I ftuar në rubrikën ’Opinion’ në News24, analistit Andi Bushati tha se ky nuk është momenti për të rrëzuar Edi Ramën edhe pse ky është momenti më i vështirë i qeverisë Rama në 5 vite.
Ai tha se nuk zgjidhet gjë duke rrëzuar Ramën duke marrë si shembull rrëzimin e qeverisë Berishës dhe Nanos.
“Besoj se ky është momenti më i vështirë i Rilindjes. Ka një nxitim nga LSI dhe PD kundër Ramës dhe hajde ta rrëzojmë. Problemi është a nxjerrim gjë me rrëzimin e Ramës? Ne kemi bërë akuza dhe me Berishën dhe me Nanon dhe asgjë nuk është zgjidhur.
Rama është rreshtuar në anën e keqe të historisë. Pra sot jemi në një moment që na jep mundësinë jo vetëm për të parë si qeveris Rama, por edhe për të ndarë një vijë ndarëse mes atyre që janë në kampin e të keqes dhe ato që janë në luftë me të keqen.
Sot qeveria Rama është më keq se kurrë. Sot u shpall një aksion i ri për ata që vjedhin ujin. Si mund ti thuash një qytetari që do ndëshkohesh për ujin e pusit që e ka hapur vetë, ndërkohë që lulëzon trafiku i drogës. E vetmja tullë që ka Rama është se kur bën llogaritë njerëzit thonë ore ky ka bërë këto mëkate, por a ka një alternativë më të mirë” tha Bushati.
AHAHHAHAHAHAHA cfare do rrezosh ti o qen ? ? ?
Do ta bojkotoj Temen,jeni bere si 55,publikoni shkrimet e cdo mjerani……….
Populli te bojkotoj c’fardo lloj idioti qe kerkon largimin e Rames, per kete analist vari mahallen sepse nuk ben per si i tille.