Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend

13 Nëntor 2017, 10:16Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ka prodhuar më shumë lajme para zhvillimit të tij sesa pas fundit. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka pasur fillimisht një lajm të thatë, kurse në faqen zyrtare të qeverisë greke lajmi ka qenë më i zhvilluar, kuptohet prej arsyes sepse ishte vendi mikpritës.

Në shtjellën e lajmit grek përveç aspekteve pasqyruese të takimit ka pasur nota glorifikuese të historisë së madhe helene. Që historia e Greqisë është e madhe dhe e ndritur kjo nuk ka shumë për të diskutuar, por është pak e tepruar nga mikpritësi grek për ta përmendur. Në fushën protokollare duket pas edhe si qesëndi ndaj fqinjit verior, të cilin në shekuj e kanë akuzuar për origjinën.

Lajmi i mirë është se përfaqësuesit shqiptar kanë shkuar të përgatitur dhe janë paraqitur me dinjitet, duke konfirmuar përgatitjen për atë nivel marrëdhënie që është mes dy vendeve tona. Grekët janë shprehur se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një element që duhet thënë se ia vlen të vlerësohet pas deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm grekë në muajt e fundit për mos përmbushjen e kushteve prej vendit tonë.

Është e sigurt se Shqipëria ka shkuar me një dosje të plotë të problematikës së marrëdhënieve. Për detaje nuk është marrë vesh. Me sa duket ato do të prodhohen nga ato që do shpërndajnë në të ardhmen burimet afër kancelarive diplomatike. Palët kanë pranuar dialogun për problemet e mbartura, por nuk ka pasur asnjë përgjigje të vërtetë për Ligjin e Luftës, që pret si zakonisht të ardhmen, ashtu si zgjidhjen e mosmarrëveshjes që lidhet me kufirin detar. Nga ana tjetër, ajo që lidhet me Çamët është utopike të përmendet dhe duket se të dy palët mund të flasin për gjithçka, por vetëm realisht për zgjidhjen e kësaj plage jo.

Ndërkohë në Shqipëri, pa ardhur mesazhet teknike, të takimeve dhe ajo që do të diskutohet në të ardhmen në Tiranë, kanë vijuar akuzat. Për fat të keq, në raste të tilla, zakonisht faktori politik bashkohet sepse në thelb është interesi i vendit. Por, nuk ndodh një gjë e tillë në Shqipëri. Opozita vazhdimisht kundërshton, kurdoherë e për çdo gjë. Zakonisht njerëzit që e fusin veten tek anti-grekët kur përmendin argumente kundër Athinës zyrtare, përcjellin fjalët e Virgjilit te Eneiada, “Timeo Danaos et dona ferentes” që fjalë për fjalë do të thotë: “I kam frikë Danajt (Grekët) edhe kur dhurojnë”. Fjalët që i vishen priftit trojan Laakontit mbase janë të tepërta në këtë kohë, porse pas vlerësimit për këtë proces, duhet parë se ku do të shkojë realisht niveli i marrëdhënieve tona, duke kapërcyer atë ngërç që është i salduar në vitet e fundit.

Dhe, e ardhmja e kësaj marrëdhënie të mirë që pritet të zërë vendin e duhur, ka nevojë për një dhuratë miqësie. Por, jo si ajo që i frikësohej Lakoonti, por një të tillë që të ketë peshë: mbase si ajo që lidhet me Ligjin e Luftës. Ata që nuk e duan këtë marrëdhënie në Greqi e Shqipëri është mirë të heshtin për të pritur, atë që kemi nevojë të gjithë: Mirëkuptimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve të mbetura pezull.

Shqiptarët e kanë hedhur një hap, kurse zyrtarët grekë kanë në dorë të tregojnë se e respektojnë realisht fqinjin verior, duke e konsideruar si të barabartë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Tashmë steka është ngritur, por ajo ka nevojë realisht të fiksohet aty ku i takon fqinjëve të vërtetë evropianë. (Javanews)

7 komente në “Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend”

  1. Klimax says:

    Per sa kohe qe kryeministri dhe “mileti” propagandojne pacavuren e “Shqiperise se Madhe” si simbol kombetar, “steka e ngritur dhe ne vend do jete”, sigurisht jo orizontalisht, por vertikalisht per tu perdorur (me vazeline per me pak dhimbje) si “mjet fluturues”!

    1. albaniafirst says:

      Klimax-ke filluar te behesh vulgar si disa 300 evro-iste te tjere qe komentojne ketu. Per fatin tend te keq, ato stekat “vertikale” ka kohe qe i keni ngrene juve me plot dhimbje, pasi ato qe jua futen nuk perdoren fare “vazeline”, por me sa duket u mesuat me to dhe nuk ju bekan me pershtypje perderisa po i propogandoni aq fort per te tjeret.

      1. Elmir Papaj says:

        Nuk eshte vulgar ai por si “helene” qe eshte ka eksperience shekullore nga “steka” turke ,,ajo nuk i le ta tundin bishtin as majtas as djathtas

  2. undefined says:

    Historia e Greqie eshte mjaft e ndritur……e kujt Greqia o Beb palla mos i ngaterro gjerat kjo Greqi e sotme eshte nje TURP dhe asgje me shume kjo Greqi e sotme ka te bej me ate Antike sa kane te bejn Muslim Brodhers me Piramidat e Egjiptit prandaj mjaft me te tilla perralla me lesh e dogma se keni bastarduar cdo gje

  3. undefined says:

    Historia e Greqie eshte mjaft e ndritur……e kujt Greqia o Beb palla mos i ngaterro gjerat kjo Greqi e sotme eshte nje TURP dhe asgje me shume kjo Greqi e sotme ka te bej me ate Antike sa kane te bejn Muslim Brodhers me Piramidat e Egjiptit prandaj mjaft me te tilla perralla me lesh e dogma se keni bastarduar cdo gje

  4. Pashai says:

    Në hyrje të shkrimit përmënd historinë “Greke”,besoj e ke fjalën për atë Turko-Pakistaneze?!

  5. vaso says:

    Sido qe te jete steka mund te ndryshoje kendin,por jo objektivin e perhershem,sumen tone te brishte.Fatkeqesisht Athina dhe BEOGRADI na e kalojne nga rendesia strategjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje