REPLIKAT/ Pollo: Ministri Bushati, fjalor halabaku. Deputeti i PS paralajmëron: Tërhiqe fjalën se përndryshe…!

6 Nëntor 2017, 10:47Politika TEMA

Fyerjet e meparshme mes kreut te komisionit parlamentar për Integrim ne Kuvend, Genc Pollo dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjate seances degjimore te shkuar u bene shkak per debat mes paleve ne mbledhjen e sotme.

Ne nisje te mbledhjes se sotme, kreu i komisionit, demokrati Genc Pollo e ka quajtur fjalor prej halabaku ate te perdorur nga ministri Bushati.

Kaq ka mjaftuar qe te replikoje deputeti i PS-se, Sadri Abazi.

Replikat 

Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku..

Sadri Abazi: Terhiqe mbrapsht fjalen halabak ndaj ministrit.. Se perndryshe hakabaku je vetem ti..

Pollo: Faleminderit Zoti Abazi po nuk kemi problem me pallatet dhe ndertimet pa leje..

Debati mes Pollos e Bushatit mbledhjen e shkuar 

Genc Pollo: Thuhet se problemi në Shqipëri nuk është krimi i organizuar, siç e tha ministri, ai ekziston gjithandej, por lidhja e tij me politikën në pushtet. Ky është shqetësim i madh i opozitës, por edhe më gjerë. Gjë që nuk u trajtua, kam përshtypjen, siç duhet.

Ditmir Bushati: Më falni, ju nuk jeni në pozitën as për të më komentuar mua, as për të më vënë notën mua, sepse nuk jemi mësuesi me nxënësin këtu. Kjo është një çështje që ju mund ta bëni në fund kur ju të keni seancën që të bëni komente. Domethënë, dua të mos luajmë me durimin e njëri-tjetrit, sepse unë mund të rri dhe t’ju flas për këto çështje me orë të tëra.

Genc Pollo: Faleminderit për durimin dhe kohën që na vini në dispozicion, zoti ministër! Standardi më i lartë i një komisioni të tillë lipset të jetë ndershmëria, në radhë të parë, dhe pastaj virtytet mund të vijojnë.

Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kutit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.

Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.

Ditmir Bushati: Kjo mund të jetë e papranueshme, por ky është qëndrimi im, meqenëse doni të bëni komente mbi njëri– tjetrin.

Genc Pollo: Jeni personi më i papërshtatshëm për atë post dhe për të thënë gjëra të tilla, zoti Bushati.

Ditmir Bushati: Këtë nuk e vendosni ju, këtë e vendos Kryeministri, këtë e vendosin shqiptarët me votë.

Genc Pollo: Po ashtu, edhe kriteri i ndershmërisë.

Ditmir Bushati: Por ju mos u prekni kur unë vë në dukje faktin që paraardhësja juaj ka bërë një punë të paqme dhe të dobishme, sepse në fund të ditës ne duhet të mësojmë nga njëritjetri dhe duhet të çojmë eksperiencën përpara. Mos u xhelozoni! Ka vend për të gjithë.

Genc Pollo: Kriteri i ndershmërisë ka të bëjë me qëndrimin e së vërtetës dhe fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben as ndershmërisë, as publikut.

Ditmir Bushati: Epitete të tilla nuk kanë fare lidhje me mua dhe shpresoj të mos kenë lidhje as me ty, por makthi që ju ka kapur e që flisni për krimin, drogën etj., ju bën të arrini në këto konkluzione. Në rast se ju nuk tërhiqni epitetin që bëtë ndaj meje, sepse unë jam njeri me dinjitet, do ta lë këtë mbledhje, sepse kjo mbledhje duhet të bëhet mbi parimin e etikës së komunikimit. Kërkoni ndjesë të madhe për ndotjen që prodhove këtu…

Genc Pollo: Lëre mikrofonin. Po qe nevoja, do të thërrasim edhe shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: Lëri shërbimet e Gardës, se nuk i thërret dot ti shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: …shumë ndjesë për veprimin abuziv të kryetarit të këtij komisioni. Pres ndjesën publike nga ana e tij për t’u rikthyer në këtë komision përballë jush. Jam i gatshëm në çdo orë të ditës, interpelancë, seancë pyetjesh e të tjera. Për sa kohë nuk ka një ndjesë nga ana e kryetarit të këtij komisioni, unë nuk vazhdoj dot të jem në këtë ambient të ndotur nga ana e kryetarit të komisionit. Po jua them edhe një herë tjetër, Saliu u bë 74, u bëftë 100 vjeç! Sali kuqs nuk shkon, ka marrë fund ajo kohë. Faleminderit!

Genc Pollo: Vazhdoni atëherë. Është fatkeqësi që kemi njerëz të tillë, kolegë socialistë, halabak komplet.

9 komente në “REPLIKAT/ Pollo: Ministri Bushati, fjalor halabaku. Deputeti i PS paralajmëron: Tërhiqe fjalën se përndryshe…!”

  1. Kombi says:

    Deputetet e PD , nga terbimi qe kane , humbin kontrollin , nuk dine se cfare te thone , nuk kane arsytim llogjik dhe shperthejne me fjalor rrugaci . KY FJALOR ESHTE PROVOKATIV , POR SOCIALISTET NUK BIEN PREH E TYRE .
    TE TURPSHEM !!!!

  2. Fatosi-kosove says:

    Genc pordhes ia ka pas q……. gojen nje here sali berisha kur ky rrugaq dshi te behet kryetar i tij-PD-s,prandaj tash leh e fyen te tjeret sepse nofullen e ka te plastikes qe ateher e dhembet porcelan,ia pat rrembyer edhe familjen ateher,sigurisht ishin zagaret si alibeaj,noka e kriminel tjere ateher qe e detyruan tash te leh per ta,dhe dalngadal u pajtua me ata qe ia prishen ftyren sigurisht i paten dhene ndonje cope muti nga lazarati prandaj tash eshte qartur se ka mbetur pa te e i duket se secilin qe shef para vete eshte si ai,pune kurvash!

  3. Tonini says:

    Po ku halabak me te madh se ty,mor funderrine moster,po ti je mesu te te rrafin me shpulla,mor funderrine,po ata qe te njohin nga afer e dine sa te vlen lekura dhe eshte turp te merresh me ty,Trap

  4. pokeristi says:

    Ne rast se mund te imagjinohet ndonje halabak,ne te gjithe trupen e aktoreve politike te ketyreve 27 vjeteve,kryealabaku mbi te gjithe,kryrjagua,kryepushti eshte dhe do te mbetet portreti i kuq i
    Genc Pollos.
    I pamoralshem,kameleon,hajdut I niveleve te sofistikuara.

  5. demokrat says:

    Nipi i andartit kujton se erdhi rasti ti veje flaken Shqiperise si gjyshi. E nisi kur u be ministeri arsimit duke i hapur rruge agresionit afatgjate me ngritje shkollash ne Korce. Ky birbo qe e zinte gjumi ne Parlament pasi kishte marre hic me pak se nje tufe me euro qe nuk kishte kohe as ti numeronte. Sulmohet Bushati qe eshte nje minister nga me profesionalet ne ate post.

  6. Luli says:

    Kuqua Pollo eshte nje hajdut ordiner dhe nuk ka vlera si njeri. Kulmin e tij te babezise e arriti ne kohen e arte kur ne krye ishte Cubi Sali dhe keshtu e gjithe banda e bashkuar grusht rreth partise mbushnin xhepat pa limit. Ishin kohe te arta kishe qejf kur shikoje ne tv Zhozin Bregun Boden Rulin Imamin Pollon te gjithe te dhjere por krenar.keto ndyresira duhen futur ne burg dhe te dorezojne me force gjithe gjene e vjedhur. Fytyrat e tyre si te djallit dalin dhe flasim per ndershmeri.?????

  7. Tirana says:

    I thoni Pollos se mbiemri i tij eshte ndoshta dicka me fyes sesa halabak
    I thoni Pollos se kultura e tij eshte ndoshta shume me e padobishme se kultura e nje halabaku.
    I thoni Pollos se politikisht eshte ndoshta vemja me e ndyre si per PD, edhe per PS.
    I thoni Pollos se gjyshi i tij eshte ndoshta krimineli më antishqiptar
    I thoni Pollos se ndoshta eshte idioti i fundit qe duhet pyetur per politiken e jashtme
    Pastaj mos u merrni më me Pollon

  8. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE .KUR GJINDET KAPAKU ME TENXHEREN KANE THYER NDERSHMERIN DHE VIRTYTET ,SE KAPAKU KISH QENE VETEM .SA PER OFENDIME TE GJITH SHAJNE ,SA PARA SA MBRAPA .POR RESPEKT I DUHET TE MBAHET NE VENDET ME AUTORITET PA DASHJE GOJA LESHON FRE NGA NJE KEQKUPTIM .

  9. Tirana says:

    Desh harrova:
    I thoni Pollos se gjate dites te nxjerre Doris Pack per Ministre te Jashtme te Shqiperise. Gjate nates nuk na duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje