Presidenti francez sulmon Trump dhe Putin: Po kërcënojnë vlerat perëndimore

15 Nëntor 2017, 11:08Bota TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të tolerancës dhe mirëkuptimit, por izolimi i tyre nga Europa do të ishte kundër produktiv.

“Nëse vendosim që t’i largojë ata nga Evropa dhe vlerat tona, duke i thënë se po trashëgojnë vlerat tona, do ti humbasim ata të dy”, deklaroi Macron për BBC.

Shumë njerëz i konsiderojnë Trumpin dhe Putin si rezistencë ndaj vlerave liberale, por pavarësisht kësaj, Macron nguli këmbë se ata nuk duhen bërë armiq. Macron tha se paranoja, ndjesia e kërcënimit dhe dëshira për të mbrojtur diçka, i bëri lider si Putin që të zgjedhin një rrugë të ndryshme. Presidenti francez nuk harroi të fajësonte edhe vendet e shoqëritë perëndimore, të cilat sipas tij kanë humbur imagjinatën, ambicien dhe vizionin.

“Perëndimi garoi rëndë kur humbi narrativën e madhe për vlerat dhe identitetin. na duhet një narrativë e përbashkët, një qëllim dhe imagjinatë e përbashkët”, deklaroi Macron, duke sjellë si shembull kërcënimin e IS që bashkoi botën. Ai gjithashtu foli edhe për fenë, duke thënë se mbështet ata që mbrojnë një islam të hapur dhe tolerant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje