Kryeministri Rama ka dhënë vlerësime për disa nga figurat kryesore të politikës shqiptare.
I pyetur në “Studio e Hapur” nga gazetarja Eni Vasili, Rama foli për Nanon, Berishën, Metën, Blushin, Kryemadhin e të tjerë.
Për Nanon, tha se kërkonte regullisht këshilla prej tij, siç tha, meqë dhe ai kishte ecur më parë në rrugën ku po ecte dhe ai tani.
Për Berishën tha se padyshim ai ishte një lider, por jo nga ata që pëlqehej prej tij.
Në gjykimin e Ramës, Berisha më tepër interesohet që të shkatërrojë kundërshtarin sesa të ofrojë diçka nga vetja e tij.
“Më shumë e gëzon dështimi i kundërshtarit, sesa suksesi i tij”, tha Rama.
Për Bashën dha vlerësimin se ai thjesht përpiqet të imitojë, pa patur diçka të vetën origjinale.
Për Metën tha se është politikan race; por që kur është fjala tek Kryemadhi, tha se ajo thjesht është bashkëshortja e Metës.
“Një tenxherë pa kapak”, e cilësoi Rama gruan që drejton LSI-në, duke thënë se si e tillë, vetëm zhurmë do bëjë.
Për Blushin tha se e konsideronte “njeri të familjes”.
Dhe, fakti që ai, siç Rama e kishte paralajmëruar, nuk arriti të ribëhej deputet në kushte të tjera politike, pra me një parti të re të tijën, nuk e gëzonte aspak.
“Gjithsesi meriton konsiderata për guximin që ndërrmori”, tha Rama.
TE GJITH DUHET TE KUPTOJ QE CDO LIDER KA BERE PUNEN E TIJ ,KESHTU QE VLERESIMIN E BEN KAPO QE PERQENDROHET NE QENDRIMIN PER TE PARE ECURIN DHE STABILITETIN E VENDIT TE TIJ .TE GJITH KANE KUNDERSHTARE POR DUHET DIJA ZGJUARSIA ,MENCURIA DHE FORCA ME PAS NJE MBLEDHES PER VENDIN E TIJ TE DASHUR .DHE POPULLI SI I ZGJUAR QE ESHTE BEN VLERESIMIN E DUHUR PER TE QENE NE DISPOZICION TE VENDIT
O kazani i plehrave, cfare jane keto lajme idjotike mero _iste