Vangjel Dule dhe sekreti i Ramës që punon për të tretët!

7 Nëntor 2017, 09:16Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Jo shumë kohë pas Berishës, që zuri në gojë problemin e detit me grekët, në skenë ia behu dhe Vangjel Dule. Me të njëtën frazeologji dhe brenda lojës tipike shqiptare, përfaqësuesi i minoritetit aludoi se kryeministri, po ashtu si në llogarinë me detin, ka vendosur të punojë për të tretët, duke shkatërruar pronat e minoritetit grek në Himarë. Thënë qartë, duket se kryeministri po punon për Turqinë!

Berisha edhe mund të kuptohet, se brenda pasionit të tij politik, që në fund të fundit e ka ndihmuar për të qëndruar në politikë, apo për të mbijetuar politikisht, ka luajtur gjithnjë me variantin e “hedhjes së fuçisë”. Ndërkohë që kundërshtarët e tij i afroheshin një të vërtete lidhur me një problem të caktuar, ai i ngatërronte ata, duke shpikur një problem tjetër, pra i dërgonte në një drejtim të gabuar.

Berisha, siç thashë më sipër, kuptohet. Ka qenë brenda një logjike të caktuar dhe të një taktike personale që, me thënë të drejtën, i ka dhënë jo pak herë sukses.

Po a mund ta luajë dot lojën e Berishës Dulja? Thua prandaj kishe thirrur në ndihmë edhe Nokën?

Problemi ngatërrohet nga pak me gjeopolitikën e lartë dhe natyrisht që është dhe i vështirë për t’u trajtuar, nëse do të ndjekësh logjikën e Dules apo Berishës.

Vija e gjatë bregdetare, apo rruga malore që shkon edhe në Himarë, me të cilën ngatërrohet Vangjeli, është ndërtuar së pari nga të tjerë dhe konkretisht nga ata që kanë ruajtur fillimisht themelet e Shqipërisë, por së pari për interesa të tyret. Këta ishin austriakë dhe italianë. Indirekt kjo vijë mbronte linjat e kalimit tokësor, që nuk lejonin asnjëherë realizimin e ëndrrës ruse për të pushtuar Stambollin apo Cargradin, apo ndryshe, Kryeqytetin e tretë të Rusisë, siç e quan ende me përkëdheli diplomacia e këtij vendi qendrën e vjetër të Perandorisë Bizantine.

Ndërsa Anglia ruante Bosforin apo mbretërimin e saj në dete në të gjithë botën, Austria e vjetër dhe Italia ruanin moskalimin tokësor të Rusisë drejt ëndrrës së saj. Mund të thuash pa bërë ndonjë gabim të madh se kjo strategji antiruse e mbajti gjallë Perandorinë turke njëqind vjetët e fundit të sundimit. Ndryshe ajo do të ishte gëlltitur me kohë nga Rusia që pas fundit të Napoleonit të madh, u bë për gati pesëdhjetë vjet Zoti absolut në Evropë.

Fitoreve të saj kundër një Turqie të mbaruar ushtarakisht, Evropa e Bismarkut dhe e Meternikut i përgjigjej me lëshime tokësore që binin thuajse gjithnjë në kurriz të Shqipërisë. Përfundimi ishte një Greqi e madhe dhe një Serbi e madhe, po në të njëjtin kurriz… Evropa e Meternikut, Bismarkut dhe Anglia e Viktorias preokupoheshin vetëm për moszënien e Bosforit, andaj nuk u hynin në punë tokat e Shqipërisë.

Nuk është për këtë arsye ndonjë çudi e madhe se Shqipëria, ndoshta ashtu si Gjermania e pasluftës së dytë, është nga të paktat vende në Evropë që kufijtë e saj i ka të rrethuara po nga bashkëkombësit e saj. Dhe vetë Vangjeli, po të shohë nga pak historinë dhe jo vetëm fjalimet e tipit OJQ apo gati kishtare, do ta kuptojë thjesht këtë punë.

Nga pozitat e një nacionalisti të vjetër mund të thuash për shembull se ato që Dule ose të tjerë i quajnë toka greke, p.sh. në fshatrat nga e ka ai origjinën, nuk mund të jenë veçse toka të të tjerëve. Sepse ndryshe nuk ka asnjë mundësi që pas këtyre tokave të quajtura të tijat, të ketë prapë vendbanime tipike shqiptare. Mund të jetë thjesht e vërtetë se një pjesë e çifligarëve të mëdhenj shqiptarë në shërbim të Perandorisë turke në pronat që zotëronin merrnin dhe punëtorë të krishterë zakonisht për t’i punuar.

Çështja nuk është këtu dhe nuk është ky qëllimi i artikullit. Gjeopolitika e vjetër, megjithëse funksionon ende, nuk na ndihmon gjëkundi të favorizojmë idenë e Dules, apo Berishës, se Rama punon për një të tretë, që konkretisht është Turqia.

Problemi është shumë më i ndryshëm, e për të kuptuar se për kë po punon Edi Rama, sot në mëngjes, duke vështruar një projekt të Rrugës Tepelenë – Kurvelesh, që ai e postonte në faqen e tij tërë krenari, kupton pse ai është shumë më i thjeshtë.

Një vështrim minimalist jo vetëm i hartës, por dhe një vizite me makinë nga Vlora deri në Sarandë, rrugë e cila kalon edhe në Himarën që po lufton Vangjeli, të thotë se kemi të bëjmë me një nga vendet më piktoreske, apo më të bukura të Evropës apo më gjerë. Në këtë zonë çuditërisht të duket se shijon Zvicrën dhe Austrinë, Italinë dhe Francën apo të tëra bukuritë e Evropës të mbledhura së bashku.

Kemi të bëjmë me një nga asetet turistike më të mëdha, pas atij që ofron Veriu i Shqipërisë.

Për njëzet e pesë vjet ky aset është shkatërruar ashtu si dhe pjesët e tjera të vendit. Himara, që është qeverisur në shumicën e kohës nga vetë minoriteti, ishte katandisur në atë që shohin të gjithë. Rregullimi jo vetëm i saj, por futja në lojë e rrugëve të Labërisë që derdhen po drejt saj, do të thotë t’i japë këtij destinacioni një vlerë shumë herë më të madhe. Vështruar thjesht, do të kishim jo vetëm turizëm detar, por dhe malor dhe akoma më shumë prodhimet e shkëlqyera të zonës së Labërisë, që vërshojnë drejt Himarës.

Kjo lidhje e rrugëve të kësaj të fundit me Himarën, bëhet për herë të parë në historinë tonë dhe natyrisht që shqetëson jo vetëm një pjesë të atyre që luftojnë për të drejta minoriteti, por edhe shumë agjenci turistike. Vendi përballë vërtet është me asete turistike nga më të mirat në Evropë, por kjo pjesë e Shqipërisë e zhvilluar ndryshe nga deri më sot mund të trembë shumë… Kë? Do pyetur Dulja, thua…?

Unë nuk do ta akuzoja atë, siç akuzon ai Ramën. Nëse ai do të luftonte që ato familje minoritare që preken nga plani urbanistik nuk do të zhdëmtoheshin, siç zhdëmtohet në këto raste, atëherë do të isha i pari që do të rrija prapa Dules. Po nëse Dulja do të ishte kundër një plani që shndërron këtë aset, nga më të çmuarit e Shqipërisë, në hiç, do t’i thosha atij se pikërisht ai po punon për llogari të të tretëve.

Po Dulja ka një të drejtë! Rama po lufton për llogari të të tretëve. Duke futur rrugët e Labërisë në lojë, për të shkuar drejt Himarës, ai po fut bashkë me to dhe peisazhin e mrekullueshëm dhe ushqimin po të tillë të kësaj zone, aty ku duhet. Dhe të tretët në këtë rastin e Ramës, nuk janë vetëm banorët e Himarës që quhen shqiptarë, po dhe ata që Dule i quan minoritarë. Kjo është aq e thjeshtë sa nuk meriton asnjë lloj analize.

Po a mund ta shohim si kërkon Dulja, apo Berisha, historinë e zhvilluar si histori gjeopolitike dhe se Rama po lufton për të tretë, pra konkretisht për Turqinë?

Siç e shpjegova gjatë dhe kundër logjikës së një shkrimi normal, gjeopolitika e vjetër vazhdon. Përsëri ëndrrat perandorake dalin nga sirtari. Po Shqipëria ka pak punë me këto ëndrra dhe i zhvillon hesapet e saj gjeopolitike shumë më ndryshe nga sa mendon Dule apo Berisha.

Ky i fundit e luajti “historinë e detit” dhe shumë mendojnë se bëri nga ato shakatë e zakonshme, duke premtuar në një krah se do ta jepte atë sipërfaqe dhe në atë tjetër u përpoq ta merrte nëpërmjet vendimeve të gjykatës. Tamam me ato lloj lojërash bizantine, ku shpiken skifterë dhe pëllumba nga i njëjti personazh.

Kjo lojë mbaroi në fund të fundit siç duhet dhe i përket të tjerëve ta zgjidhin. Natyrisht jo si në kohërat e vjetra, kur Shqipërisë i duheshin hequr copa toke për të kënaqur ambiciet e Carit që kërkonte Stambollin dhe bashkë me të Turqinë. Kjo lojë ka ngordhur dhe nuk mund ta zhvillojë njeri në kurriz të Shqipërisë.

Loja në Himarë është më e thjeshtë dhe sekreti i Ramës akoma më i thjeshtë. Duke riorganizuar një nga asetet më të shkëlqyera të Shqipërisë, nëpërmjet planeve të zhvillimit dhe duke futur rrugët e Labërisë në lojë për herë të parë në historinë tonë, Rama po i shërben vërtet të tretëve. Këta të tretë janë shqiptarët e zonës dhe minoritarët e Dules apo dhe atyre që për hir të pensioneve të dhuruara ndonjëherë vetëquhen minoritarë.

Them se është më i mirë plani i Ramës dhe loja e tij për të tretët, që duket janë të tretë ndryshe nga të tretët e Dules!(Konica.al)

Dule dhe sekreti i Ramës që punon për të tretët!

22 komente në “Vangjel Dule dhe sekreti i Ramës që punon për të tretët!”

  1. Andreas says:

    Shkrim i lodhshem, pa nje linje te rregullt mendimi. Thjesht perçartje alla turka per te justifikuar te pajustifikueshmen; vjedhjen e pronava te himarioteve nga oligarket e qeverise. Mos o lodhni kot! Nga momenti qe edhe Lu edhe ajo kaçurrelsja leshkuqe qe i kane mbajtur ison kryeministrit per çdo idiotesi te ketij te fundit, per çeshtjen e Himares i dolen kunder, te gjithe ata qe vazhdojne kete rruge, perfundimin e kane te njohur!

    1. vezhgim says:

      Kur dhe ku ka ndodhur kjo, mori 300-ëshe!?

    2. Janullatos arxidoglyftis says:

      Epo ti e do greqisht vre beqir i janulles ndryshe nuk nxë

    3. a... says:

      Ore ti tr.p, prishje te 10 -15 barrakave qe ne fund te funit po kompesohen dhe urbanizim te atij katundi qe quhet himare e quan vjedhje pronash nga oligarket ti?!

    4. VL says:

      Shkrim i lodhshem,pa nje linje te rregullt mendimi. Thjesht percatje alla hellass per te justifikuar te pajustifikueshmen; zhvillim e Himares lidhjen me fshatrat e Laberise dhe fundin e hellassve nga ajo zone. Mos u lodh kot! Nga momenti qe edhe Kotzias qe nuk ja ka mbajtur ison kryeministrit per asnje idiotesi,per cesthjen e Himares ne fund e zbuti qendrimin,te gjthe ata qe mendojne se kjo pune e nisur nuk do perfundoje,do kene nje zhgenjim te panjohur per ta.

      1. Janullatos arxidoglyftis says:

        Bythqir i janulles ske pse përsërit veten me llagap tjetër.

    5. Gaqi says:

      O sumcpum te pallofte byrazeri erdogan me jatagan. O mbetje evgjite koopt egjiptian ik se ta leruan meman

  2. Ersekari says:

    Ekselent Nazarko! Sa plakesh aq me i talentuar behesh

  3. Osman Qystri says:

    Plani i zhvillimit te Himares dhe zones se Laberise, nje e mire publike ne sherbim te Shqiptareve. Gjithcka tjeter kunder dhe rrotull tyre eshte politike e ceket, mbi te gjitha antishqiptare.

  4. SHQIPO, EUROPIAN says:

    PBDNJ – NUK ESHTE PARTI PER TE DREJTAT E NJERIUT.
    -Sepse eshte vetem parti per te drejta te anthroposve.
    -Sepse harron plotesisht vrasjet dhe masakrat ndaj shume emigranteve shqiptar ne Greqi.
    -Sepse mohon krejtesisht problemin çam dhe gjenocidin etnik ndaj shqiptareve çam myslyman ne Greqi.

    PBDNJ – PARTI ULTRANACIONALISTE GREKE.
    -Partia Greke Dule asnjehere te vetme ne historise e saj nuk ka shprehur frymen europiane te pergjithshme dhe te reciprocitetit per te drejtat e njeriut ne Ballkan.
    -Partia Greke Dule orvatet me çdo menyre qe intolerancen fetare dhe ekstremizmin fetar te Greqise, t’ia hedhi Shqiperise.
    -Partia Greke Dule nuk respektoi Vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shtetit Shqiptar per pronesine e pallatit te kultures Permet dhe u orvate per pasoje te mbjelle lufte fetare ne Shqiperi.
    -Partia Greke Dule nuk respektoi as Vendimin dhe Institucionin e Gjykates Kushtetuese te Shtetit Shqiptar per kufirin detar ne detin Jon dhe u orvate per pasoje te mbjelle anarki ne Shqiperi.
    KOMENT I SHKRUAR PERPARA 4 VJETESH NE GAZETATEMA 2013.

  5. spartaku says:

    Bravo zoti Nazarko! Vangjel Dule kerkon te peshkoi ne ujrat e turbullta te Berishes,por nuk ka pe t’ja arritur dot.Edi Rama eshte i mençem dhe di te veproi,te ecin perpara.Ai e do Himaren,dhe patjeter do t’a beje te bukur ate qytet per te gjithe shqiperine.

  6. Tralala says:

    Andreas, shkrimi eshte i qarte por jo per ty. Rama po lidh me rruge Laberine me Himaren. Labet do zbresin ne bregdet per plazh dhe per shitjen e produkteve, himarjotet do ofrojne lokalet dhe detin per te fituar kurse te huajt pasi kane shijuar reren dhe detin e mrekullushem te Himares do marin rrugen per te pare kurveleshin, per te kaluar ne Tepelene e me pas ne Gjirokaster. E gjithe kjo perkthehet ne zhvillim dhe turizem. Ti cfare nuk kupton ketu?

    1. @autori says:

      Asnje nuk eshte kunder rrugeve me te mira qe lidhin Himaren me Laberine, Vloren, Kurveleshin , etj. Por kjo nuk ka lidhje me persiatjet e Nazarkos per te justifikuar Ramen ne konfliktet qe ka krijuar me banoret autoktone te Himares. As me konkluzionet gjeopolitike te coptimit te Shqiperise nga Fuqite e medha. Per ti treguar Nazarkos se jo vetem me Shqiperine qe nuk ka pasur shtet, kane ndodhur gabimet qe dihen (Kosova, Plava,Gucia) por edhe me Greqine ka shembuj qe kufijt nuk jane percaktuar e ndare sipas popullsive perkatese. Kemi Pogonin e Shqiperise (disa fshatra teresisht me etni greke) dhe Pogonin e Greqise, qe jane te ndare nga njeri tjetri gabimisht dhe pa aresyet gjeopolitike te Nazarkos. Historia eshte ajo qe ka ndodhur, jo vetem me Shqiperine, por edhe me shtete te tjera ne Europe e ne bote, per te cilat jemi deshmitare edhe sot e kesaj dite. Ne jemi shtet i vogel, i krijuar nga te medhejte dhe duhet te ruajme dhe administrojme sipas parimeve europiane territoret dhe pronat tona.

  7. gerta says:

    shume dakort me ty Nazarko
    rrofshin shqiptaret

  8. gerta says:

    shume dakort me ty Nazarko
    rrofshin shqiptaret

    Postojeni se po e them per here te pare
    edhe po s’ju pelqeu

  9. gerta says:

    I shenova ore
    botoni ne menyre selective ju

  10. Baxhanaku i Gerdecit says:

    Shpetimi nuk eshte mire me shendet mendor…..boll te lexosh kete palo shkrim.Shume i dobet!

  11. Alban Dega says:

    EDI RAMA PO PUNON PER TE PARET

    Edi Rama po punon per shqiptaret !
    Edi Rama po punon per te bere shtet !
    Shtet pa impunitet!
    Shtet ligjor per shqiptaret dhe minoritaret!
    Shtet ku katundari me i larget dhe Edi Rama,
    ku imigranti shqiptar ne Wellington apo
    Alaska dhe Presidenti i Shqiperise te jene
    te barabarte para ligjit, sic jane edhe para Zotit !
    Ky eshte qellimi i jetes sime, pat deklaruar
    Edi Rama qysh diten e pare kur shqiptaret
    i dhane besimin dhe zemren bashke me
    voten e 23 qershorit 2013 !
    Po e mban fjalen !
    Nuk jam as ushtar e as bythelepires i Edi Rames
    e askujt tjeter por vetem i Atdheut tim qe e shoh
    dhe jam i bindur se po e do te behet shtet sic e
    enderruan te paret, sic e projektuan rilindasit,
    sic e duam ne shqiptaret !
    Nuk eshte as bashkevendasi im Sali Berisha, as
    bashkekombasi im Edi Rama e askush tjeter qe me
    bashkon me memedheun tim !
    Eshte Shqiperia qe rrenoi, qe sakatoi, qe zhberi
    si shtet e si popull, qe e plackiti, qe e dogji dhe
    poqi, qe e beri Gerdec e Kandahar,qe e ekzekutoi
    me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e
    Kombit, qe shiti tek Kali i Trojes e tek Milloshevici
    bashke me armet e bashke me naften, bashke me
    Kosoven jo vetem ne 94 por edhe me grushtin
    klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, Pinoceti ( keshtu
    e kam quajtur live drejteperdrejte me 21 janar 2011
    ne Hufting Post me mbi 100 milione lexues vetem ne
    SHBA UK, Australi e Kanada e tek Tema e Mero Bazes)
    Esat Pashe Toptanit te Otrantos e Zerves se 2 nentorit
    2017 ne Kuvendin e Shqiperise qe me ndau
    perfundimisht me Sali Rame Berishen !
    Eshte Shqiperia qe duam qe me bashkon me Edi
    Ramen dhe cilindo qe punon, qe vepron, qe
    sakrifikon, qe ka si qellim te jetes se tij SHQIPERINE
    QE DUAM !

  12. Fatmiri says:

    Pershendetje Nazarko!Kur isha student ,nji nga pedagoget e tirte frazen dhe e bente kaq te ngaterruar ate qe duhet te na thoshte , sa ne nuk kuptonim asgje ; Ne dallim nga ky kishim nji tjeter , qe fliste kaq thjesht , kaq qarte sa ne qe ne auditor thuajse e kishim pervetesuar leksionin .Kur lexova shkrimin tend mu kujtua Ai pedagogu im , mund ta thosha edhe emrin e tij , por per ty eshte i pa njohur dhe nuk ka rendesi po per mua ka aq shume sa nuk e kam harruar dhe prandaj e krahasova shkrimin tend me leksionet e pedagogut tim te nderuar ;te qarta te thjeshta te kuptushme qe rrenjosen ne kujtes dhe te ngjallin kenaqesi dhe optimizem .Per shkrime te tilla kemi shume nevoje.Mos u trishto nga ata qe nuk duan te kuptojne.
    Te pergezoj per shkrimin por edhe bisedat e kendeshme ne studiot televizive.Fatmiri

  13. Arjani says:

    Nazarko mjaft i mbajte ison drogaxhiut dhe zionistit edvin rama.

    Ne radh te pare pronat ne himare nuk jane kopmensuar , por jane dhene per nje cope buke. Do I nxjerrin prostituta vajzat keta himariotet qe jane kopmensuar me nje cope buke?

    Jam dakord me plane rregullimi, por keto plane behen me aprovim te popullsise qe ka pronat dhe behen invstime qe nuk i lejne njerezit pa buke sic Ben rama qe mund ta coje deri ne shpopullim himaren me keto ” investime”.

    Gjithashtu meso termat e sakte, Perandori Osmane ( me 42 kryeministra shqiptare) dhe Perandoria Romake e Lindjes , e themeluar dhe drejtuar per 200 vite nga perandore Ilire.

    Termat “turk” dhe ” bizantin” jane terma te huaj dhe te shpikur qe nuk korrespondojne me realitetin e kohes, sidomos termi bizantin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje