Hapet konkursi i Transportit Rrugor, Rama njofton: Kërkohen 15 drejtorë në të gjithë vendin

7 Nëntor 2017, 08:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm nisjen e konkursit për 15 vende në pranë DPSHTRR.

Bëhet fjalë jo vetëm për drejtorët rajonalë në qarqet e vendit, por edhe poste të tjera që Drejtoria e Transportit Rrugor ka mungesa në staf.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se afati i fundit për aplikimet është 15 nëntori ndërsa ka publikuar edhe faqen e internetit ku qytetarët mund të aplikojnë. Sipas kryeministrit, ky konkurs është bazuar në parimin e meritokracisë.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t’u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje

1 komente në “Hapet konkursi i Transportit Rrugor, Rama njofton: Kërkohen 15 drejtorë në të gjithë vendin”

  1. Andreas says:

    Po ndonje vend per dispeçer ke o komandant? Je bere si tellall pazari! Je kryeminister o kaqol, ç’pune ke ti me drejtoret e transportit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje