U kapën teksa shkëmbenin drogën në kufirin grek, pranga dy shqiptarëve

12 Nëntor 2017, 16:09Kronika TEMA

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi u kapën me drogë. Autoritetet fqinje arrestuan tre persona teksa shkëmbenin drogën.

Ngjarja ndodhi në Igumenicë, në Urën e Rajos pranë kufirit.  Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, 31 dhe 48-vjeç kaluan kufirin e gjelbër në këmbë.

Ata me vete kishin 1 kg e 26 gram marijuanë. Shqiptarët janë kapur në momentin që po ia jepnin pakon një greku 41-vjeç.

Policia sekuestroi makinën e grekut si dhe 4 celularë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje