Pasi foli gjatë për marrëdhëniet e tij me mediat, të cilat se fundmi i krahasoi të besueshme aq sa gjykatat në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu disa të vërteta për veshjen e tij.
Ai tha se është vetvetja kur vesh poture, apo shallvare siç i quajti, ndërsa u shpreh i sigurt se e njeh shumë mirë protokollin dhe etikën e veshjes. “Unë e di mirë çfarë bëj”,- iu drejtua ai gazetares Eni Vasili.
I pa shqetësuar për atë që shkruhet në lidhje me veshjen, kryeministri tregoi se ishte frymëzuar nga kostumet popullore të myzeqarëve.
“Po të vishej Saliu kështu edhe unë do thosha çfarë pati”,- tha kryeministri për të treguar se gjithçka vesh është mëse normale.
Pse vishet Rama si asnjë tjetër kryeministër në Europë?
Do i quaja shallvare, më habit fakti që akoma nuk janë mësuar me mua. Kur isha në shkollë shkonim me tren në plazh, njerëzit hidheshin nga treni sa afroheshin në stacionin e plazhit. Pse? Se dilje dhe ishin dy radhë…ajo më kujtohet sa herë flasin si u vesh, pse u vesh, dy radhë njerëzish në të dyja anët me gërshërë në duar dhe shikonin të rinjtë nga pantallonat. Kishte dalë flama kundër pantallonave kauboj. Ua fusnin gërshërën, iu çanin pantallonat dhe për flokësh i çonin në polici. Ajo kokë ka vdekur
Ju s’jeni njeri i thjeshtë, jeni zgjedhur kryeministër… ka një protokoll
Mos u shqetëso për protokollin, nuk shqetësohen as ata që e kanë krijuar protokollin. Këtu bëhen më katolik se Papa
Po jeni bërë lajm gjithandej…
S’ka pasur asnjë lajm pse ky me këto, pse me ato. Dhe të jeni e sigurt unë di çfarë bëj. E kam pasur ëndërr t’i kemi një palë të tilla kur pashë kostumet e myzeqarëve. Shyqyr që erdhi koha i bëra. Tani do merreni edhe me pantallonat e mia
Ju i bëni, nuk i bëni kot e thatë vetë…
Po të vishej Saliu kështu edhe unë do thosha çfarë pati
Çfarë kërkoni të na komunikoi me stilin tuaj?
Keni parë ndonjë kryeministër 198 cm? Keni parë ndonjë tjetër që quhet Edi Rama dhe flet shqip? Ky jam unë. Njerëzit më njohin. Ma kanë dhënë besimin se s’ua kam marrë votën t’ju imponoj si vishem por për të bërë punët për të cilat më kanë besuar
shif edi si shet pordh. ala me Kohen e monizmit. I paska njel ora ke pantallonat kauboj dhe ke plazhi me tren kinez,
o ed!
ne suedi e norvegji apo finland gjen edhe kpucar 1m e 99cm, dhe askush s pjerdh.
se sa per lidera shtetesh te gjith te gjet jan.
vetem ne shqiptarve na bo pershtypje kur dikush esht si bicim gjatoshi. sepse jemi njers te shkurter nga trupi dhe nga mendja si dhe te ngusht nga shpirti.
bota osht e modhe or.
njerzit n bot jan nga 2 metra dhe s ndihen fare.
Z. Rama ju flet populli dhe mos e harroni:
Dëshirojmë shumë që ju personalisht të los jeni përzier me “krimin” e hashashërave. Jo për gjë, sepse çdo e paligjshme sot , nesër bëhet e ligjshme, por këtë e themi se kemi kater vjet që të kundërtët e tu i dë gjojmë të të kritikojnë orë e çast për hashashet. E , prandaj duam qëbtu mbylletvshpella. Nuk merren me alternativa për mirëqeverisjen e shoqërisë por ulu e ngri kanabis sativa, thua se kjo qenka kalaja e sëmkeqes. Je i veçantë me cilësi që i do populli. Vazhdo punën me drejtimetvqë.premton. populli nuk do britma donpune. Nuk duam sherre duam debate dhe vepra që i shërbejnë shoqërisë.
Mos të ketë keqkuptime nuk jam as i.majtë as idjathtë, por jam për të dyja palët i barabartë.nëse shikojnë.punët dhe jo gunët.
Xha Sulua
Edi eshte njeri me fantazi dhe eshte AI qe i nderroj faqe gjithe Shqiperise. Por popujt (perfshi dhe ooo. tone) e kane kujtesen sa nje harrabel .Tung te gjitheve.
Muhabet shallvaresh.
Veshja e kryeministri eshte shija e tij.
Se po te vesh kostum kryeministri sa here qe do mileti dhe media, dhe ngjyren qe do mileti, lumturija e shqiptareve do cenohet.
Mjaft me keto kotsira.