CityNews.al ka zbuluar skandalin që ndodh me deputetët e Partisë Demokratike, të cilët proklamojnë bojkot të komisioneve parlamentare, por shkojnë tek të gjitha ato, flasin 5 minuta, krijojnë incidente dhe largohen. Përkundër kësaj, në Parlament shkojnë gjatë të gjithë seancës, votojnë edhe vendimet.
Është kjo një strategji që deputetët të shkojnë vetëm 5 minuta, apo është një lojë hipokrite e Lulzim Bashës? Kjo është një pyetje që do përgjigje nga opozita.
Burime konfidenciale nga Partia Demokratike, i thanë CityNews.al se deputetët shkojnë në Komisione për dy qëllime.
Së pari për të firmosur prezencën e tyre, pra rrogën, për të marrë 2 mijë lekë të reja. Në rast se mungojnë “dëmi që u shkaktohet” është 160 mijë lekë të vjetra, pra humbasin pagën për ditët e punës.
Së dyti dhe pasi firmosin rrogën, japin një deklaratë për shtyp, i fusin ndonjë të sharë dhe largohen. Kështu ata hiqen sikur po bëjnë opozitë.
Kjo është zgjidhja që Basha ka gjetur që deputetët të mos kenë ankesa nga humbja e ditës së punës. Thënë ndryshe edhe lekët i fusin në xhep dhe propagandën e partisë e bëjnë.
Deputetët shkojnë 5 minuta, firmosin rrogën, bëjnë propagandën e partisë, i këpusin ndonjë të sharë dhe largohen. Populli nuk ka bukë të hajë, por për deputetët e Lulit, kauza e opozitës është më pak e rëndësishme se 160 mijë lekë të vjetra në ditë dhe firma për 20 mijë lekë në komision.
Pse nuk i bojkotojnë dhe braktisin këto komisione për të treguar se nuk bëhen palë me krimin? A nuk është kjo një dyftyrësi dhe hipokrizi para qytetarëve që shumë prej tyre nuk kanë bukë të hanë, ndërkohë deputetët e opozitës nga një anë hiqen si kundërshtarë të ashpër të qeverisë së drogës dhe të krimit, nga ana tjetër xhepat e tyre i mbushin me borderotë e drogës?
Kjo është të hiqesh sikur po bën opozitë vetëm e vetëm që të të mos cënohet xhepi. Fundja shumë prej deputetëve të sotëm e kanë “dëmtuar” xhepin e tyre që të jenë deputetë, e tashmë duhet që ta mbushin sërish atë.
Ka vetem nje zgjidhje .Te ndryshoje rregullorja . Nese deputeti bojkoton nje komisjon apo seance parlamentare ne menyre demostrative ,pra se keshtu me pelqen ,ti zbriten te ardhurat qe merr nga populli .Deputet qe flet si te doje , shane sa te doje ,ikun kur te doje ,pellet si te doje dhe smban pergjegjsi se cfare bene ka vetem ne Shqiperi .
o kriminela te popullit tuaj
Do jete shume here me mire,qe deputetet qe nuk vijne ne parlament,te mos paguhen,t’u hiqet rroga per ate dite.Eshte bere parlamenti yne nga deputetet e pd-ke sikur te jete han kuajesh.
Populli pa buke ka qene edhe kur qeveriste sala me lulin.Mire e kane qe shkojne 5minuta.Si te ven si mos vene njesoj eshte.I pame per 8 vjet vrane ne Gerdec vrane ne 21 janar…per popullin sbene asgje.
Kjo pune eshte e thjeshte, Kryetari i Parlamentit ti pajise te tere deputetet me nje numer personal , te cilet sa here qe futen ne Parlament prezantojne kete numer ne kompjeter ne prezence te kameres 24 oreshe dhe kur dalin jashte Parlamentit bejne te njenjten pune me kompjuterin i cili eshte i lidhur me financen e tyre. Kush iken me heret do te paguhet per aq kohe sa ka qendruar aty, kush e perserit shpesh ikjen nga puna merren masa,kur edhe ne Parlament nuk paska rregull ne tempullin e drejtesise te ketij vendi , atehere çfare kerkojne ata nga ky popull ? Turp i madh, tani po vjen bota ti drejtoje dhe ti mesoje se si te udheheqin popullin e tyre.
Ky eshte spekullim i paster.Eshte njisoj , sikur nji nepunes i administrates , te hapi zyren ne orarin zyrtar dhe pas 5 minutash te largohet neper pijetoret e qytetit apo supermarketet , ne qofte se eshte femer dhe ne fund te muajit te vij per te marr rrogen e pa cenuar ; Natyrisht ne rastin e nepunesit kete nuk e lejon drejtori , po ne parlament ,pse duhet ta lejoje “drejtori”,kryetari i parlamentit , kryetari i grupit parlamentar , kryetari i komisionit parlamentar ;sa shum kryetare qe paska ;po mire qe ne komisione keta nuk qendrokan ,po ne ato komisionete e parlamentit europian mungojne keta, se patjeter , ndonji prej tyre do te jete edhe atje antar ;apo atje nuk mungojne se atje edhe paga eshte me elarte pale edhe dietat pastaj qe e dy e trefishojne pagen!?