Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” u ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre qe ankohen se nuk ka punë.
Edi Rama ka ndarë një tjetër histori që e quan suksesi, të Ersolit, djalit 27-vjeçar nga Pogradeci.
Ersoli ka ngritur një biznes familjar, një kantinë vere, në vreshtat e zonës dhe projektet e tij për të ardhmen janë që produktet të kenë një cilësi dinjitoze dhe sa më të mirë.
Postimi i Ramës
Kur postova përpara pak ditësh një video për Anisa Kadarenë, një vajzë 27-vjeçare që ka krijuar punë për veten dhe ka punësuar të tjerë, duke zgjedhur bujqësinë jo kafenenë, pashë jo pak komente negative, përqeshëse, fyese, të cilat nuk më befasuan po më shkaktuan keqardhje për autorët e tyre.
Po postoj sot këtë video, me respektin më të madh për Ersolin, djalin 27 vjeçar nga Pogradeci, që është një tjetër shembull për çdo të ri që ankohet dhe e pret punen t’i vijë në kafene nga shteti.
Atyre që ndoshta do të bëjnë komente si ato që përmenda më lart, u shpreh paraprakisht të gjithë keqardhjen time.
Po ku i mori lejet per bisnes ky more kryeminister tek ata njerez te korruptuar te administrates qe thoje dje?pyete nje here se sa paguar tek te korruptuarit?
Bravo! Pertej faktit qe shpesh iniciativat personale nuk kane lidhje fare me mbeshtetjen e shtetit, eshte gje e bukur te shohesh te rinj qe investojne ne bujqesi e qe jane vec te tjerash kaq te artikuluar e me kembe ne toke! Urime e suksese!
Te lumte
ASNJEHERE NUK KA PUNE PER ATA QE NUK DUAN
TE PUNOJNE !
Konfuci
Bravo ,por jane pak keto njerez ne oqeanin e llumit njerzor shqiptar,thashathemexhinjte,dembelat,kafexhinjte
Z. kryeminister une te votova , dhe do te votoje se besoj tek ty , je e vetmja shprese e Shqiperise ,por e para , inisiativen qe ka mare ky djalosh , mos e perdor per fitime politike e dyta se gjeti ky djalosh nje vresht dhe ngriti nje biznes nuk do te thote qe e kane te gjithe kete shans , dhe e treta dhe me kryesorja , mos shiko se cdo bej cdo qytetar per te mbijetuar , por cdo besh dhe ti si perfaqesues i shtetit per punesimin e tij .I drejte eshte fjalimi historik i presidentit amerikan J.F.Kennedy : mos shikoni se cdo ju jap shteti juve , por shikoni cdo i jepni ju shtetit , por ai e tha se mbrapa tij qendronte nje shtet teper i fuqishem , dhe jo nje shtet si Shqiperia jone e varfer . Po aparati shteteror pse duhet ?? po ministria e punes pse eshte ?? vendet e punes , kush i gjen ?? papunesine kush e eleminon ?? jane disa pyetje qe nuk ma ha mendja se jep pergjigje individi por shteti …………
Thjesht, një korigjim (në titrat e videos), jo “enologji”, por “inologji”, nga fjala “inos” (në greqishten e pastër), që do të thotë “verë”… Faleminderit…