Monika Kryemadhi: Kush e sajoi ‘vrasjen’ e Tom Doshit nga Ilir Meta dhe raporti im me Ramën dhe Bashën

7 Nëntor 2017, 09:09Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka folur mbreme në emisionin Debati ne Channel One.

Ajo ka rrefyer emrat e atyre qe sipas saj sajuan skenarin per vrasjen e Tom Doshit.

Sipas saj, ky skenar u sajua nga Rama dhe Tahiri, për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën.

Kryemadhi flet per marredheniet me Ramen, i pergjigjet pyetjes per Bashen dhe si e vlereson ajo Ilir Meten.

Për çështjen “Doshi”

Skenarin për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Saimir Tahiri dhe disa oligarkëve të tyre që shtronin dreka dhe darka. Ky skenar u hartua për të zhvendosur vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe për të sulmuar Ilir Metën. Prej disa muajsh u morën me çështjen Doshi. Dritan Prifti ka qenë segmenti i fundit i kësaj historie. Unë shpreh Zoti ia çoftë shpirtin në parajsë! Është përdorur për të krijuar boomerang për ta kthyer në një konflikt personal mes zotit Meta dhe tij. Por ka një fakt, gjatë kësaj kohe u bënë koncesionet në shëndetësi. U ngri reforma në drejtësi. U ngrit grupi i ekspertëve që nuk kishin asnjë lidhje me reformën në drejtësi. U bën disa veprime që patën kosto në shpatullat e shqiptarëve. Të gjithë kanë harruar që në korrik Tom Doshi pati një përplasje të fortë me Saimir Tahirin dhe pas kësaj ndodhi çështja e ashtuquajtur me Metën. U kam thënë edhe në prokurori që e gjithë kjo nuk ka asnjë llogjikë.

Monika Kryemadhi për qeverinë “Rama 2”

Edi Rama i ka mbrojtur të gjithë problemet me LSI. Pera Ilir Meta ka qenë një antiplumb për të. Pra ka qenë mburoja antiplumb. Qeveria Rama 2 është zënë kaps. Niko Peleshi i vetmi që vlerësoj në qeverinë Rama 2. Ai është njeriu më i përgjegjshëm që ka Edi Rama. Më vjen keq që ministrisë së Bujqësisë i kanë lënë më pak fonde se sa nga koha kur ishte Panariti. Qeveria vetë është krimi i organizuar.

Monika Kryemadhi për marrëdhëniet me Edi Ramën

Unë kam që në vitin 2015 që nuk komunikoj me Edi Ramën. Ai e ka mbrorjtur LSI për të fshehur zullumet e tij. Pas rrëzimit të sistemit komunist Shqipëria ka 9 kryeministra. Tëgjithë kanë patur sukseset e tyre, gabimet e tyre e deri faje. Por një gjë është e habitshme. Asnjë prej tyre, përveç Edi Ramës nuk është ulur në tavolinë me kriminelë. Edi Rama ka thyer rregullin, është ulur në tavolinë me kriminelë dhe mafiozë.

Monika Kryemadhi për Linda Ramën

Unë kam marrëdhënie normale me Lindën. Përpara disa ditësh u përshëndeta me të. Unë e vlerësoj atë për profesionin e saj që ka. E mirëkuptoj për pozicionin e vështirë që të jesh bashkëshortja e zotit Rama. Por në atë që ajo përfaqëson si individ unë e vlerësoj dhe e respektoj.

A i besoni Lulzim Bashës zonja Kryemadhi? Kam parasysh që bashkëshorti juaj, presidenti i republikës është shrehur se ai të gënjen edhe për orën.

Kryemadhi: Unë nuk pyes as Metën dhe as Bashën se sa është ora.

Monika Kryemadhi për koalicionin në pushtetin lokal

Ne do bashkëpunojmë në nivelin lokal sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme se një krizë politike që mund të bëjmë ne. Nëse PS sjell në kuvend statusin e minatorit, unë si LSI do ta votoj.

Monika Kryemadhi për Ilir Metën

Kur jam në krevat me Metën nuk flasim për politikë, por flasim për fëmijët dhe dashurinë tonë. Ilir Meta është shtetar i paparë. Ai zbaton vetëm ligjin. Ilir Meta do të jetë një nga presidentët më rracionalë që ka patur Shqipëria. Filozofia që ka ngritur Ilir Meta është filozofia e mbajtjes së fjalës së dhënë.

Monika Kryemadhi për LSI

Pozicioni në opozitë i shërben LSI-së për të bërë katarsis. LSI e vetmja parti që ka bërë transparente fondet e saj.

3 komente në “Monika Kryemadhi: Kush e sajoi ‘vrasjen’ e Tom Doshit nga Ilir Meta dhe raporti im me Ramën dhe Bashën”

  1. Mamurrasi says:

    Çfare na thua per viziten qe i beri Ilir Metes ne zyre nje nga vellezerit e Mhill Fufit?!! Se atehere u tha se ne shenjester ishte edhe Mhill Fufi!!

  2. Fatosi-kosove says:

    Edhe pas kesaj deklarate Monika thot se eshte njeri!!!!
    Po kush eshte ai qe eka harruar skandalin doshi-meta moj e ururar,apo mbaje syze ateher dhe ke ngaterruar sali berishen me Tahirin e Ramen,po e gjithe bota u turperua nga fjalori i sali berishes ateher e vartesve te tij per kete skenar,e qe u pa hapur se ishte evtem per te shkaktuar konflikt dhe te arrije qellimin qe permes prishjes se koalicionit te vie en pushtet kryeministri i lazaratit e qe zevendes i tij ishte burri yt,sikur paske harruar monike kur meta qirrej ne kuvend se do filloi luften me sali berishe e lul abshen e tash ti i vlereson ata,askush nuk dyshon pasi dihet se ska kriminel ne bote qe nuk vlereson kriminelin pasi i lidhe qellimi,ndoshta te kujtohet millosheviqi ishte mik i madh dhe vlla per sali berishen e lulin,siq ishte edhe per putinin,gadafin,asafin,sadamin e shum kriminel te tjere,prandaj besoi shume se as meta nuk eshte befasuar nga jashqitjete tua.

  3. harillaqi says:

    Moj kurve mutit! Per vrasjen e Tom Doshit u tha ne fillim nga Basha dhe Berisha,se,Meta kerkon te vrase Doshin,si ka mundesi qe tani ti moj zuske na nxier skenar te bere nga Rama dhe Tahiri? Mos vall te kane ikur trute te dhit e Burrit tend ne Skrapar? Ti qenke palaço gua,se ti simpatizon ata qe te kane share ty dhe burrin tend,e si kane lene gje pa thene.Kesaj i thon si ajo anekdota qe, ” per inatin e vjerres do fle me mullixhin”.Zhduku moj palaço,se do perfundosh keq ne zgjedhjet e ardheshme me kete gjuhe te poshter qe po perdore.Shko puthu me Berishe,se me pleqet te pelqen ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje