Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një operacion lidhur me rikthimin e ligjshmërisë të ujit të pijshëm.
Shefi i qeverisë i ka bërë thirrje qytetarëve që të vetërregullojnë situatën brenda 90 ditëve.
“Thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit,” shprehet Rama.
Nga muaji shkurt, kreu i qeverisë tha se do të nisin penalizimet për të gjithë qytetarët.
Në procesin e qeverisjes së vendit, kur temat janë tema kombëtare me interes publik, nuk ka dallime partish, natyrisht për sa na takon ne i konsiderojmë të 61 bashkitë e vendit si pjesë e organizimit shtetëror të këtij vendit, dhe 61 krybashkiakët partnerë për zhvillimin e vendit.
Në çështjen e ujit kemi prapambetje shumë të gjatë dhe po ashtu nga eksperienca e pas zgjedhjeve në turin e dëgjesave, ankesat e dëgjuara nga qytetarët për furnizimin me ujë përbëjnë shqetësim parësor.
Sot jemi dëshmi e gjallë e të vërtetës se dallimin mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim nuk e bën pasuria natyrore, por dija për ta shfrytëzuar këtë pasuri për zhvillim. Jemi vendi i dytë për pasuri ujore në Europë, dhe jemi i vetmi vend me probleme për të furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm.
Uji vjen në rubinet këtu 4-5 orë, në fshatra 1 orë. Është e papranueshme që edhe në kryeqytet e kemi këtë prapambetje.
Ne mund të përdorim vetëm 1% të burimeve ujore për të furnizuar të gjithë shqiptarët me ujë, ndërkohë vendet e tjera nuk kanë një pikë ujë nën tokë, dhe arrijnë të furnizojnë qytetarët ditë natë me ujë nëpërmjet sistemeve ujësjellëse.
E kemi konsideruar ujin si mall pa Zot, dhe jo si pasuri kolosale që duhet të kthehet në mirëqënie. Nuk ka pasur shtet në kontrollin për ujin.
Duhet të jemi të gjithë të turpëruar që ndërmarrja e ujësjallsave janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje për sektorin. Në Shqipëri përdorim 10 herë më shumë energji elektrike se në Gjermani për të sjellë ujë.
Në ujin që konsumojmë përdorim 40% energji elektrike, për pompat. 40% e energjisë shkon për të nxjerrë ujë, afro 30 mln euro në vit.
Eshtë shpenzuar shumë. Jemi si mos më keq, vetëm një reformë rrënjësore, e ngjashme me atë të energjisë elektrike, mund të na japë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i falimentuar, që mbahet në agoni vit pas viti, duke shpenzuar para pafund.
Te lumte z. Kryeminister! Penalizo dere me dere te varferit dhe te mesmit, KRYEHAJDUTET BEJI PRESIDENT.