Pasi marrin 2 mijë lekëshin, deputetët e PD-së largohen sërish nga Komisionet

7 Nëntor 2017, 11:21Politika TEMA

PD ka braktisur sërish seancën në Komisionin e Ligjeve.

Shkak për braktisjen e sallës është mbrojtja, që sipas PD-së, mazhoranca po i bën krimit.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka replikuar me kreun e komisionit, Ulsi Manjën.

“I garantuat vetes imunitet gjyqësor. Ligjin çojuani Habilajve për konsultim”,tha Bylykbashi.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja iu përgjigj se opozita e ka retorikë politike ligjin kundër korrupsionit.

“Këtu nuk është vendi për konferenca shtypi.

Ligjin kundër korrupsionit opozita e ka vetëm retorikë.

Ligjin mund t’ja çojmë kryebashkiakut të Mallakastrës” tha Manja.

Deputetët e PD-së kanë zgjedhur si strategji që të shkojnë vetëm në fillim të mbledhjeve në Komisionet parlamentare për të regjistruar emrin, në mënyrë që të marrin 2 mijë lekëshin, dhe më pas të largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje