Nga Bedri Islami
Po bëj për disa çaste rolin e “Kasandrës”, duke parashikuar se Saimir Tahiri do të jetë fajtor në të gjitha akuzat që i janë bërë deri tani, që nga më e parëndësishmja e deri tek më e rënda, e njëkohësisht, duke i kërkuar ndjesë gjithkujt për këtë “parashikim” medial. Çfarë do të ndodhë më tutje? A do të jetë ai dhe faktori Tahiri shenja e rënies së një qeveri, e sapovotuar, duke marrë më shumë se gjysmën e besimit të njerëzve që morën mundimin të votonin? A do të bjerë qeveria, bashkë me të, meqenëse ai ishte për disa vite ministri më i besuar i kabinetit të parë Rama dhe më i votuari pozitivisht nga njerëzit , pasi, duam apo nuk duam, edhe nëse ai do të bjerë më tej në këtë theqafje politike, policia e shtetit filloi të ketë ngjyrimin e saj të duhur? A është i lidhur fati i Tahirit me fatin e “Rilindjes”, si veçanti e Partisë Socialiste, apo rrugët janë të ndara dhe fati i njërit nuk do të kërcënojë edhe fatin e tjetrit?
Saimir Tahiri ishte e mbetet deri tani ministri më jetëgjatë në jetën plurale të vendit. Ai pothuajse e mbylli mandatin e tij si ministër i punëve të brendshme dhe dalëngadalë u bë njëra ndër figurat më kryesore të socialistëve dhe njëri ndër krahët veprues të kryeministrit Rama. Në të vërtetë, si një figurë e re në mesin e një elite socialiste që nga themelimi, ai, ndoshta edhe nga vetë natyra e tij, deri diku mospërfillëse, u bë ministri që nuk ia vari shumë “të vjetërve”, edhe kur ata kishin të drejtë, por që, kur i zuri si gjithë të tjerët, u tregua i ftohtë, njeriu i ligjit, i saktësisë dhe i një veprimi të padyzuar.
Nga ana tjetër, ndoshta si një fillesë e ardhshme për lidershipin e partisë, ku kishin hyrë në të njëjtën kohë dhe ishin të barazafruar me shefin e tyre, në anën tjetër të shpatullës së Ramës qëndronte Veliaj, që ndryshe nga ai, Tahiri, ishte kurdoherë me një portë të hapur për elitën e vjetër, por edhe për të gjithë ata që ishin të gatshëm të bashkëpunonin, qoftë për planet afatshkurtra, qoftë për mendimin e një perspektive të ardhshme. Zaret ishin hedhur. Mes tyre qëndronte hija e rëndë dhe autoriteti i padyshimtë i Ramës, por, asnjëra e as tjetra, nuk kanë lidhje me atë çka mund të ndodhë: rrënimin përfundimtar të një karriere që nisi plot shkëlqim, u bë befas ndriçuese dhe që po merr rrokullimën pa e ditur askush se kur filloi rënia e tij dhe nëse do të ketë edhe një herë ngjitje.
Tahiri është pjesë e PS-së, edhe pse e larguan dhe e zëvendësuan marrëzisht shpejt, si të donin të lanin duart nga një e afërme që mund të ishte edhe e tyrja. Duke e larguar nga PS-ja nuk mund ta largojnë nga e djeshmja e tij, që ishte e njëjta strehë ku janë edhe ata që e larguan. Streha e përbashkët jep versionin e parë për një fund të përbashkët.
Do të ndodhë kështu?
Opozita, sidomos analistët pranë saj dhe të zemëruar prej kohësh me Ramën, nuk e kanë për gjë kokën e Tahirit. Ajo është përshfaqja e parë e delirit të hakmarrjes politike, për të ardhur në pushtet përmes rënies së një figure politike të kundërshtarëve të saj, përmes ngritjes popullore, çka ka pak mundësi të ngjasë, ose, si tha njëri “ nga “ideologët” e saj, Mul Noka, përmes revolucionit popullor, që do të drejtohet përmes bandave të tij.
“Koka” e Tahirit tani nuk është asgjë. Prej momentit të parë të daljes së përgjimeve opozita kërkon rrëzimin e Ramës. Këtë do e kishte bërë çdo opozitë, edhe të nesërmen e humbjes së zgjedhjeve. Por me kushtin që vetë opozita të ketë integritetin e saj politik, moral e njerëzor. Asnjërin prej këtyre kushteve nuk e ka opozita e sotme, as ajo e vogla dhe as ajo e madhja. Të dyja bashkë nuk bëjnë as gjysmën e tepsisë së pushtetit që ngulmojnë ta marrin të gjithën. Ndodh kështu jo sepse votat janë vjedhur, jo sepse ka patur manipulime, jo se shefi i qeverisë Rama bëri një thirrje të gabuar thellësisht për policinë e shtetit pas mbarimit të orarit të punës. Por sepse vetë ajo, opozita e tashme është pjesë e bandave, e krimit të organizuar, e ndërtimit të një strukture të jashtëligjshme përgjimi e veprimi banditësh, dhe se, mbi të gjitha, e provuar në pushtet, secila nga tetë vite, nuk bënë asnjëherë të duhurën, të drejtën, të saktën dhe të moralshmen. Pikërisht nga kjo opozitë janë dërguar në gjykim tre ndër figurat më t larta të saj, dhe në dy raste kanë shpëtuar nëpërmjet procedurave dhe në një rast tjetër çështja është mbyllur përmes një enigme që dihet.
Tahiri, në fakt, ka rënë. E gjithë ajo që është ngritur ndaj tij, edhe në rastin kur të rezultojë e gjitha stuhi në gotë uji, e ka përmbysur figurën e tij si njeriu i politikës. Ai erdhi deri këtu, kishte shansin e pazakontë të bëhej njeriu i një të majte të emancipuar, por gabimet e tij, nganjëherë foshnjore, historia banale e makinës së tij, edhe sikur të përmbysen të gjitha si të pavërteta, nuk ia kthejnë staturën e tij si njeriu i pritshëm i një politike moderne.
Do e marrë ai me vete edhe të gjithë qeverinë, që deri dje ishte e tij, dhe që sot e sheh si një “i pavarur”, që nuk ka ku të ngulë as gozhdën e pafajësisë së tij”?
Tahiri dhe qeveria Rama, ndonëse nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, nuk janë e njëjta gjë. Janë dy gjëra që, duke pasur lidhje të shkëputura e njëra-tjetrën, përsëri janë të ndara.
Qeveria Rama 1 ose kjo e sotmja është ndërtuar mbi bazën e një verdikti popullor, që, ndërsa herën e parë e ndau fitoren në një pjesë të madhe, PS, dhe në një tjetër më të vogël, LSI, duke i bërë të bashkëpunonin domosdoshmërisht, tani ajo nuk është ndarë, i është dhënë e vetme një force politike, përmes staturës së një lideri politik, Rama.
Për të përmbysur qeverinë nuk është i mjaftueshëm rasti Tahiri, duhet përmbysur verdikti i qershorit të dytë, të vitit 2017. Nëse ai verdikt nuk përmbyset përmes idesë, vizionit, progresit të mendimit dhe përshfaqjes së një opozite moderne, aspak agresive dhe përmbysëse, ende pa i vënë të ndenjurat në ulëset e parlamentit, qeveria as nuk do të bjerë e as nuk ka ndër mend të largohet. Të ikte një qeveri përmes deklaratash për luftë dhe revolucion popullor, asnjë e tillë nuk do të kishte ngelur një muaj në pushtet.
Rasti Tahiri, edhe nëse është plotësisht i saktë, qoftë edhe në iluzionet më dërmuese të opozitës, nuk është plotmëria e qeverisjes. Në katër vite, përmes një koncepti më real për shtetin dhe shtetarët, ndryshe nga sa kishte ndodhur në qeverisjen e opozitës së sotme, shteti vendosi ligjet e tij jo sipas parimit të votës, pra të mbyllte sytë ku vota ishte e tij dhe të bënte katër ku vota ishte kundër, por që të krijonte barazinë e plotë ndaj detyrimeve dhe të drejtave. Megjithë shkeljet e bëra, sidomos ndaj të drejtave dhe ngutësitë në zbatimin e ligjeve ndaj një shtrese që nuk e përballonte dot jetesën, përsëri, më e rëndësishmja është se po vendosej koncepti i reagimit ndaj një shteti ligjor, i vendosur kudo, pa asnjë ndryshim politik.
Rasti Tahiri, edhe nëse është i saktë deri në detaje, nuk mund të marrë me vete krejt një qeverisje, pasi, në çdo vend të botës, edhe në shtetet më demokratike, me një ligjëshmëri të konsoliduar dhe plotëni ligjore, rrënimi i njërit nuk është rënimi i të gjithëve. Po të ishte kështu, do të duhej rrënimi i gjithë PD-së në vitin 1997, sepse u rrënua krejt vendi dhe lieri i asaj ishte asaj kohe njeriu më i mallkuar i shqiptarëve; po të ndodhte kështu duhej rrënuar krejt qeverisja Berisha 2005 – 2013, pasi ministri më i besuar i saj, krahu i djathtë i shefit të qeverisë, i familjes së tij dhe i fazlliqëve, u akuzua tri herë, për vjedhje, për lëndimin e kufirit shqiptar, më saktë shitjen e tij dhe për vrasje. Aso kohe afera e parë nuk erdhi përmes përgjimeve, por përmes një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kontrollohej nga vetë partia e tij; herën e dytë përmes hedhjes poshtë të një vendimi të turpshëm nga Gjykata Kushtetuese dhe herën e tretë nga të vrarët që ishin në mesin e rrugës.
Qeveria nuk bie poshtë nëse bie një nga pemët e saj, qoftë edhe më e rëndësishmja.
Qeveria bie kur njerëzit vendosin se kjo është rruga e duhur.
Dhe kur ata të vendosin, nuk do e bëjnë këtë për një grusht mashtruesish ordinierë, të pasuruar barbarisht, krijues të një regjimi despotik dhe vrastar, të cilët, edhe njëherë kërkojnë një përmbysje totale, pikërisht sepse u bënë disa vite larg tepsisë së pushtetit dhe e kërkojnë me ngulm.
Rasti Tahiri, edhe nëse është i saktë deri në detaje, do ulë kokën e tij dhe do ndryshojë rrjedhën e një jete, e cila mund të ishte plot shkëlqim, por në asnjë rast jetën e një qeverie, që, edhe pse e lënduar nga ky rast, ka përgjegjësinë e saj për të bërë atë që ka nisur: një shtet ligjor për të gjithë.
Nëse e fillon aty ku ka premtuar: ndëshkimin e krimit, do të jetë rishtas në pushtet.(DITA)
Nje artikull i shkruajtur me nje llogjike te ftohte. Shume i sakte ne teresine e tij, pervec faktit te se ardhmes politike te Tahirit nese rezulton nje furtune ne gote. Ateher ai do shihej si nje person i martirizuqr dhe me nje kredo politike shume te larte. Nejse koha do sqaroj cdo gje
Komplimente per shkrimin
A kane demikratet aq kulture sa te kuptojne kete shkrim?
Jo!!!
Pyetje,po cfare duhet te ndodhin me shume qe nje qeveri me ministrin e saj te rendit qe eshte perfshire ne droge ,duhet te japin doreheqjen?????Llogjika qe keshtu bene dhe opozita e sotme kur ishte ne pushtet ….eshte aresyetim prej idioti.
Qarte e sakte!
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Kldians Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
… po pse o gazetar thua a bie Qeveria Rama per Tahirin ? … kur asgje nuk eshte veretuar si e “Vertete” dhe kur po ne kete Shqiperi, Qeverite e BERISHES per 25 vjeteve kishte me dhjetra e dhjetra raste krimi me “prova” dhe i shpetontei po kjo PROKURORI dhe kurre nu u fol per renie te Qeverive Berisha …
… Doni apo s’doni ju gazetare VETINGU do denoje apo hape te gjitha ATO Dosje “fantazma” qe Sali Berisha ka mbyllur … per te shpetuar veten, familjen e tij dhe ATA persona te lidhur ngushte me familjet mafioze BERISHA – META – BASHA qe populli i do t’i shohi ne BURG …
“Tahiri…pothuajse…e mbylli mandatin e tij te pare si minister”, shkruan Bedri Islami, ne kete shkrim qe, per shkak te perplasjes se forte me realitetin, eshte lehtesuar “pothuajse” nga partitizmi i qarte, veti jo aq e pelqyeshme per nje gazetar te mevteshem.
Tahiri nuk e mbylli mandatin, zoti Bedri, dhe ketu duhet filluar numerimi kunder.
Jo thjesht per Tahirin, por per vete Edi Ramen. E dorezoi Tahirin, se s’kishte si bente tjeter. Ia kerkuan te vertetat qe ia ofruan si fakte.
Rama e ndjeu rrezikun. Ia dha gjysmen e mandateve Lul Cadres, qe te fitonte kohe. Per te menduar. Per te pritur nese Ujku ishte enderr, jo perpara tij. Heshti per nje kohe te gjate. Edhe pasi mori ato vota qe ti Bedri formalisht ke “pothuaj” te drejte, por jo plotesisht te drejte: Harruat qe me pak se gjysma votuan? Ende e ve ne dyshim se eshte manipuluar vota? Po, po, edhe prej LSI-se. Jo vetem prej PS-se…Vertete mund ta mbaj veten per intelektual apo gazetar ndokush, qe e kalon si pa te keq Kanabisin?!
Rama priti pergjigje me te sakta, pastaj i shmangu “pothuaj” tere ministrat qe kishin lidhje me KANABIS.
Ishte “pothuaj” e pamundur. Tahiri ishte tere qeveria e tij.
Opozita?! 1997?!
Ky eshte turpi qe na ndjek. Edhe asokohe, opozita e shpetoi Sali Berishen, Pajtimi kombetar. Ju kujtohet, Bedri, minister i brendshem i fitores spektakulare u be …Neritan Ceka!!!
Eshte trere shtresa e sotme politike qe duhet flakur, qofte edhe pa e burgosur.
Por vetem nese ajo largohet vullnetarisht e tera.
A ka mundesi te ndodhe vullnetarizem i tille?!
Pothuajse JO.
Atehere?
Atehere le te ndeshkohen disa prej Peshqve te Medhenj, se paku…dhe te permendemi te tere.
Le te shpresojme se Edi Rama eshte i fundmi i atyre qe nuk duhej te vinin ne pushtet…
Shkrimi i z islami eshte sai sakte e analitik,aq intelektual dhe patriotik.
Po ne keto korniza qendron edhe komenti i z.Dega