Partia Socialiste ka depozituar sot një kërkesë në Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të PD-së në Mallakastër, Agron Kapllanaj, pasi ai rezulton i dënuar në Itali me 2 vjet burg dhe 200 euro gjobë për vjedhje.
49 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar Kushtetueses pak ditë pasi këtë kërkesë e rrëzoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga selia e kësaj partie, deputetja Klotilda Ferhati tha se përpara kësaj paligjshmërie PS-ja ka vendosur t’i drejtohet Kushtetueses.
“Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin”– tha ajo.