Kjo javë ka shi deri të premten, mos harroni të merrni çadrën me vete!

13 Nëntor 2017, 09:42Sociale TEMA

Jo vetëm kjo javë që sapo u mbyll pati reshje me shi, por edhe java e re do të na detyrojë të marrim çadrat me vete.

Rreshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë territorin.

Më të prekurit nga reshjet janë qytete si Korça dhe Vlora me mbi 30 mm shi.

“Nga fillimi i javës qendra e presionit të ulët do ti afrohet Detit Adriatik dhe Detit Jon duke shkaktuar rreshje shiu, por ato nuk do të kenë intensitetin e këtyre ditëve që po lemë pas” thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.

Ajo shton se nga dita e martë deri të enjten rreshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Lidhur me temperaturat e javës meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se të hënën dhe të martën temperaturat do të rriten për shkak të rrymave të ngrohta mesdhetare. Sipas saj vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mesjavë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë.

Po në fundjavë, pritet një përmirësim i kushteve të motit dhe një ndërprerje e rreshjeve nga dita e premte. Por pritet një rënie e të ndjeshme të temperaturave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje