Rama: Vettingu në Polici do të zbatohet që nga janari

15 Nëntor 2017, 10:20Politika TEMA

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Kryeministri Rama u shpreh se procesi i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit.

“Siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Ne do të nxisim proceset që mundësojmë përpjekjet e përbashkëta të strukturave ligjzbatuese. Përvoja e shkëlqyer e disa Task Forcave janë një provë e madhe për sinergji. Forca e Ligjit do të shërbejë edhe për konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Modernizimi i vazhdueshëm i strukturave ligjzbatuese është prioritet. Burimet financiare e kapacitetet teknologjike mund të përballen vetëm nëpërmjet një modernizimi t të shpejtë. Në këtë kuadër, akademia ka një rol prijës dhe ne do të vijojmë ta mbështesim në kurrikula dhe në teknologji, të cilat duhet të udhëhiqen nga pedagogë të kësaj akademie. Pastërtia e radhëve të sigurisë është parakusht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Procesi historik i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit”, tha Rama.

Ndërkohë, ministri Xhafaj u shpreh se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar. Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tregues u qartë i vullnetit të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasuar me vitin që sapo mbyllim. Do shkoje kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshëm në efektin e zbulueshmërisë së krimit”, u shpreh ministri i Brendshëm.

9 komente në “Rama: Vettingu në Polici do të zbatohet që nga janari”

  1. Adela Janku says:

    Kur shoh njerez qe po trajnohen dhe po pergatiten per sigurin e shqiperise ne vitet ne vazhdim kam nje kenaqesi te jashtezakonshme sepse besoj fort qe keta te rinj do te bejne te mundur qe krimi i organizuar te shkoj prapa hekurave

  2. Elda Zeneli says:

    Rritja e buxhetit eshte nje ogur i mire per ne pasi vetem duke investuar ne policine e shtetit krimi do te luftohet si dhe rendi e sigurua do te shtohen.

  3. Adela Biba says:

    Duket qarte qe policise i eshte kthyer dinjiteti. Ajo zbaton ligjin me perpikmeri dhe ajo koha kur policia edhe keqperdorej ka mbaruar

  4. Merita Hoxha says:

    Gjeja me drejte qe mund te ndodhte eshte teinvestihet te policia e shtetit dhe te siguria ne vend.Si diket qeveria e ka kthyer vemendjen ne vendin e duhur.

  5. Berta Bako says:

    Sa mire qe po tregoni veten se me pune ,vullnet e sadopak perkushtim do te arrijme ta bejm kete vend me te mir e me te sigurt per ne.

  6. enereda stafa says:

    nje minister i denje.duhej nje ndryshim rrenjesor per te bere nje polici te afte dhe per te luftuar krimin.ministri tregon qe eshte i afte .

  7. mikena caka says:

    me ne fund gjerat po meren me seriozitet edhe perkushtim te madh.rritja e buxhetit ishte mese e e domosdoshme.

  8. elisa hykaj says:

    investimet ne tekonolgji ishin ato qe duheshin vertet.puna ka filluar shume mire deri tani.

  9. Ardian hoxha says:

    Vetem brezi i ri i policeve eshte garancia per luften ndaj krimit dhe atyre qe baltosin punen e tyre me deklarata publike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje