Mogherini flet për herë të parë mbi çështjen "Tahiri": Duhet të shohim rezultate të qarta për...

15 Nëntor 2017, 11:59Politika TEMA

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini u tregua e kujdeshme në komentet e saj lidhur me çështjen Tahiri ndërsa kërkoi më shumë vendosmëri për luftën kundër kultivimit dhe trafikut të drogës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Bushati, Mogherinit iu kërkua të komentonte faktin që parlamenti nuk i hoqi imunitetin ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe  luftën kundër kultivimit dhe trafikut të drogës.

“Është rregullimi i artë të mos komentoj për hetimet që vazhdojnë. Nuk është korrekt që asnjë institucion të komentojë punën e një gjyqësori.  Kultivimi i drogës dhe trafikimi duhet të trajtohet në mënyrë serioze me të gjithë mbështetjen politike dhe autoritetet gjyqësore të bëjnë punën e tyre.

Shikoj vendosmëri, hapa përpara dhe vullnet politik.  Sigurisht që duhet të shohim rezultate të qarta, jo se ky është kusht i BE-së por kusht i popullit shqiptar. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur progres por duhet konsoliduar dhe do të vazhdojë.

Nga ana e tij ministri Bushati tha se parlamenti i ka dhënë mundësinë prokurorisë për të marrë në hetim ish ministrin por duhet durim pasi “prokuroria dhe gjyqësori nuk do të jenë  më një levë si në të shkuarën e qeverisë apo poltiikës. Qëndrimi i maxhorancës dhe i qeverisë do të jetë respektimi i  plotë i vendimeve gjyqësore, sido që të jenë ato”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje