Operacion masiv në Greqi, 25 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

6 Nëntor 2017, 18:03Kronika TEMA

Një operacion i gjerë anti-drogë është zhvilluar nga policia greke, si rezultat i të cilit kanë përfunduar në pranga 25 persona. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për 21 shtetas grekë dhe 4 shtetas shqiptarë.

Mësohet se shtetasit grekë janë të moshave nga 22 deri në 67 vjeç ndërsa shqiptarët 22-32 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge në Thesalia.

Po kështu gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 8 kg marijuanë, 619 gram kokainë, disa armë e 14 makina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje