Kreu i qeverisë Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim për shkrimtarin Kasem Trebeshina, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe lejomëni të ndaj me ju trishtimin për ndarjen nga jeta të Kasëm Trebeshinës, një njeriu krejt të posaçëm, shqiptar kokëfortë si pakkush dhe i fortë si më të rrallët e këtij vendi në mbrojtje të lirisë e të ideve të veta, të cilin pata fatin ta njoh në kohën e ndërrimit të epokave, kur i thoshte të vërtetat e veta me mprehtësinë e një shpate të pathyeshme?
Ndjesë dhe një ditë të mbarë të gjithëve.