Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se ka goditur një person me vdekje kur ishte adoleshent.
“Në moshën 16 vjeç kam vrarë dikë”, tha ai në qytetin vietnamez të Da Nang, ku po merr pjesë në një samit rajonal, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe arsyeja pse kishte bërë një veprim të tillë, sipas tij, ishte vetëm sepse ai e kishte shikuar.
Zëdhënësi i tij më vonë tha se komentet e tij ishin “në shaka”.
Duterte kishte thënë më herët se ka vrarë të dyshuar për krime si kryebashkiak i qytetit të Davao.
Udhëheqësi filipinas po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), së bashku me udhëheqësit rajonalë dhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ai ka kryesuar një goditje masive kundër krimit në Filipine, të cilat kritikët pretendojnë se minon të drejtat themelore të njeriut.
Duterte ka inkurajuar vrasjet jashtëgjyqësore të atyre që përfshihen në tregtinë e drogës dhe tha se ai do të ishte “i lumtur për therjen” e tre milionë të varurve nga droga në vend.
po ti mor burre nga veprimet qe paske bere, I bie te jesh shqiptar.
Une njoh shume ne Shqiperi qe kane vrare per kete gje. Vetem ketu nuk eshte çudi asgje.
Sigurisht qe fjalet e tij jane egzagjeruar. Por nqs nje udheheqes i ri shqiptar vjen ne pushtet dhe thote se te gjithe drogaxhinjve, perdhunuese etj kur ti arrestojme do u veme nje karote te madhe ne by… 90% e shqiptareve do e mbeshtesin. Ky eshte realiteti, kurse nje pakice qe jane kelyshat e Sorros do bertasin per te drejtat e njeriut apo gjuhe jo te pershtateshme. Pra demokracia ne realitet eshte per pakicen jo shumicen. Duterte eshte shume popullor jo vetem se thote te verteten po gjithashtu ben ate qe thote. Do ishte kenaqesi te kishim edhe ne nje udheheqes te tille.