DETAJET/ Vdekja e gazetares së Klan, zbulohen të dhëna të reja: Ja pse u shkëput mermeri

15 Nëntor 2017, 16:32Politika TEMA

Kur kanë kaluar 5 ditë nga aksidenti i frikshëm në aksin Lushnje-Berat që i mori jetën gazetares së emisionit “Stop” Erinolda Isufaj, prokuroria e Lushnjes zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 Sipas organit të akuzës janë tre shkaqet që çuan në aksidentin fatal, kur një masiv mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra sipër makinës me të cilën udhëtonte gazetarja e ndjerë bashkë me prindërit dhe bashkëshortin.

Sipas Prokurorisë, drejtuesi i trajlerit ka tejkaluar shpejtësinë nga 40 km/orë që duhet të udhëtonte në në 60 kilometra në orë.

Po ashtu ka bërë një parakalim të gabuar dhe pikërisht kjo manovër ka shkaktuar animin e peshës së ngarkesës.

Arsyeja kryesore, pse u shkëputën blloqet e mermerit mbetet fakti që nuk kanë qënë të lidhura në karrocerinë e kamionit.

12 komente në “DETAJET/ Vdekja e gazetares së Klan, zbulohen të dhëna të reja: Ja pse u shkëput mermeri”

  1. .......!!!!!? says:

    Te kalbet ne burg shoferi i bythes ,shtet shkerdhatash ,!!!!!!! qe nuk llogarisni fare jeten e njerezve duke ju dhene patenta profesionale lloj lloj ceceni !!

  2. Humbamani says:

    Ka tejkaluar shpejtesine nga 40 Km pasi duhet te kishte shpejtesine 60 Km , o torollak duhet te kishte shpejtesine 40 Km dhe shoferi e ka rritur ne mbi 60 Km , te pakten mes bej gafa

    1. Albani says:

      Lexoje dhe nje here o Humbaraq.

  3. kombi says:

    NE SHQIPERI DUHET, QE CDO SHOFER TI NENSHTROHET NJE KURSI TE DETYRUAR PER PATENTE . JANE SHOFERA SKANDALOZ .

    1. like says:

      @kombi
      ne shqipri ashtu si ne çdo vend tjeter kompania duhet te jete pergjegjsja e pare per aktet e vartesve te saj gjate ushtrimit te aktivitetit. punesimi i kentigjentit te kualifikuar apo jo, te afte amo jo, te ndergjegjshem amo jo Jane pergjegjsi vetem te ndermarrjes dhe si ne çdo vend te kapitalizuar shprehja “nuk e dia” nuk sherben si argument per mbrojten ndaj ligit.

  4. Rregullorja says:

    Po distancen nga trajleri a e ka respektuar?!
    Kam frike se jo…

    1. Adi says:

      Shkembeheshin .. e kupton kete gje ?

  5. Bujku says:

    I habitshem nxitimi i prokurorise dhe i pritshem deliri keqdashes i komentuesve! Me shume mundesi ajo mund te jete nje keputje fatale e hallkave lidhese ose kapset ne karrocerine e rimorkios. Mjeti para se te mbrinte aty ka pershkuar shume kthesa te forta ku forcat qe tentojne te shtyjne ngarkesen jane shume here me te medha. Ai segment rrugor megjithese fushor ka shume te meta qe tregon qarte nivelin qesharak si projektues dhe zbatues. Sa per patentat problemi kryesor eshte qellimi i komisioneve te dhenies se patentave: Leke dhe vete leke?!

  6. Bujku says:

    Pse se postoni komentin

  7. bekim says:

    ok shoferi i kamionit eshte budall por ky zotnia me makin ke bytha e kamionit ka ndenjur aqe me keq kur ishte e dukshme rrezikshmeria

  8. Majlindi says:

    O Bujku, të më falësh sepse nuk dua të bëj debat me ty, por ai djali ka qënë në parakalim dhe ndoshta ai ka bërë ndonjë manovër shumë të shpejtë dhe makina është anuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje