Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Akademiku Gudar Beqiraj ka dhene sot doreheqjen.
Vendimin e tij ai ka bere publik edhe presidentit Ilir Meta gjate takimit qe ka pasur sot me të.
Sipas njoftimit per shtyp nga Presidenca, thuhet se u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.
Njoftimi zyrtar:
Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.
Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.
Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.
Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.
AKADEMIA E SHKENCAVE ESHTE KTHYER SI QENDER SOCIALE. KU MARRIN VETEM RROGEN POR ASNJE REZULTAT SHKENCORE. SHPENZOHEN MILIONA, SI FIRM PIRAMIDALE. BRAVO RAMA PER KETE VENDIM.
Akt qytetar tani qe s’ka leke.
Pse nuk ishte qytetar kur u zgjodh e u rizgjodh?
Pallavra skraparllinjsh.
Besoj se tani e ka radhen per Kryetar Prof i nderuar dhe respektuar ne rethet akademike dhe universitare, njeriu i punes Jorgaq Kacani. Njeri punetor dhe i palodhur. Votojeni dhe sdo mbeteni te zhgenjyer. Kimi po pret pas dere…
Po cfare kontributi dhe roli ka dhene ky derdimen? A te duket ky njeri si akademik, dhe madje si kryeakademik?
Ky eshte nje uzurpues, sikurse edhe Sali Berisha qe uzurpoi gjithcka mbasi erdhi ne pushtet. Edhe ky eshte servil i Sali Berishes, dhe asgje tjeter.
Bravo z. Rama,
presioni yt dha fryte. Njerez parazite, pseudo shkencetaret korridoresh dhane doreheqjen nga drejtimi i akademise.
Tani te lutem z. Rama, inicio/inkurajo nje debat per akademine.
Per mua, me mire te mos kete fare – bota perendimore kryesisht nuk ka. Parate e akademise coji ne institute, apo katedra.
Por ama, shtrengo mekanizmin e llogarise per krijmtarine shkencore.
Urime ne kete pune te veshtire, ne kete gjendje vajmedeti ku e solli saliserbi vendin tone.
Ky Gudar Beqiraj eshte per Akademine e Shkencave i barazvlefshem me Vebi Alimucen per biznesin.
Njeri me fytyre e keqe se tjetrin.
Nje hajdut me pak per Akademine.
Bravo. E meriton te zgjidhet Nen kryetar
hajde akademik, hajde … qoftexhi