Armand Shkullaku: Nëse perëndimorët vazhdojnë të mbështesin Ramën, kjo do ishte tallje për shqiptarët

9 Nëntor 2017, 10:54Blog TEMA

Nga Armand Shkullaku

Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri tjetër dhe tani po angazhohet me të gjitha forcat t’a ndryshojë atë. Kryeministri “i ri” përbetohet se do të luftojë krimin, drogën, korruspsionin… se do të ngrejë task- forca, se do bashkëpunojë me FBI-në, Italinë, Gjermaninë… se më në fund do t’a çlirojë vendin nga pesha e rëndë e kriminalitetit.

Këto që thotë nuk i ka keq, por problemi është se nuk jemi në vitin 2013, por në 2017 dhe se përpara Rama 2, ka qeverisur Rama 1. Kështu që kryeministri, nëse i ka seriozisht ato që thotë, i bie t’a çlirojë vendin nga qeverisja e tij.  Por sigurisht, si gjithnjë, ai nuk e ka seriozisht.

Pasi provoi të lëvizë nga gurët e Himarës e deri tek puset e fshatarëve, me shpresë se do të mbulonte në harresë skandalin Tahiri, Edi Rama po e vendos veten si pa të keq në krye të luftës kundër krimit të organizuar. Ai po sillet si dikush që sapo ka marrë pushtetin,  duke shmangur çdo përgjegjësi për qeverisjen e kalbur të drejtuar prej tij, që e ka sjellë vendin në pikën kritike ku gjendet sot. Me këtë demek angazhim serioz që premton se ka ndërmarrë, Rama beson se shqiptarët do të harrojnë Rilindjen e parë dhe do të fillojnë të ëndërrojnë për një Rilindje të dytë.

Duke stërpërdorur propagandën e dalë boje të kazanit mediatik dhe baltës opozitare, që sipas tij po e përdorin luftën kundër krimit për qëllime politike (domethënë kundër Edi Ramës), kryeministri po e vizaton veten si të vetmin lider të pastër e të sinqertë që mund t’i garantojë vendit standartet e duhura perëndimore. Sipas tij, të gjithë shpifin e manipulojnë dhe vetëm ai është lideri i besueshëm që do t’i japë fund sundimit të krimit në Shqipëri.

E gjithë kjo bufonadë do të kishte një grimë besueshmëri, nëse vërtet Edi Rama do të kishte ardhur në pushtet për herë të parë në verën e vitit 2017 dhe ministri i tij më i afërt do të ishte përfshirë në skandal në muajt e parë të qeverisjes. Krimi për të cilin kryeministri betohet se do t’a luftojë, është pikërisht ai që u mboll dhe lulëzoi në katër vitet e famshme të Rilindjes. Nëse raportimet e gazetarëve, denoncimet e opozitës, alarmi i ndërkombëtarëve, do të kishin qenë kazan, baltë, llum, shpifje, atëherë pse duhet një Task- Forcë speciale, pse duhen agjentët e FBI dhe ndihma e shërbimeve partnere? Nëse Shqipëria është ajo që ka pikturuar kryeministri- artist për katër vite me radhë, çfarë shqetësimi ka? Me kë duhet të përballet sot mazhoranca socialiste, kur Edi Rama ka bërë shtet, ashtu siç premtoi kur erdhi në pushtet në 2013-ën? Pse e gjithë kjo zhurmë e gjithë ky shqetësim nga SHBA e deri në Bruksel, ndërkohë që lideri global ka realizuar në Shqipëri atë që nuk u bë në 27 vjet nga politikanët e tjerë?

E vërteta është se Edi Rama vërtet ka bërë në Shqipëri diçka që jo vetëm nuk ishte bërë, por as ishte imagjinuar se do të bëhej ndonjëherë. Me vullnet të plotë ai e dorëzoi shtetin në duart e krimit të organizuar dhe sot, sado të mundohet, ai nuk mund të jetë njeriu tek i cili duhet investuar besimi se do t’a luftojë atë. Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Këto nuk thuhen sot për herë të parë, janë thënë me mijëra herë gjatë katër viteve të para të Rilindjes. Atëherë Edi Rama i cilësonte shpifje, ndërsa tani betohet se do t’i luftojë, duke dashur jo thjesht të lajë duart nga mëkatet që mbajnë vulën e tij, por duke shpresuar se kështu do t’i shpëtojë drejtësisë dhe gjykimit publik. Kryeminstri e humbi shansin për të qenë pika e kthesës në historinë politike shqiptare.  Duke mbuluar e mospranuar përgjegjësinë personale, duke akuzuar kundërshtarin, duke sulmuar mediat dhe duke manipuluar opinionin, ai po merr gjithnjë e më shumë trajtat bajate të liderëve autokratë kur janë në hall. Edi Rama po shndërrohet në zhgënjim tek ata që e kanë besuar dhe në shqetësim për ata që qeverisen prej tij.

Ky shqetësim duhet të preokupojë sot edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Nëse dikush prej tyre mendon vërtet se kryeministri do të luftojë sistemin që ka ndërtuar vetë, kjo do të ishte një shaka e hidhur për shqiptarët. Tek Edi Rama nuk mund të investohet më besim. Qeverisja e tij është dëshmia më e pastër e abuzimit me votën e shqiptarëve dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai nuk është asgjë më shumë se sa një lider i modelit ballkanik, që për disa kohë u shit si atraksion turistik.

13 komente në “Armand Shkullaku: Nëse perëndimorët vazhdojnë të mbështesin Ramën, kjo do ishte tallje për shqiptarët”

  1. Miri says:

    KARAGJOZ JE. NUK KUPTOJ SANDRIN PSE TE MBAN ATY. TREGO KUR KE PATUR TE DREJTE NE ANALIZAT E JUAJA.
    THJESHT JE NJE HIÇ DHE NJE KOKERDHI

  2. lilua says:

    Po te te degjinin ty or kazan, partneret nderkombetare une do te isha i pari qe do te vrisja veten. Ju te kazanit kordinoheni dhe sinkronizoni njeri tjetrin per te shtremberuar te verteten dhe kujtoni se ju degjon njeri….nderkombetret jo e jo sepse ju nuk keni as nivel te prezantoni llumin dhe genjeshtrat qe shkruani perdite por as fshatari me i humbur ne Shqiperi nuk ju degjon e as nuk jua var. Ti palaco gazetar kazani pa pike turpi dhe pike logjike, a thua se po shkruan per njerez qe nuk jetojne dhe nuk e dine fare realitetin ne Shqiperi, por sapo kane zbritur nga Marsi dhe ti po i tregon historine e ketushme, shkruan qe: “E verteta eshte qe Edi Rama ka bere ne Shqiperi dicka qe jo vetem nuk ishte bere, po as ishte imagjinuar te behej ndonjehere. Me vullnet te plote ai e dorezoi shtetin ne duart e krimit te organizuar…” Ke quan krim te oganizuar ti…mos valle ekipet qe po vene ne zbatim reformen e drejtesise dhe Vetting-un, mos valle agjentet e FBI-se dhe europiane, ke quan krim te organizuar ti or kazan..mos valle bashkepunimin e policise tone me ate italiane dhe zhdukjen e kanabisit nga fushat tona, ke quan krim te organizuar ti reformen ne drejtesi…palaco genjeshtar…PO EDI RAMA KA BERE NE SHQIPERI DICKA QE JO VETEM NUK ISHTE BERE, POR AS IMAGJINUAR TE BEHEJ NDONJEHERE…EDI RAMA SHKALLMOJI DHE SHKATERROI SHTETIN QE KRIMINELI SALI BERISHA,PER TE CILIN TI NUK THUA ASNJE FJALE, E KATANDISI NE NJE SHTET KU SUNDONTE KRIMI E VJEDHJA,VRASJA DHE KORRUPSIONI GJIGANT. EDI RAMA RINDERTIOI POLICINE STERRE TE BERISHES TEND, DHE NDERMORI ATO REFORMA QE AS NUK IMAGJINOHESHIN KETU..E QE DUAN PAK KOHE TE JAPIN REZULTAT. PO OR PALACO, EDI RAMA PUNOI 4 VJET ME HORRAT NE ALEANCE DHE DUHET TE JESH POLITIKAN I JASHTEZAKONSHEM QE ME LSI-ne NE ALEANCE KU SHUME PIKA KYCE I I SHTE KJO PARTI HAJDUTESH, TE COSH PERPARA REFORMAT E NDERMARRA ME GUXIM TE PAIMAGJINUESHEM NGA EDI RAMA. TANI QE SALI BERISHA PO DHJET NE BREKE NGA STUHIA QE DO TE FILLOJ NE JANAR TE 2018 DHE DO TI JAPI HAKUN GJITHE SECILIT QE KA VRARE, VJEDHUR E PLACKITUR KETU PER 30 VJET ( EDHE 4 VITET E RAMES NE PUSHTET TE PERFSHIRA), DHE KA FILLUAR SULM KUNDER QEVERISE DUKE E ANATEMUAR PA TE DREJTE ME LLOJ LLOJ EPITETESH QE MENDJA HALUCINANTE DHE KRIMINELE E BERISHES SHPIK…JU PO I JEPNI SI PERHERE LLUSTREN E FUNDIT QE PJELLA LLUMORE HALUCINANTE E FUNDIT BERISHIDTE TE DALE SA ME BUKUR DHE KUJRONI SE SHQIPTARET DO JU BESOJNE….JENI KAPUT SI I MBYTURI PAS FIJES SE KASHTESH TEK TAHIRI I CILI ESHTE AKOMA NE HETIM DHE NESE DEL FAJTOR AI SI TE GJITHE KEQBERESIT DO TE SHKOJ NE BURG…EDI RAMA I LA RRUGEN HAPUR DREJTESISE DHE KJO OR PALACO NUK ISHTE BERE ASNJEHERE ME PARE NE SHQIPERI DHE AS NUK IMAGJINOHEJ TE BEHEJ, EDI I LA PROKURORET MEGJITHESE TROPOJANE TE LIDHUR ME FIS E ME FARE ME KRIMINELIN BERISHA, I LA PRA TA COJNE DERI NE FUND PUNEN E TYRE MEGJITHESE CDO SHQIPTAR E PA QE ISHTE NJE SAJIM TIPIK IDIOT BERISHIST KU CDO LOJTAR I CAKTUAR NGA KRIMINELI BERISH E LUAJTI PJESEN E TIJ NE MENYREN ME TE KEQE TE MUNDESHME SAQE U BENE GAZI I BOTES…PROKURORET ISHIN TE PAAFTE SEPSE NUK KISHTE SI TE NDODHTE NDRYSHE VININ NHA RRADHET E STUDENTEVE ME TE DOBET TE JURIDIKUT DHE PER SHERBIME E BYTHJELEPIRJE E PER DITET E TIJ TE ZEZA KRIMINELI BERISHA I KISHTE VENE NE ATO PASTE. DHE PUNA E PARE QE BENE HAPTAZI SEPSE PUNE TE PISTA KENE BERE PLOT PAS PERDEVE, PUNA E PARE QE BENE HAPTAZI DUKER AKUZUAR NJE QYTETAR NE FJALE RRUGE E KAFENEVE I NXORRI GAFIL PARA POPULLIT QE KERKON ME NGULM LARGIMIN E TYRE.
    EDI RAMA PO LUFTON SI ASKUSH QE SHQIPERIA TE JETE VEND NORMAL POR JU JO VETEN QE NUK THONI TE VERTETEN E ASNJE FJALE PER KETO POR NGAQE JU JENI PJESE E KRIMIT TE ORGANIZUAR TANI SIPAS STILIT ALLA SALI JU VISHNI TE TJEREVE, PUNETOREVE, DHE TE NDERSHMEVE QE PUNOJNE ME MISH E ME SHPIRT QE SHQIPERIA TE FITOJE DINJITETIN DHE VENDIN QE I TAKON NE BALLKAN E EUROPE, JU PRA JA VISHNI TE TJEREVE GJITHE PISLLIKUN DHE KRIMET QE KENI KRYER NE KETE VEND DHE PERSERI ME KEMBENGULJE GOMARI KUJRONI SE SHQIPTARET JU BESOJNE…A NUK ISHT JU TE KAZANIT MEDIATIK QE CFARE NUK THATE E NUK SAJUAT KUNDRA EDI RAMES NE KOHEN KUR IDIOTI I BERISHES U FUT NE CADER PER NJE REPUBLIKE TE RE HAHAHAHAH DHE EDI RAME FITOI ALOMA EDHE ME THELLE SE NE 2013-n. TANI QE BERISHA PO DHJET SEPSE STUHIA PO VJEN DHE DO TI MARRE GJITHE FAMILJEN MAFIOZE SI EDHE GJITHE LAROT I KANE SHEBYER EQE SI AI KANE VRARE, VJEDHUR E SHKATERRUAR SHQIPERINE …TANI JU PERSERI JENI NE FRONT, NE BALLE TE KAZANIT DUKE VJEDHUR E HEDHUR LLUM POR NUK I CORODITNI MENJEREZIT…TE GJITHE PO PRESIN JANARIN 2018 DHE PO MBESHTESIN EDI RAMEN DHE GJITHE NDERKOMBETARET ME PASTRIMIN E VENDIN NGA PLEHRAT E KRIMIT NE PUSHTET E NE CDO KAPILAR TE SHTETIT.

  3. Mandi says:

    Parazit qe vetem ne kafe i shikoj, jane gjobaxhi sa andej ketej. Kete tipin e kam dhe ne lagje, si i pa lare.

  4. nina says:

    TI SHKULLAKU JE NJE I PESHTIR… SI NUK FOLE NJEHERE POZITIV????? BAJG

  5. hysen says:

    Si larte e ke pazarin more karabush. Po pse kujton ti se do ti japesh mend te huajve qe mbeshtesin shqiperine dhe Edi Ramen. Me duket sikur edhe per vehte nuk ke edhe aq mend jo me te shesish. Mbylle gojen more llapaqen.

  6. Titi says:

    A ti je loqe totale mo shkullak!
    Pse kë të mbeshtesin nderkombetaret, ty, Sandrin, Fevzon, Salehun, Skkerdhenin, Kargitën, Monën, Liken e soj e sorrollopin tuaj???
    Ste vjen turp sa poshte ke rene.

  7. ahmet says:

    mos harxhoni shume kohë me Petrit Vasilin duke i krehur bishtin LSI-se

  8. gjergji says:

    Sipas ketij karafilit me te bukur te kazanit krimi erdhi ne Shqiperi ne 2013 dhe e mbolli Edi Rama!!!!!!?????? kjeto bejne edhet te vdekurit te rrotullohen ne varre me shpifjet dhe genjeshtrat qr thone dhe me ziline per Edin qe po i han te gjalle…une kete nuk e botoj kurre po te kem gazete…. dhe pastaj vazhdon karafilin e thote perse duhet FBI e specialiste europiane a thua se po shkruan per islandezet ne Reikjavik jo per shqiptaret ne Tirane…po or karafil kazani perse kercen kaq shume e kan larg…ti o karafil kazani ke jetuar diktaturen….po me thuaj nje tropojan qe vriste e priste ne diktature…me thuaj nje lushnjar, nje gjirokastrit,l nje korcar… tani te vijme te mikun yt berisha…koha e te cilit eshte me e keqja dhe me e demshmja qe i ka ndodhur ketij vendi e ketij populli…me thuaj sa tropojane, lushnjare, gjirokastrite e korcare kane vrare e prere e kane vjedhur e shkaterruar dhe shtoi ketyre ordinereve, makinen monstruoze kriminale qe krimineli me i madh dhe shkaktari i te gjitha te keqijave qe kane ndodhur pas diktature ne Shqiperi, Sali Berisha montoi me gjakftohtesi dhe ndergjegje te plote per te lene ordineret te vriten e te priten dhe per te bere kerdine nga ana tjeter per vete duke vjedhur cfare te munde e per ti vene kazmen pasurise se shtetit. makina monstuose qe ky kriminel ndertoi per te mbrojtur veten e tij dhe familjen e tij dhe te ti prere koken kujtdo qe do te guxonte te perballej me te kerkon jo vetem forcat e policise sone te pastruar nga njerezit e berishes por edhe ndihmen e FBI dhe specialisteve europiane por kerkon edhe ndonje ushtri te huaj te nderhyje dhe ti shkallmoje…keshtu or karafil pa u futur fare ne te thella vetem me kete shembull pergjithesues del qe ti ja fut jot dhe qe ti akoma me furcet e tua ashtu sic e ndihmoje dje ktiminelin berisha dhe vije para ashu po ja shperblen edhe sot ne diten e hallit sepse vetingu do ta fshije me familje kete kriminel…por ti nuk e tradhton…dje e glorifikoje sot shan, e qan Ramen qe po i pregatit fundin korrupsionit dhe pandeshkueshmerise ne Shqiperi. leh leh sa me fort te lehnu aq me sjume ju largohen shqiptaret. distancohen nga ju sepse ju jenu njesh me kriminelin sali berisha dhe me gjith makinerine monstruoze qe ky qen bir qeni na la dhurate pas diktarure.

  9. Sikur te mos i kishin thene te tjeret ,ti do te ishe me i zgjuari por je llumi me i zi i fundit te kazanit shqupzi.

  10. Zjarri says:

    Shkullak lahu mor trim se qelbe dynjane…dukesh si ATA 2-3 frymore ne Tiranen e atehershme qe edhe kur nuk i shihje,e kuptoje qe ishin atje nga era e keqe

  11. dorian says:

    Ne perendim ka plot satanista ne pozita te larta. Dhe te gjithe e mbeshtesin satanistin edi rama.

  12. Termal says:

    More Shkullak trimi ,sistemin e drejtesise e te prokurorise te cilin kemi sot ,dhe per te cilin kane ardhur nderkombetaret qe ta cmontojne ,kush e instaloi Edi Rama apo Berisha yt ? Mire te thone keta me siper se edhe ti je nje palaco ,pjestar aktiv ne llogoren tende,i ngritjes dhe perforcimit ne maksimum te ketij shteti gangesteresh qe pa nderhyrjen nderkombetare nuk mund te shkaterrohej kurre.Kazani po zjen prandaj ju zhabat ,zhapiket e gjarperinjte qe jeni brenda po e ndjeni temperaturen te rritet.Edi Rama, ty personalisht, vetem se po te prish parajsen prej njeriu te poshter,te falur po prej njeresve sic je vete.

  13. zi says:

    Na ndrit pak more shapllak,
    ku te investojme besim?
    Zoob.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje