Si u lirua ish-zv.drejtori i Hekurudhës, koka e bandës së kokainës në Itali: Me personalitet të mirë, s’ka rrezik të...!

8 Nëntor 2017, 08:52Kronika TEMA

Ish-zv.drejtori i Hekurudhës, Artur Mahmutaj, është arrestuar në Itali, si një prej drejtuesve të një grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut.

Mahmutaj u lirua nga Gjykata e Durrësit në mars të vitit të kaluar, pasi qëndroi 3 muaj në burg si i dyshuar për kultivimin e përpunimin e kanabisit në një laborator të sofistikuar, që rezultonte në pronësinë e tij.

Ndonëse në arsyetimin e vendimit të datës 3 mars 2016, Gjykata shprehet se Mahmutaj është një njeri me personalitet dhe nuk ekziston rreziku që të largohet, ky arsyetim i drejtësisë shqiptare, nuk rezulton i mirëmenduar, shkruan Panorama.

I dyshuari jo vetëm që është larguar jashtë Shqipërisë, por ka sofistikuar tregtinë e drogës, nga kultivimi i hashashit në laborator, te trafiku ndërkombëtar i kokainës me kontenierë nga Amerika e Jugut.

Arrestimi i 37-vjeçarit Artur Mahmutaj, u bë publik nga të gjitha mediat italiane paraditen e djeshme.

Ai, bashkë me një tjetër shqiptar, 38-vjeçarin Besnik Dauti dhe tre italianë, u arrestuan për trafikimin e një sasie prej 77 kg kokainë të pastër.

Ndërsa, sipas Guardia Di Finanza që realizoi operacionin, dy shtetasit shqiptarë ishin organizatorët e trafikut ndërkombëtar të drogës.

 

1 komente në “Si u lirua ish-zv.drejtori i Hekurudhës, koka e bandës së kokainës në Itali: Me personalitet të mirë, s’ka rrezik të…!”

  1. lili says:

    Tash duhet te hetohen gjyqetaret qe dhane vendimin per lirimin e tij.Paret.Sa moren ….te hetohet pasuria e tyre tash…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje