Po, është kazan! Pse Edi Rama ka të drejtë në ashpërsinë e tij ndaj medias

11 Nëntor 2017, 10:41Blog TEMA

Cilët janë “të zemëruarit” me Ramën , nga ish-miqtë e tij nervozë që duan favore e sajdisje, tek pronarët e mediave që bëjnë të revoltuarin nga vilat luksoze të ngritura me paratë e flirtimit me politikën.

A është beteja politike me Ramën, ajo që duhet të bëjnë sot “të zemëruarit”  për kazanin? Apo beteja për rikthimin e vlerës së Fjalës dhe analiza e pyetjes: Pse publiku shqiptar nuk beson më tek mediat?

Nga Bedri Islami

Një diskurs i shefit të qeverisë Edi Rama për mediat zgjoi demonët e fjalës. Në të vërtetë asgjë nuk ishte e re në fjalën e tij, madje kishte rënë disi ai toni i ashpër, disi nëpërkëmbës dhe përçmues i Ramës ndaj botës së mediave, të cilën ai shpesh herë, e përmbledh në një kazan mediatik.

Kundër fjalës së Ramës u ngritën analistë, gazetarë, portale, shefi i opozitës dhe opozitarë të tjerë. Do të vazhdojnë të bëhen debate, do të hapen rrjedha të tjera, por nuk është bërë dhe me sa shihet nuk ka për t’u bërë ende pyetja e vetme e duhur: A kanë më vlerë fjalët tona?

Pra, a ka vlerë ajo që përcillet në media, sa është e besueshme ajo, pse njerëzit po largohen gjithnjë e më tepër nga ajo që është thënë në media; përse ka një largesë të besimit ndaj fjalës, deri në absurdin e pamenduar më parë?

Në të vërtetë, edhe pa fjalën e Edi Ramës, që është vetë një njeri i medias, fjala po bie gjithnjë e më tepër në vesh të shurdhër. Njerëzit po largohen nga fjala, sepse prej shumë kohe nuk e besojnë më atë.

Në median e shkruar apo vizive, në portale e debate pa fund, në këto vite, vrullshëm, janë hedhur aq shumë akuza e kundërakuza, janë bërë përleshje mediatike të pangjara, faktet janë marrë si letër higjienike dhe të rremet janë sjellë si të vërteta.

Sikur në një të dhjetën e saj të kishin ndodhur në një vend të Bashkimit Evropian, do të ishte bërë qameti, do të ishin mbledhur me urgjencë prokurorë e hetues, çështjet do të shtroheshin deri në nivelet më të larta të shtetit dhe, deri sa gjërat të zbardheshin plotësisht, askush nuk do të ishte i qetë. Dhe, pas tyre fjala do të mbetej e besuar. Tepër e besuar.

Sepse askush nuk guxon t luajë me fjalën, pas së cilës është një fat njeriu, një jetë, e cila nuk mund të shkatërrohet vetëm se ashtu ia do qejfi dikujt në media apo politikanit X që të ka premtuar mbështetje financiare kur të vijë në pushtet e kujtdo tjetër që herë tinzisht e herë haptas e shkel si pa të keq vijën e kuqe të besimit publik.

Mëria që pushton një pjesë të mediave pas diskursit të Ramës do të ishte e natyrshme, nëse vetë ajo do të ishte e përgjegjshme dhe shefi i qeverisë i papërgjegjshëm. Ndodh e kundërta. Ne ia japim vetes të drejtën ta shpallim atë vjedhës, i droguar, kriminel, bandit, drejtues bandash,…nuk më vijnë ndër mend sharjet e pafund ndaj tij, dhe, ndonëse nuk hedhim as një investigim për atë që akuzojmë, jemi të qetë, biem të flemë rehat, sepse askush nuk do të merret me ne. Arsyeja: shtypi i lirë, media e lirë, fjala e lirë.

Po le të marr një shembull hipotetik. Njëri ndër linçuesit e Ramës është një ndër miqtë e tij të dikurshëm, Zheji. I mençur është. Ramën e ka lakuar në të gjitha krimet dhe në të gjitha rasat. Gjithnjë pas një mburoje…ka zëra se…ka të dhëna se… mendohet se…Duke hipotekuar, sipas kësaj tradite, të marr guximin e të them se, për shembull , ka zëra se Zheji ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk e besoj se ka qenë, se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja dhe nuk e besoj se ka qenë, se ka abuzuar rëndë me fondet kur ishte drejtor i Përgjithshëm i RTSH, dhe nuk e di nëse ka qenë e vërtetë…

Po sikur, edhe ai, një ditë të bukur të thotë për ish shefin e tij, Çili se, ka qenë kështu e ashtu…po sikur në këtë valle të futen të gjithë ata që nga miqësia e dikurshme me Ramën janë kthyer në armiqtë e tij, dhe këtë fjalë, armiq, nuk e përdor në vend të fjalës kundërshtar, sepse kundërshtarë nuk janë…çfarë do të ndodhë.

Nuk e besoj se ka ndonjë ndjekës të programit Opinion, që nuk e di, ende pa filluar programi se çfarë do të thonë Marku, Fahriu, Hoxha, Zogaj, apo ndonjë analist i “krahut tjetër“. Nëse dihet që pa nisur, atëherë cila është vlera e fjalës?!

Nëse kaq shumë ngjiremi për një diskurs, më shumë politik se sa medial të Ramës, pse heshtim kur pronarë të mediave, edhe pasi kanë fituar miliona nga qeveria nuk i paguajnë gazetarët e tyre, kur shkelen të gjitha rregullat e etikës dhe profesionit, kur ende nuk ka një përkufizim të qartë kush është gazetar e kush jo në morinë e fytyrave që gëlojnë ekraneve, etj etj

E cilët u zemëruan më shumë me fjalën e shefit të qeverisë? Dy palë:

Ish – miq të tij të ngushtë, me të cilët ai ka qenë dikur pjesë e lirisë së mediave dhe tani, ndoshta nervozë a xhelozë për rrugën që ndoqi miku i tyre i dikurshëm, u bënë të kundërtit e tij. Shfaqen të zemëruar edhe ata që mund të quhen bosët e mediave, që, ndryshe nga kolegët e tyre, njohin vetëm majën e asaj që është arritur përmes përkuljes së fjalës dhe shkatërrimit të besimit ndaj saj. Këta zemërohen apo bëjnë sikur zemërohen nga vilat luksoze.

Ajo me të cilën duhet të merren këta njerëz të medias, nëse duan vërtet të merren me atë që ka rëndësi është drama e fjalës, fakti që publiku nuk po e beson më median. Kur të rifillojnë të na besojnë nuk ka shef qeverie, që mund të thotë se media është kazan mediatik.

Kur abuzon me të drejtën, ajo kthehet kundër teje, është njëri ndër ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe ndoshta pikërisht nga kjo fillesë e respektit ndaj fjalës duhet nisur për të thënë atë të vërtetë, të saktë dhe pa dhimbje, e cila të besohet nga njerëzit.

Shteti shqiptar ndërkohë duhet të ketë një ligj të saktë se ku është liria jote, qoftë si gazetar, qoftë si njeri, dhe ku mbaron ajo, dmth ku cenon lirinë time.

Ditë më parë, një mik i imi vjenez, njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, më pyeti përse shkruaj herë pas here tek DITA. Cili ishte shkaku? Ka vetëm një arsye, i thashë. Asnjëherë nuk i kanë ndërprerë apo, ruana zot, ndryshuar shkrimet e mia. Dhe, pikërisht pse ka ndodhur kështu, jam i pranishëm.(Dita)

18 komente në “Po, është kazan! Pse Edi Rama ka të drejtë në ashpërsinë e tij ndaj medias”

  1. Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

    S’jam gazetare,por media (e të gjitha llojëve), është kazan me ?.
    Por ,jo të gjithë gazetarët janë të tillë.!
    POLITIKA, është kazan me ?.!
    Por jo të gjithë politikanët.!(shumica)
    Shoqëria jonë ,është e sëmurë, por jo të gjithë.Kemi nevojë për doktor,por jo të gjithë janë të mirë.!
    Mbase?(doktor VETINGU), do jetë i aftë të kurojë shoqërinë tonë .!
    TË SHPRESOJMË?? Ndihna ZOT!!!????

    1. Edkari says:

      Edi Rama nuk ka te drejte por dhe faj nuk mban.
      Arsyeja eshte se nuk mund te mbaje pergjegjesi
      nje njeri qe eshte psikopat.
      Besoj se shumekush mund te kujtohet qe psikopati
      ka nje raport mjeksor qe ja heq te gjitha pergjegjesite
      si morale ashtu e ligjore.

      1. Dyrrahu says:

        Emrin s’ta shkruaj dot, por vetem po te “pershendes”.
        Jane tri kategori njerezish, padrejtesisht te privilegjuara, nder shqiptaret, te cilat e keqperdorin nocionin DEMOKRACI.
        Disa nxenes, disa gra dhe shumica e gazetareve.

        Mesuesi duhet t’i duroje nxenesit edhe nese i hipin ne qafe. Nuk guxojne t’i cortojne e as t’i kercenojne. Te aplikojne forcen fizike asesi. Meqenese iu ndalohen keto veprime mesueseve, nxenesit shthurren plotesisht dhe keshtu i humbet kuptimi edukimit.

        Burri nuk guxon t’ia bej dy fjale te pazakonta gruas sepse ajo, pa nje pa dy, ne emer te DEMOKRACISE e therret policine dhe fjala e saj eshte: Alo jam kjo, kjo, jam e dhunuar nga burri, deri sa te vijne policia ajo e shane burrin e vet si me se keqi dhe keshtu burri e humbet durimin dhe vertet ushtron dhune sepse nuk mund ta perballoje provokimin .

        Gazetari, ne emer te fjales se lire, shpife, akuzon, pjell gjera te paqena, per ke te deshiroje.

        Shoqerite e perendimit jane te zhvilluara ne edukate, ne kulture dhe ne ndergjegje, prandaj ato shoqeri e kane sjellur DEMOKRACINE, te cilen askush nuk e keqperdore.
        Dikush do te thoshte: ky njeri doka te na ktheje ne diktature.
        Nese t’i shpife, genjen dhe akuzon pa fakte, ku e ke vendin?
        Nese femija yt i hipe ne qafe mesuesit, cfare do bej neser me ty ai femije?
        Nese ty vepra apo fjala e burrit nuk te shkon per shtati e therret policine, pa te drejte, atehere ku eshte njerezorja?

    2. €piriiiiii says:

      Ky eshtë REALITETI i Trishtuar i ‘fjalës së lirë’ që eshtë shndërruar në Fjalë e Çthurur Gënjeshtare. Komplimente Zt Islami. Shpresojmë Kazani të Reflektojë sadopak.

  2. furtuna kronike says:

    Askush nuk mund ti kundershtoj vertetesite e Zoteri Bedri Islamit ne shkrimet e tij pasi pershkruhen vetem nga e verteta jashte kazaneve ku jane futur shumica e gazetareve, kazan i cili ka per kapak ANALISTET pa dallim me ne krye Moderatoret te cilet sot jane kethyer ne Viruse shume virulente qe kane prekur mijra bashk-atdhetaere duke ju shkaktuar Neuroza me pagjumesi kronike te tille si Fevzua,Zhei.Balliu Hoxha,Zogaj Gjonmarkaj apo debili Marku etj.etj te cilet ne cdo analize e rrisin virulencen e pa kenaqesise dhe si mbrojtje shikuesit, perdorin Pultin nderrojne stacion.Kjo duket edhe me ate se sa ju shiten gazetat me perjashtim te Temes dhe sihomos Dites qe deri ne oren 10 jane shitur te tjerat shiten me 1/3 e cmimit per amballezh lind pyetja kush i mbulon keto shpenzime? me siguri partneret e politikes si shperblim per rrenat qe perhapin.Kam mendimin qe Rama te mos i quaje Kazane pasi kazani sherben edhe ne ushteri apo akonvikte etj per te gatuar Fasule, makarona, supra etj por ti quaje TAVA-jane ato qe pregatisin NARDENIN qe del nga kumbullat e tharta dhe qe nje luge narden terbon nje lagje. Falenderojme gazetat Dita dhe Tema qe po punojne per shpartallimin e Kazanit mediatik mundesisht tani quajeni Tava e nardenit pasi kazani ben edhe pune te mira.

  3. Ladi says:

    E kthjellet kristal. E qarte si drita. E sakte si lazer dhe e vertete si jeta. Urime

  4. ahaha says:

    Mos abuzoni me te drejten e fjales, mbylllni gojen … ?

  5. Usa says:

    Shume shkrim igoditur eshte me se e vertete edhe une e ndjek tv klanin top ch etj se jetoj ne usa por kur shikoj markun zogajn artan hoxhen me syze fariun etj ne opnion nderroj stacion se nuk degjohen jane bere shume te merzitshem e nuk degjohen. Ndresa kam shume respekt per sh nazarkon s minxhozin m nano vasjarin l vangjelin qe ka lezet di degjosh kur shprehin mendimin e tyre njeres me kulture te respektur ne diskutime sepse thone dhe flasin me argumenta qe kane te verteten brenda e jo si ata qe permenda ne fillim.prandaj rama ka shume te drejte qe nje pjese te ketyre burra me ment ( marku zogaj qe kur flet si kur e kone zene ne gryke dhe e shterngojne,a hoxha si skile shkullaku si dijetar fariu si filozof etj)i quan kazan se te tille jane

  6. gazetaruci says:

    Ke thene te gjithe ate qe se thone dot mijera … alabak.
    Gazetaria e shitur tek paraja ka shkaterruar shtete (Irak, Libi, Ruanda etj ..)

  7. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE .FJALA E TE SHPREHUR KAZAN ,JANE PER KAZANET QE ME VJEN SHUM KEQ QE MUND TA THEM POR JANE PER NIVELET QE KANE QENE BOSH DHE PERDOREN PER ME GJET TEPSIN . POR DUHET TE DIME QE JO CDO KUSH E PERVETESON KETE FJALE SHUM BINDESE ..DO TE THONI UA SI KA MUNDESI SE JETOJME ME NJERZ TE CDO SHTRESE PER INTERES APO PER JETESE

  8. Dash says:

    Komplimente z.Islami….????

  9. rrema prej shijaku says:

    media kazan ,zoteria bot fekalesh

  10. Ollga Toronto says:

    Kazan e shkuar kazanit,Tunxh or bir,vereni nje kazanxhi si Prec Zogaj,kur ishte me Edi Ramen ne opozite shante pd-en dhe Saliun,mbas zgjedhjeve,meqenese Rama nuk e beri deputet,filloj te levdoj pd-en dhe Saliun,dhe te shaj Ramen,te njejten bejne dhe kazanxhijt si:Eni Vasili,qe mastrubon kur ka Saliun perball ne studio,Fevziu,Lubonja,Shkullaku,Mark Marku,Bushati,Balliu,dhe padyshim antari me i ri Sokol Balla,e shume te tjere.

  11. @autori says:

    Media eshte nje nga kazanet e guzhines politike shqiptare. Kur Rama shan kazanet e guzhines, mos te harroje qe ai dhe kryepolitikanet e tjere i kane zgjedhur e blere keta kazane, tigane, pjata e piruj, per te gatuar ne ate guzhine. Edhe ushqimet e skaduara me tendera e koncesione. Bedriu dhe te tjera paisje te kesaj guzhine, as na mbushin mendjen dhe as nuk mund ta ndryshojne cilesine e gatimeve qe na servirin shefat (Rama, Berisha, Meta, etj.).

  12. albaniafirst says:

    E pakt dhe e sakt.
    dikush i quajti me te drejte gazetaret tane si ca “kalamaj” me mikrofona.
    Eshte per te ardhur keq kur shikoj disa “debate” qe vetem debate nuk mund te quhen ku te ashtuquajturit “gazetare” apo “analiste” flasin duke nderprere njeri tjetrin me nje fjalor rrugesh. Rrugace si Artur Cani, Ylli Rakipi apo te tjere si ata qe vetem gazetari nuk bejne.

  13. zi says:

    Gjuha kocka ska, por kocka thyen.
    Abuzimin mbi te drejten eshte sqaruar qe ne kohen e Eskilit.
    Fjala qe te degjohet duhet te kete brenda gjithe kompleksin e mjeshterise,
    duke futur dhe genjeshtren brenda.

  14. Klimax says:

    Nuk do te ishte me mire , more Bedri, ta lesh median te lire, ashtu si dhe principi baze i funksionit te nje demokracie ne nje vend, sesa ti japesh te drejte dhe superfuqi nje personi te vetem (ne kete rast kryeministrit)?
    A nuk te duket e rrezikshme per demokracine shqiptare qe media duhet te filtrohet nga kryeministri, qeveria e pushteti per te mos qene “kazan” e te quhet e “besueshme”?
    A nuk te duken keto ide te ngashme me menyren e trajtimit te idese se lire nga pushtetet totalitare komuniste e fashiste ku gazetare, popuj e vende te shumta ne bote, midis tyre edhe Shqiperia, e kan perjetuar me nje cmim teper te rende?
    Eh, ne qoftese jo, atehere nuk paske kuptuar as ti, as Edi, as Saliu dhe as shume te tjere si ju qe i tremb media, se ceshte demokracia, ceshte “fuqia e pushtetit te katert”!

  15. Mato hasani says:

    Per te gjitha kane te drejte gazetaret .Ne se gazetaret jane kazan Rama eshte fekale .Kriminalizoi vendin dhe ky do na mbush mendjen ne qe e kemi pare problemin nga afer se jemi njerez te thjesht qe ke jetuar e jetojme ne parcelat me hashash qe kontrollohej nga Rama me njerzit e tije .Ik ore Islam se po na ben me zorr te ikim nga islami e te vemi tek allahu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje