Ambasadori Donald Lu, ka siguruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një rritje të buxhetit për të ndihmuar Forcat e Arrmatosura të Shqipërisë.
Ai ka vlerësuar lart figurën e ushtarëve dhe marinarëve shqiptarë duke thënë se janë heronj të vërtetë.
Sipas tij, ka nje rritje te madhe ne buxhet, per here te pare qe nga anetaresimi ne NATO ne 2009.
“Ushtarët dhe marianrët shqiptarë janë heronj të vërtetë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, kur marinarët shqiptarë në anijen Oriku shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë përfshirë edhe 39 fëmijë.
Anija Oriku ka shërbyer në operacionin detar të NATOs në detin egje vitin e kaluar. Gjatë kësaj kohe ata shëptuan jetën e më shumë se 800 personave.
Si aleati juaj i NATOs jemi krenarë të shohim ministren tuaj të re të Mbrotjes dhe shefin e shtabit të investojnë në investimin e së ardhmes së FA.
Ata investojnë fonde, për herë të parë që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009. Po shohim një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes. Mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet. Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës, e presidentit e kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë!
Në muajin janar departamenti i Mbrojtjes do të presë ministren tuaj të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe një delegacion në Pentagon për të diskutuar si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë në FA shqiptare.,” shprehet Lu.
Nga ana e saj, ministrja Xhaçka ka falenderuar “aleatin dhe mikun tonë strategjik SHBA për mbështetjen e përhershme”.
Ajo ka nenvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona. “Marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të shkëlqyera”- tha ajo, duke shtuar se “Investojmë në të ardhmen e FA me ndihmën e vyer të SHBA-ve”.
“Falënderojmë aleatin dhe mikun tonë strategjik SHBA për mbështetjen e përhershme. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes janë të shkëlqyera. Investojmë në të ardhmen e FA me ndihmën e vyer të SHBA-ve”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Xhacka ne janar nuk shkon ne USA sepse monika levinski metafloriri,do ta permbys qeverin e krimit dhe minister i mbrojtjes do te jete kejti mehmeti pionere e likefloririt.
Cfare? Do kete rritje buxheti per te ndihmur Forcat e Armatosura te Shqiperise??!! Kujt do i rritet buxheti pikerisht per kete gje, SHBA-se?????!!!!! Dhe kete “mesazh te rendesishem per shqiptaret” e tha Lu nga Zall Herri!!!!!!!
Ndoshta eshte hera e pare ne historine boterore qe nje ambasador “siguron” se do rritet buxheti i mbrojtjes se vendit te tij per te “ndihmuar” nje vend tjeter!!!!!!!! Dhe ketu behet fjale per buxhetin e Luftes te SHBA-se, 612,5 miliarde dollare, me te lartin ne bote dhe ndoshta me i madh se te gjitha buxhetet e vendeve te botes se bashku!
Dhe Lu pretendon se vitin e ardhshem do “rritet buxheti” per ushtrine shqiptare!!!!!
Po mire, sa ndihma derguan amerikanet ne Siri, kurdeve e “opozites” siriane? Mos valle u rrit buxheti i mbrojtjes per kete qellim??!! Sigurisht qe jo! Vetem ato te dergojne per ushtrine shqiptare dhe kjo e fundit eshte e kompletuar per 40 vjet.
Apo Lu e ka llafin per buxhetin e mbrojtjes shqiptare? Ne qoftese po, atehere cili eshte roli i qeverise shqiptare??!!
Lu kryeminister, Lu minister ekonomie, Lu minister i mbrojtjes, Lu minister i drejtesise, Lu minister i jashtem, ………….!!!!!!
ku ku none
kur u bon shqiptaret me pshtu refugjatet e tjer detrave,
shqiptaret qe dikur ishin vet neper gomone.
pa tjeter qe ata skafistat e gomoneve te klandestinve shqiptare te adriatikut e joint tash jan rrit ne pergjegjsi dhe jan bo kapitena VAPORRI te nato-s neper mesdhe