VIDEO/ Vizita e Ramës me Hahn në Vlorë, çfarë fiksoi kamera e lirë

10 Nëntor 2017, 08:40Politika TEMA
VIDEO/ Vizita e Ramës me Hahn në Vlorë, çfarë fiksoi

Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn zhvilluan dje një vizitë në qytetin e Vlorës, ku inspektuan “Lungomaren”.

Rama e Hahn u shoqëruan në këtë vizitë edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Ata u pritën nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve lokale.

Rama dhe Hahn inspektuan punimet për “Lungomaren”, projekt i cili është financuar nga Komisioni Europian, si dhe ndanë tre çmimet për maketet më të mira të cilat do kthehen në vepra arti përgjatë Lungomares.

Nje pjese nga pamjet e vizites se djeshme ne Vlore me komisionerin Hahn ka zgjedhur kryeministri Rama si urim per nje dite te mbare per gjithe shqiptaret.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kamera të lirë të një pasditeje fantastike dje në Vlorën e rilindur, ju uroj një ditë të bukur ?”- shkruan kryeministri. 

4 komente në “VIDEO/ Vizita e Ramës me Hahn në Vlorë, çfarë fiksoi kamera e lirë”

  1. Zak says:

    E kemi pare Vloren. Po per Durresin cfar po ben? U shkaterruan edhe ato pak gjelberime qe ishin. E ka fjalen per hyrjen ne portin e Durresit qe u bunkerizua me ate ndertim skandaloz!

  2. drita says:

    hajde Kim Jong Ul aty, diksuhq e bredh me vrap, te tjere qe luajne me zor, ca bejne sikur kane dale per xhiro…ne horizont duken gomone me kanabis ne ikje…A ju shplaft nje mortje o sahanlepires…or vemje,…turp

  3. nina says:

    RRESPEKTE PER PUNEN E QEVERISE… KESHTU TE BEHET E GJITHE SHQIPERIA.. BRAVO…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje