VIDEO/ Erjon Braçe kundër Ramës: Po e tepëron...

15 Nëntor 2017, 21:43Politika TEMA

Erion Braçe nuk është në një mendje me kryeministrin e vendit sa i përket ofendimeve që ky i fundit i drejton ndaj gazetarëve.

I pyetur në emisionin “Kolaudim” të IN TV, se çfarë mendon për ofendimet që zoti Rama iu ka adresuar gazetarëve, ai është shprehur  në mënyrë kategorike kundër këtyre ofendimeve.

“Unë e quaj te papërshtatshme sjelljen e kryeministrit me punëtorët e medias.

Punëtori i medias gjithmonë duhet të respektohet nga mëngjesi deri në darkë”, është shprehur Braçe.

Por kur vjen puna tek “të tjerët” ose tek ca pronarë mediash, zoti Braçe ndryshon mendim, ai shprehet se ata meritojnë çdo ofendim të mundshëm.

“Ka ca të tjerë pastaj që unë mendoj se meritojnë çdo sjellje dhe për ca pronare mediash që ndërhyjnë deri në politikën editoriale që për mua është vendimmarrje e një bordi gazetarësh”, është shprehur Braçe.

3 komente në “VIDEO/ Erjon Braçe kundër Ramës: Po e tepëron…”

  1. qoka bo nomi says:

    ahahah, konja e vogel po ben sikur po leh…..per bosin. e vet ….dhe mileti injorant kujton se kemi demokraci tani…

  2. erion braçe says:

    me degjoni pak se kam per te thene asgje.

  3. qytetari says:

    Zoti Rama ju ndryshe loboni neper media e ndryshe veprojne vartesit e tuaj neper rrethe. E dini zoti Rama se ne Kukes kush te eshte vene drejtor ne Radio Kukesi, nje person qe ka marre pagen prej kaq e kaq vitesh prane atij institucioni pa shkuar ne puane as edhe nje dite, dhe e dini se kush eshte aresyeja:, sepse e ka patur te punesuar Safet Gjici prane stafit te tij te ekipit te futbollit, ndaj ne Kukes ende emeron dhe sharkon drejtoret Safet Gjici. Kerkoje nje gje te tille dhe nese s’do jete e vertete, atehere te rrofte ty per strukturat qe ke neper rrethe.
    Faleminderit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje