Patentat e Tahirit në makinë të biznesmenit, flet për herë të parë Rama

14 Nëntor 2017, 22:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News 24’ ka folur për dy patentat e Tahirit të cilat u gjetën në makinën e një biznesmeni, së bashku me një shumë 863 mijë euro.

Rama nuk ka pranuar të japë koment të drejtpërdrejtë për çështjen, duke ja lënë të gjitha prokurorisë.

The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij.

Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse ëhstë e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

1 komente në “Patentat e Tahirit në makinë të biznesmenit, flet për herë të parë Rama”

  1. Anton says:

    Dhe kjo kompani jo vetëm që ‘mashtron’ shqiptarët me falimentim në Elbasan. Kjo kompani iu dha koncesion i Portit të Durrësit. A mund të imagjinoni një botë të tillë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje