Biznesmeni Lefter Sota, babai i Orest Sotës, ka bërë gati dosjen me dëshmi dhe prova konkrete, që provojnë se biznesi i tij i nisur qysh në vitin 1992, ka krijuar kapitale përtej disa milionë eurove dhe se pagesa e cila iu sekuestrua të birit, ishte dedikuar për kompaninë që priste paratë në Elbasan.
Sota ka biznesin e importit të hekurit dhe ka qenë po ashtu dhe aksioner banke dhe botues shtypi.
Nga shitjet e aksioneve të tij në Bankën Popullore, ai ka marrë mbi 1 milionë euro fitim të provuar në llogarinë bankare.
Ai po ashtu ka futur në dosjen e dëshmive të tij, gjithë transaksionet financiare që provojnë origjinën e parave të tij.
Por, pjesa më e rëndësishme është se Sota provon dhe ku do t’i dërgonte paratë që iu sekuestruan të birit dhe kush i priste ato.
Burime për gazetën TemA panë dëshmitë e Sotës në telefon, dhe sms-të me të cilat ai ka komunikuar më drejtues të një kompanie në Elbasan.
Ai ka kërkuar prej tyre një person kontakti për të pritur paratë që i biri i tij do dërgonte cash në Elbasan.
Dërgesa do të bëhej për depozitë garancie, për blerjen e mallit në vijim.
Në dosjen që Sota do të dorëzojë në Prokurori, janë sms-të që provojnë negociatat me pritësin e parave, si dhe personin e kontaktit që djali do t’i çonte paratë.
Gjatë rrugës, Orest Sota i ka telefonuar dy herë personit që priste parat dhe ka marrë konfirmimin që po e pret.
Sms e parafundit në telefonin e Sotës është ajo që i biri po i thotë se ka komunikuar me pritësin e parave, ndërsa e fundit është se e ka kapur policia.
Orest Sota ka qenë në makinë me shoferin e tij personal, por ka preferuar të jetë vetë në timon.
Të gjitha këto prova, Sota do t’ia dorëzojë nesër Prokurorisë, si dëshmi se shuma e 850 mijë eurove është e biznesit të tij dhe se i ka të gjitha provat bindëse për këtë.
Te gjitha keto mund te jene te verteta por ky veprim nuk mund te behej nepermjet bankes,
Po ky koqja nuk e di qe te gjith biznesmenet pergjihen dhe policin me siguri e ka lajmeru nje nga pergjuesit(mbase nga prokuroria) qe po qarkulon me para filan makin!
E mbani me shkume tani ju qe ferkonit durt……
??????
Ha ha ha 860000 euro po ja qon personit qe e priste diku .Kemi ra ne halle te madhe sepse kjo tregon se si shitet e blehet droga e kta pshtjellesat thone se eshte enderr.
Që kur jeni bëtë zëdhënës shtypi të familjes Sota?
Ça lajmi është ky? Jo si gazetë po di tellalli i lagjes.
Sa shkruhet këtu, të lind dyshimi se telefoni i sotës ka qënë në përgjim dhe është marrë vesh që po dërgohej një pagesë. Më tej të lindin lloj lloj dyshimesh dhe hamendje.
Po patentat …kshu kot rastesi si kto pagesat e rendomta ne dore.
Ka prova “bindese” eeee?
Po burimin ku I gjeti leket e ka treguar? Kur I terhoqi ato leke nga banka dhe ku I mbante dhe pse I mbante. Si shpjegohet nje biznesman kaq I madhe qarkullonte kaq leke cash dhe nuk kishte merak per djalin qe I rrezikohej jeta per kete shume?
Kjo histori vjene ere kondrabande dhe korrupsioni I madhe.
Po patentat e Sajmirit?
SHKELJE LIGJI KOKE E KEMBE.NUK LEVIZ NJERI ME 1 MILIARDE LEKE JO NE EVROPE PO AS NE BOTE.
AJO KOMPANIA QE DO MERRTE KAPARIN MUND TE JEPTE NR E LLOGARISE BANKARE DHE DERDHJA E LEKEVE BEHEJ BRENDA LIGJEVE NEPERMJET BANKES .KY BISNESMENI KUJTON SE MBULON DIELLIN ME SHOSHE.
IK OR DAKU SE I KE RREZIKU JETEN CUNIT PA E KUPTU SE PER AQ LEKE NE SHQIPRI TE VRASIN DHE POLICET PO TA KA RUJT ZOTI CUNIN .MER 1 GJOBE DHE MOS KOMENTO SE I JEP SHKAK TE PAPUNEVE SI PUNA IME ME TE KAP NE GABIM
Pse nuk i dorxoni tek Suela Zhegu qe esh caktu me bo vetingun e gjyqtarve se ka dhen prova se di ti rruaje eurot, te shemb me injorancen dhe hilet e saj si mashtruse e papame.
undefined
Ha ha ha …po ajo “blerja” tek Kurumi apo u anullua ?! Eh c paske qene mo Saje??? te doli komisariati 6 pa leke. Cdo mafioz keshtu do bente per te shpetuar djalin e vet. Tani mblidhuni dhe merrni vesh kush jua futi se karafila ka plot pazari.
ku eshte lyli, ktimineli berisha dhe gjithe kazani qe i fryne tullumbacet dhe shpifje dhe genjeshtra…keto duhet denuar sa me pare nga vetting-u.
GJITHÇKA tashmë o Shqipëtarë: Loja e njerzve te Berishes dhe Metes (te PD dhe LSI…), dy super-Bandave ne Shqiperi, qe akoma mbahen ne pune (nuk pastrohen, largohen) ne Administraten shtetrore dhe Institucione te ndryshme te shtetit, eshte mese e lexueshme ku, ne vend te Pare eshte Prokuroria, SHISH dhe disa segmente te Policise (megjithse pak). Sherbimi super-kriminal shume i lexueshem edhe per njeriun me te thjeshte ne kete vend, qe gjithe sistemi i Drejtesise me ne krye Prokurorine i bejne familjeve biologjike e politike te Sali Berishes dhe Ilir Metes prej dhjetra vitesh, nuk do me hamendesim se, eshte 100% flagrand cdo ore e dite. Nderkombetaret tashme nepermjet Ambasadave dhe te “tjereve” qe kane ne Shqiperi jo vetem ne Tirane, por dhe ne ato qytete apo zona apo fshatra ku nuk na shkon mendja kurre, e kane marre informacionin e duhur kush jane me çiftin Berisha+Meta (kush punon per keta te Dy dhe me cfare parash punon), deri dhe sa perqind popull i thjeshte, sa intelektuale, sa Prokurore, sa Gjykates, sa Avokate, sa biznesmene, sa Media (keto te fundit rezultojne ne shifren alarmante mbi 99% te kapura e te financuara nga Mafia me boss-a, njerez qe luajne parate e Berishes e Metes, por dhe segmente Mafioze jashte Shqiperise qe pastrojne para krimi ne Median shqiptare). Prandaj: çdo aventure e shpikur sa here i afrohet fundi çftit Berisha+Meta dhe familjareve e bashkepunetoreve te tyre, per Protesta dhe rrezim Qeverie, kur dihet qe populli ka votuar me shumice derrmuese per Qeverine dhe Partine aktuale ne Pushtet, 74 vota vete PS dhe 3 PDIU dhe 1 PSD-Tom Doshi, bejne 78 mandate ne parlament, dojete fundi i pashmangshem i familjes biologjike e politike te Sali Berishes dhe Ilir Metes, edhe pse jane dy me te pasurit, dy Miliarderet, dy hajdutet (si ne Dollare dhe Euro), por dhe dy vrastaret e Shqiperise. Populli me shumice dominuese nuk do i shkoje pas kurre ketyre dy monstrave e perversave dhe familjeve e bashkepunetoreve te tyre (bashkepuntore me bilance edhe kriminale qe fshihen pas emrit te Berishes dhe Metes). Tashme qe nisi zbatimi i pakthyeshem i Reformes ne Drejtesi dhe institucioneve te saj, si Vettingu, OMN, SPAK, BKH, etjera-etjera pas tyre, fundi i dinastive super-kriminale post 1991, Berisha+Meta e do te tjere me ta, eshte per pak muaj mese i sigurte dhe i patolerueshem. Shqiperia nuk di i lihet ne dore më KURRË provincialëve… OK
Po lerini mo keto brockulla, se nuk i ha njeriu…jenne para nga krimi dhe le te denohen qe te gjithe sipas merites dhe pik.!
Po pse o shqipetare e harruat dr mortjen me like floririn ata jan nona e intrigave ,un mendoj qe esht nje kurth i parapregatitur ne presidence ne pd dhe prokurori une si qyretar keshty mendoj por cdo gje ngelet per tu vertetuar uroj qe te zbardhet e verteta sa me shpejt kam dyshim se Llalla eshte ne tave per vete dhe kjo do i ngadalesoj hetimet per faktin qe opozita te kete nje alibi,megjithate ngelet per tu pare.