Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga Parku i Divjakës, në të cilën është ndërtuar pedonalja e re.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga pedonalja e re që përshkon Parkun e bukur të Divjakës, ju uroj ditë të mbarë,” shkruan Rama.
Por, për momentin frika më e madhe, e ngritur si shqetësim nga ambentialistët, është plani që ka Behxhet Pacolli për të ndërtuar në këtë zonë, që mund të shkatërronte Divjakën.
Mire mo mire e ke bo o Edi Rama , shume bukur , ene te lumshin “duret” por pyetja eshte kujt ja ke bo … mor lale … barbareve ???? !!!!!! Majeni men, nuk ka per me shku gjate ene te “civilisumet” kane me fillu me i shkule derrasat ene me i more per vete !!!!! Vej bast me me te mirin, qe keshtu ka me ndodh .. vandalet kane me i shkul derrasat siç shkulen pllakat e vetonit te kanaleve kulluese ene pastaj u permbyten ene i kerkojshin shtetit ndihme . Kujt ja bo mo Edo kujt ja bo ….. eh … me kujtohet rahmet paste nona ime kur thoshte : E ç’i don qeni breket ??!!!! Normale ç’i donte qeni kur dhiste e shurronte ku ti vinte per mbare ene dure s’kishte per me i ul !!!
Po normal se do ndertoi Pacolli ne divjake atje ku ndertojne keta oligarke ky Lideri global jua ben gati infrastrukturen. Njelloj si ne Shkoze per ti bere krahun Lindor te rruges Zamir Manes ta bashkoje me TEG dhe po e reklamon si ndonje gje te madhe se po e ben me leket qe ja ka lene babai, me leket e shqiptareve qe i ben rrush e kumbulla po i ben.
Kjo eshte nje histrori e papare deri me sot ne bote :
te presesh pyllin per te bere rrupe per te cur … ne pyll.