VIDEO/ Basha kërkon qeveri teknike: Të vendosë sovrani, shkëputen lidhjet me krimin

6 Nëntor 2017, 15:19Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie “anti-mafie” për të shkëputur lidhjet me krimin.

Në një komunikim për gazetarët jashtë selisë blu, Basha foli për bashkëqeverisje me qytetarët, ashtu sikur kryeministri Edi Rama.

Teksa u pyet lidhur me reformën zgjedhore Basha shtoi se: “Reforma zgjedhore do të nis atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që ti përdor kriminalët për të blerë vota, t’i çoj ata para drejtësisë dhe t’i lërë shqiptarët që të vendosin të lirë me votën e tyre”.

DEKLARATA E PLOTË

Shteti i rënë, qeveria e rënë de facto, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari, janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare.

Edi Rama është sot një kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, i rënë brenda vendit, i rënë jashtë vendit.

Çdokush e tregon me gisht, si njeriun që ideoi dhe zbatoi projektin e Shqipërisë, hambar droge.

Mjafton të shikoni analizën e Guardia di Finanzës. Në vitin 2013 – 300 parcela droge, në 2014 – 800 parcela droge, në 2015-1400 parcela droge dhe në 2016 – 2086 parcela droge të zbuluara vetëm nga Guardia di Finanza, e cila vrojton jo më shumë se 20% të territorit.

Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si në 2016-ën, Edi Rama bërtet “fitoren”.

Në fakt, nuk është as Edi Rama, as policia e korruptuar e Haki Çakos me shokë, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, siç e di çdo shqiptar dhe fakir fukarenjtë që i ka shtyrë dëshpërimi dhe mjerimi drejt këtij veprimi të paligjshëm, është çmimi.

Shkoni në Tepelenë. Më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit.

50 deri në 80 Euro kilja e kanabisit. Sepse, mijëra tonelata kanabis të prodhuara kryesisht në vitin 2016, presin të trafikohen drejt Europës.

Trafikohen ditë për ditë, siç kapen ditë për ditë nga autoritetet italiane.

Prandaj, jemi në kushtet e një narko-republike e cila nuk ka më asnjë legjitimitet. Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë e Edi Ramës, një qeveri anti-mafia, e cila të shkëpusë, të shembë, lidhjet e politikës me krimin.

Këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat që këput me “planet sekrete”. Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kujt ia shet këto dëngla. Plan sekret që e di Edi Rama, nuk është plan kundër krimit. Prandaj, zgjidhja e vetme për vendin, jo thjesht për opozitën, për Partinë Demokratike, është largimi një orë e më parë i një njeriu të provuar katërcipërisht të lidhur me krimin.

Nuk ka shqiptar dhe nuk ka faktor perëndimor mos ta ketë të qartë përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në një narko-shtet dhe kjo do të mjaftonte për çdo njeri, të jepte dorëheqjen.

Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e tij dhe të qeverisë së tij dhe do të vazhdojë të zgjerojë koalicionin me çdo qytetar shqiptar dhe çdo faktor tjetër politik dhe jo politik për të realizuar një mision kombëtar, një imperativ kombëtar – largimin e Edi Ramës, një qeveri antimafia që të shembë lidhjen krimit me politikën, të realizojë reformën zgjedhore dhe sovrani të vendosë qeverisjen e ardhshme.

Pyetje: Keni një strategji për këtë zoti Basha, do të filloni protestat?

Basha: Kemi një strategji,e cila po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave.

Pyetje: Do të ndërmerni ndonjë veprim konkret? Çfarë mekanizmi do të përdorni?

Basha: Kjo javë e cila ka nxjerrë në pah edhe një nga aspektet e shëmtuara, kriminale të kësaj qeverisjeje, siç është trafiku, apo transporti i parave kesh të trafikut të drogës, si ato që u kapën në Elbasan dhe u mbajtën të fshehta me urdhër të Edi Ramës, është një javë përballjeje totale të opozitës, sic e keni parë, sic ka filluar ditën e sotme në komisonet parlamentare dhe sic do të vazhdojë deri ditën e enjtë ne seancë plenare

Pyetje: Kur do t’i bëni publike faktet e reja që keni z.Basha?

Basha: Faktet po bëhen publike dhe opozita është jashtëzakonisht e angazhuar së bashku me qytetarët, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit dhe cdo organ tjetër të paprekur dhe të pacënuar nga trafiku i drogës dhe natyrisht me partnerët tanë strategjikë.

Pyetje: Kur do të fillojë reforma zgjedhore?

Basha: Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe ti lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë

Pyetje: Ka një qëndrim Partia Demokratike lidhur me përfundimin  e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm?

Basha: Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe i ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narkomafias në organin e Prokurorisë do të përballet me një betejë totale politike nga ana e opozitës.

Pyetje: Ka një intepretim nga ana e Kryeprokurorit që mandati përfundon pas dy vitesh, bazuar në precedentin e Ina Ramës, ndërkohë që, edhe mbi faktin që mandati është 7 vite dhe jo 5 vite. Partia Demokratike, ka një qëndrim lidhur me këtë situatë? Socialistët mendojnë se z.Llalla ikën në Dhjetor.

Basha: Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera. Ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka hall mandati. Dhe në funskion të ndalimit të hetimit, në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që në fakt është mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës, këmbë, dhe këmbës, dorë. Ndërsa, në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqintepretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqëve të mëdhenj.

Pyetje: Pra ju jeni për vazhdimin e mandatit?

Basha: Jo këtë po e thoni ju. Ne jemi për respektimin total të kushtetutës dhe në këtë kuadër njerëzit tanë në komisionin e ligjeve dhe ekspertët tanë do të hedhin hapat konkretë.

16 komente në “VIDEO/ Basha kërkon qeveri teknike: Të vendosë sovrani, shkëputen lidhjet me krimin”

  1. V.F.L.P says:

    TI DUHESH PERDHUNUAR NGA SHQIPETARET I VDEKUR PIKERISHT ATY KU VURI BYTHET LOPA LARAMANE HOLLANDEZE MBI GJAKUN E TE VRAREVE TE 21 JANARIT QE I VRAVE TI ME URDHER TE KRYEKRRIMINELIT KARAXHIXH SALI DHE KOKE PALARE I QUAJTI NJE KRYEHAJDUT SKRAPARLLI:::::::::::::::::::::::::

    1. nyc says:

      Te lumte dora per keto qe ke shkruar

    2. Mbreti says:

      Na lodhe trapin Lulezim Bashoviqi, trapin na lodhe! Ok shko bo doi pune, rregullo doi Oborr, pastro llomet qe hudhen neper rruge si lopa bajgen nga shqiptar te pandergjegjshem te shkerdhatokracis berishovicjane! Palikar i [email protected]@@@ it

  2. Fredi FR says:

    Sovrani vendosi para 3 muajsh,te la si mut muti…… Duro ti qen duro,duro edhe pak sa te ike ai qeni Llalla,se aty e paske merakun ti,te kapja e prokurorise! Ki durim,Rama ate po pret dhe 27 dite,pastaj do shohim si do hidhesh perpjete.

  3. Lumi A says:

    Lule qe asnjehere nuk lulzove por shkatrrove qdo shprese se nje dite mund te kemi nje oposite te besushme. Po zgjedhjet nuk i patem ne Qershor? Bile, ne mos gabofsha ti u mbydhe ne qader pasi nuk doje zgjedhje nga frika e humbjes qe per hire te se vertetes ke marre nje goditje te rende. Une kam shum pakenaqesi per Ramen dhe qeverine e tij por kurre ty hajdut, vrases, agjent i sherbimeve greke-serbe voten nuk do ta jap. Akoma nuk na sqarove se cfare te bashkon ty dhe partine tende me disa antare te Agimit te Arte ne Himare? Se per detin e dime te gjithe.

  4. shqiptari nga Shqiperia says:

    Ka tru ne koke ku karabush ?? cfare qeveri teknike kerkon ky ?? po akoma ministrat nuk kane mare detyren , akoma qeveria eshte frino , ky nga e gjen te verteten dhe kerkon qeveri teknike ?? KY humbi boterisht dhe me diference , kete akoma se ka kuptuar?? keshtu eshte kur se rasin brenda , se fakte dhe arsye ka plote . A eshte ne binar ky , qen ?? duan destabilizim , dhe sa me shume rethi ngushtohet aq me shume do kerkojne per te rezuar qeverine bashke me ate bucen e lsi , u ka hyre frika ne palce , kujtojne se eshte 92-shi , Luliiiiiii beu gati , ti Saliu dhe te gjithe hajdutokriminelat qe keni njollosur duart me gjak shqiptari , keni vjedhur per 10 breza . Ju pret biruca , dhe te doje Rama nuk ben dot mbrapa , eshte nje rruge pa kthim pas , prandaj jeni bere si te mare sepse fillimi sdihet , por fundi eshte me se i qarte …………

  5. Demokrati i 91-it says:

    PD = Mut me Lulin

  6. sal says:

    Kopan-aga hap cadren.

  7. M says:

    Bashk me shperndarjen e vaksines se TERBIMIT per dhelpren e kuqe duhet te shperndahet edhe per TERBIMIN e opozites nuk behet ndryshe

  8. kashi says:

    ky se ka mare vesh akoma qe para 3 muajsh pesoi humjen me te madhe ne historine e pd-se

  9. kasem gahinji says:

    Qeveri teknike?Po me c’rast? Rasti Tahiri,qe per mendimin tim eshte investim juaji,pra i PD ne bashkëpunim me Gazetarin Italian?Se pari,Edi Rama e largoi nga qeveria qe para zgjedhjeve.pra ky ishte distancimi i pare.E zëvendësoi me xhafen dhe pastaj me teknikun tuaj kompetent,demiraj.Se dyti,eshte ne proces hetimor,teresisht ne dore te prokurorisë suaj,ne dore te PD.Sapo dolëm nga nje proces zgjedhor dhe sovrani e tha fjalën e tij.Mos te te genjeje mendja se po u bene zgjedhje te parakoheshme do te fitosh.te garantoj PS merr 81 v0ta.Po pse ,zgjedhjet qe beme nuk ishin me qeveri teknike?Sa ministra kishit ju si pd?Po aleati juaj Majtas djathtas sa kishte?Sa kishte PS?E pra me qeveri teknike u bene,sepse edhe Rama gjithë procesin zgjedhor ia dha zv .kryeministres teknike te pd.C,doni me tepër ju?Edhe KQZ ua beri dhurate,dhe pas zgjedhjeve nuk ia kthyet as per kortezi.Lulushe ,ju ka plasur cipa.Por popullit Jo.Duro dhe pak dhe pastaj do te ndjesh dhimbje,kjo e tanishmja nuk eshte gje.Prokuroret dhe gjukatesit tuaj do te vene ne hale te gomareve dhe bashke me ta edhe ju,ti dhe saliu te paret.Per Liken ka nje proces tjetër.Duro dhe pak.Sic e shikon ,populli eshte i duruar.Mos gënje vehten me sondazhet e Zaloshnjes.

  10. Atdheu says:

    Ik ere pirdhu.

  11. , says:

    ha muuu t o lul loqe .skemi pune tjeter ne shqiptaret.shqiperia nuk eshte loder e pd rave.

  12. BERISHA LARGOHU says:

    Shqiptaret votuan para 3 muajsh, shqiptaret te bojkotojne Bashen dhe te respektojne voten e tyre meqense kjo kurve Bash nuk respekton voten e shqiptareve. Le te kerkoj Basha zgjedhje te parakohse i vetem pa mbeshtetjen e popullit..

  13. shqip says:

    Sh.bukur ! Keta do mundohen te vene ne zbatim planin B , ( Baftjari – çadra ) . Me synimin qe Edi ta haje karremin . Te futet ne Rogner , dhe te marre gjysmen e tepsise . Rama po e beri kete , do jete i mbaruar si njeri . Tani qeveria aktuale nuk ka lidhje me Habilajt . Tahiri nuk mban asnje post partiak apo qeverie . Cila kushtetute e thote qe duhet te çohet hoxha e te ulet prifti ?

  14. Doni says:

    Wawwwww sa i zgjut ky çuni! Yttt ndyresire te ka tredhur Sala e sje me per asgje o i shkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje