Lihet në burg edhe kushëriri i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri

13 Nëntor 2017, 10:02Kronika TEMA

Pas gjyqtarit Shkëlqim Miri edhe kushëriri i tij i ndaluar si sekseri që merrte para për llogari të gjyqtarit dhe për ndikim në një vendim gjyqësor do të mbetet në burg.

Krimet e Rënda dhanë këtë të hënë masën për Kujtim Mirin, personi që u përgjua dhe filmua teksa në muajin maj në një lokal në Fushë Krujë mori para nga të afërm të Gentian Dodës.

Para gjykatës, prokurori Klodian Braho u shpreh se hetimet për këtë rast janë të hapura dhe do të ketë të tjerë persona të proceduar.

Ndërkohë pritet që këtë javë të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të vendosur masën e pezullimit nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të procesit të nisur ndaj tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje