Në një kohë kur prokuroria e Krimeve të Rënda është përqendruar tek dosja “Habilaj” dhe implikimi ose jo në këtë grup kriminal i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga ana tjetër njësia antikorrupsion pranë kësaj prokurorie ka nisur hetimin pasuror ndaj Tahirit, Oresti Sotës, vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë të implikuar nga në këtë dosje.
Ndaj Tahirit prokuroria ka ngritur akuzën e trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv.
Këto dy vepra penale bëjnë që Tahiri të jetë subjekt i ligjit për hetimin pasuror.
Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo. Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.
Pyeten dy financierët
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në prokurori është pyetur për llogari hetimit dhe kryefinancieri i kompanisë ”Kurum”.
Ai ka pohuar se sasia prej 863.100 euro nuk ka qënë për llogari të tyre dhe se ai s’ka pasur asnjë dijeni se këto para ishin parapagesë. Financieri ka treguar se nuk kryejnë asnjë transaksion cash, që e kalon shifrën 150 mijë lekë të vjetra.
Po ditën e djeshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda është pyetur dhe administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykata e Tiranës për kompaninë Kurum. Lindita Kikino ka shpjeguar se s’ka pasur asnjë dijeni për këtë superpagesë kash.
Në dëshminë e saj Kikino ka rrëfyer se në cilësinë e administratores mbikëqyrëse të financave të kësaj kompanie në asnjë moment nuk ishte informuar për një super pagesë të tillë.
Kikino ka shpjeguar se të gjitha transaksioner kryhen me bankë dhe e kanë të ndaluar rreptësisht që të kryejnë pagesa kesh, të cilat kalojnë shumën prej 150 mijë lekë të vjetra.
Kurmi duhet te ndiqet penalisht,ne nje ane shpall falimentimin nga ana tjeter merr pare duke bere evazion fiskal. Tani bejne sikur nuk dine gje,turkoshaket,
me qense ti e dike shko deshmo edhe shpetoje soton, por duhet ta dish si do pagusheshin paret kur orari i punes kishte mbaruar edhe zyrat ishin krejta mbyllur
Kurum o Turko Kurum, të erdhi edhe ty fati të trokiti në derë, duhet të derdhesh pak edhe ti, se ke lënë gjurmë, shumë gjurmë, Biseda Telefonike me Sotat. Kështuqë mos na u hiq i Virgjer se Paraja Cash të ka Çvirgjëruar me koh.
Prokuroria filloj hetimet per Sajen , po per cez?? kur ?? apo e thame ne 36 gusht ………… prokurori = rumpalle , drejtesi = kopesh femijesh , dhe si perfundim shtet vari karin……….
ceshtja CEZ ka 3 vjet po hetohet, edhe edi ti ku esh demi i CEZ?
Germo Tare, germo………………………
PROKURORIA ESHTE PER TU GJYKUAR E PARA DHE TE TJERET NE TE SEMES TE SHKOJNE .