tjerëve dhe në dhunim të ligjeve të shtetit.

Por, Xhafaj u kujdes të nënvizonte që krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare.

Krimi dhe në veçanti krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare dhe as është emblema e shqiptarëve, nuk jemi ne të vetmit në këtë rajon dhe në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por çështja shtrohet se me gjithë progresin e bërë në 3-4 vitet e fundit, ne jemi ende larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia”, tha Xhafaj.

Kurse Idajet Faska, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit njoftoi disa detaje për veprimtaritë e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri

“Policia e Shtetit ka filluar identifikimin e të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend, duke bërë një skanim si të aktivitetit të tyre, të lidhjeve midis grupeve të tjera kriminale të lidhjeve të ndryshme me persona apo subjekte që kanë influenca qofshin këto politike, ekonimike, mediatike të cilët krijojnë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal” deklaroi Faska.

Skanimi i grupeve kriminale

Nga analiza dhe skanimi i grupeve ka rezultuar që:

53% e grupeve që operojnë në vend janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre.

11% janë përfshirë në trafiqe të paligjshme,

18% e grupeve kriminale përfshihen në krime të rënda, sic janë vrasje, shtrëngim dhënie pasurie dhe të tjera

18% të tjerë  janë përfshirë në aktivitetin e krimit ekonomik.

12 komente në “Fatmir Xhafaj: Krimi i organizuar s’ka më të ardhme këtu!”

  1. blero sako says:

    une kam vite qe punoj ne polici dhe te trhem te drejten ka marr nje pamje krejtesisht te re duke rikthyer dinjitetin e munguar me vite me rredhe mirenjohje per punen tuaj

  2. Klodjan Mersini says:

    Ky zoteria po punon fort per vendin tone per te zhdukur kriminalitetin dhe grupet e krimit te organizuar.Prandaj po e mbeshtesin edhe nderkombetaret.

  3. hysni mazhi says:

    po shyqyr qer po punon se i kishte munguar vendit nje drejtues i ri dhe me nje ambicie shume te madhe per te ndryshuar shqiperine dhe realitetin shqiptare.

  4. paola imeri says:

    kur njeriu punon normalisht qe do kete dhe mbeshtetje sepse nuk eshte e lehte tja dalesh i vetem dhe mbeshtetja e nderkombetareve eshte shume e rendesishem si nje garanci me e madhe per te gjithe procesin si dhe pse jo te lej rrugen hapur per bashkepunime te reja.

  5. Dorela Gramshi says:

    Tani ka ardhur dita per te mos bere me militantin qe i shkon pas politikaneve, por te shikojm njerezit qe punojn.
    Dhe ky po punon e nuk do te folur kjo, mjafton te shohesh c’po behet e si nderkombetaret po na mbeshtesin.

  6. Ardian hoxha says:

    Perkrahje per punen e policis deri me tani se vertetuar se eshte e gatshme per njenlufte frontale ndaj krimit dhe lidhjet e tij e dyshimta

  7. antonja says:

    krimi sduhet te ekzistoje ,luftojeni ashtu sic duhet dhe ne burg te shkojn keto kriminel qe u knaqen duke vjedhur

  8. Edona Spiro says:

    E vetmja gje qe me intereson mua eshte qe familja ime te jete e sigurte dhe nuk me intereson se ai qe punon eshte i majte apo i djathte.Zoti xhafa po tregon qe po punon fort qe femijet tane te kene nje te ardhme te sigurte.

  9. klau hasaj says:

    iu pergezoj per seriozitetin dhe devotshmerine me te cilen e keni ndermarre punen.duket se gjera te medha do te behen nga vendi jone duke filluar edhe nga lufta kunder krimit e me tej

  10. Mirela Kosemi says:

    Erdhi koha me ne fund qe krimi i organizuarne shqip0eri te jete zero dhe te gjithe ata qe shkelin ligjin te denohen.

  11. ky minister sot e tregoj punen qe ka bere per kaq pak kohe,nje pergezim nga un si nje punonjes i policise se shetit,sepse gjerat kan ndryshuar shum qe kur je erdhet ne post

  12. Ilma says:

    E moret detyren me perkushtim dhe efikasitet ne luften kunder krimit te organizuar. Keto rezultate tregojne qe keni fituar mbeshtetje te gjere ne kete nisme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje